Reshjet intensive dhe dalja e ujërave nga shtrati kanë sjellë pasoja të rënda në zonat bujqësore të qarkut të Lezhës. [embedded content] Sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur nën ujë, duke dëmtuar prodhimin bujqësor, veçanërisht kulturat e jonxhës dhe grurit. Të dhënat paraprake të mbledhura nga strukturat vendore tregojnë se përmbytjet kanë prekur gjithashtu edhe kultura të tjera, ndërsa ndikimi në blegtori dhe banesa paraqitet më i kufizuar. Në terren janë angazhuar dy grupe pune të Bashkisë Lezhë, të cilat kanë realizuar inspektime dhe verifikime të detajuara për evidentimin e dëmeve. Drejtori i Bujqësisë, Paulin Gjergji, konfirmon se: “Procesi i…
Author: almakos
Dy ditë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Prokuroria ka nisur hetimin për mënyrën si u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndoci është transferuar në maj të 2020 në Durrës dhe prokuroria. Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala raporton se organi i akuzës ka sekuestruar të gjitha praktikën. Po ashtu do te pyetet ish-drejtori i Burgjeve dhe zyrtarët që kanë bërë vlerësimin për transferimin e tij. Kujtojmë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori masa administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Në rrugën Shkup – Tetovë vërehet dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 100 metra. Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” thonë se të gjitha rrugët janë të kalueshme. Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut. Prej atje apelojnë për vozitje të kujdesshme të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. MARKETING
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar pamjet e transferimit të disa të burgosurve me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Siç shihet edhe në këto pamje të burgosurit shoqërohen me një kolonë furgonash të policisë dhe nën masa të rrepta sigurie. Kjo lëvizje vjen dy ditë pas arratisjes nga spitali i Durrësit i të burgosurit, Altin Ndoci. Mësohet se Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të…
Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë publikisht me një gjuhë fyese dhe intimiduesе. Ndërsa Lala, duke komentuar qëndrimin e Ramës për përmbytjet, ku fajësonte qytetarët për hedhjen e plehrave rrugëve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiranës, një projekt i promovuar nga Rama dhe që është në hetim si aferë korruptive, kryeministri e quajti komentin e saj si “injorancë të ulëritëse”, shpifje dhe dezinformim. Sulmi i kryeministrit ndaj Lalës nuk shënon një incident të veçuar, por është pjesë e një sjelljeje të…
Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) do të ketë 40 inspektorë të rinj deri në mesin e këtij viti, njoftoi Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi. Ai thotë se ky personel kanë ndjekur trajnime për t’u bërë inspektorë që nga viti i kaluar dhe se kjo do të zgjasë deri në mesin e këtij viti. Pas kësaj, shton ai, këta inspektorë do të jenë pjesë e ISHT-së dhe do të monitorohen për të parë se si po shkojnë gjërat pas forcimit të Inspektoratit. Durmishi thotë se nevojiten inspektorë në terren për të kontrolluar të gjitha shoqëritë tregtare në mënyrë që të përcaktohet…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është gjetur një lloj kompromisi për Ligjin për Kundërvajtjet, në mënyrë që sistemi “Qyteti i Sigurt” të vihet në funksion nga 1 shkurti, ashtu siç edhe ishte planifikuar. “Ajo që për mua është momentalisht akute dhe që duhet të gjendet zgjidhje shpejt dhe mendoj që sot në mbledhje arritëm të gjejmë kompromis është Ligji për Kundërvajtje që të mundet ‘Safe City’ apo ‘Qyteti i Sigurt’ të fillojë të funksionojë nga 1 shkurti ashtu siç ishte paralajmëruar. Theksoj se ky ligj është 2/3, për të njëjtin nuk kemi nevojë për shumicë Badenteri. Mendosj se të gjithë…
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi ishte sot në “Oponencë” teksa foli mbi nivelin ekonomik të vendit. Sipas tij jemi 70 vite larg mesatares ekonomike të vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë ai thekson se me këtë nivel varfërie nuk mund të pritet që vendi të ketë një nivel më të lartë demokracie. Zef Preçi: Në nivel varfërie që ka vendi mos mendoni se mund të jetë shumë lart demokracia. Kur shitet tjetri me thes mielli, kur zgjerohet administratat, po përdoret shteti për vazhdimin kësaj qeverisje. Kemi devijuar nga principe elementare që duhet të kishte vendi. Nuk besoj se klasa politike jonë qëllim…
Disa orë pas takimit dhe pasi i analizoi deklaratat e liderëve, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se ky takim nuk prodhoi asnjë zgjidhje për problemet kyçe me të cilat përballet shteti. Qeverisë, sipas tij, po i shpejtohet për zgjedhjet të reja. Kjo, për shkak se vendi po futet në borxhe të reja dhe me mungesa të mëdha buxhetore për paga dhe subvencione. Filipçe përsëriti se janë kundër shfuqizimit të Qeverisë teknike me arsyetimin se shtetit dhe shoqëria nuk është gati për një gjë të tillë. Megjithatë, ai paralajmëroi mbështetje vetëm për ligjet e agjendës reformuese. MARKETING
Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e së martës (13 janar), shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit. Ky vendim vjen pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë një takimi me drejtuesit e burgjeve, ku kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe transferimin e të burgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë. Burgu i Durrësit nuk është një burg me siguri të lartë, ndaj është parë e arsyeshme që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më në këtë burg. Bëhet…
“Për herë të parë pas 35 viteve u mbajt një takim i liderëve në të cilin u ofruan zgjidhje dhe nuk u gjeneruan konflikte”.Kështu e përshkroi kryeministri Hristijan Mickoski takimin e liderëve, të thirrur nga ai, që zgjati plotë 3 orë. Në takim përveç kryeministrit morën pjesë, koalicioni VLEN me BIlall Kasamin dhe Bekim Qokun, Aleanca Kombëtare për Integrim me Ali Ahmeti dhe Rina Ajdarin, ZNAM u përfaqësua nga sekretari i përgjithshëm i partisë Goran Minçev dhe Boban Karapejovski dhe partia Levica nga Dimitar Apasiev. Kryeministri Mickoski në prononcimin pas takimi tha se për shumë çështje kemi qëndrime të njëjta,…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme i konfirmoi emrat e Valbon Limanit dhe Isen Shabanit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Oner Jakullovskit nga koalicioni “Maqedonia Juaj” dhe Arian Ibrahimit nga Partia Demokratike e Turqve, për kryetarë të rinj të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë. Zëdhënësi i KSHZ-së, Abdush Demiri tha se Komisioni i obligon komisionet zgjedhore komunale të veprojnë sipas Kodit zgjedhor dhe menjëherë t’i publikojnë rezultatet përfundimtare nga votimi i mbajtur më 11 janar. Angellço Ristov nga KSHZ-ja u përqëndrua në vendvotimin në Gostivar, ku nuk u realizua votim. “Para se Komisioni të…

