Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ishte i fundit në takimin e eurokomesarit Johanes Han që zhvilloi veç e veç me të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Shkup. Gruevski erdhi në takim me vonesë prej 40 minutave, por për dallim nga liderët e partive tjera, Gruevski nuk lejoi që takimi të inçizohet e as nuk u prononcua për mediat pas takimit me Han-in. Nga VMRO DPMNE thanë se për detajet e takimit do ta informojnë opinionin përmes komunikatave për mediat. Me takimin me Gruevskin, Han e përfundoi agjendën e sotme ku bëri thirrje për formimin sa më shpejtë të…
Author: almakos
Nëse nuk arrihet të formohet Qeveri dhe shkohet në zgjedhje të reja, më së shumti do e pësojnë qytetarët. Kështu vlerëson profesori universitar, Isak Sherifi, i cili në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA, tha se duhet të formohet Qeveria që të mos vazhdojë kriza politike, por VMRO-DPMNE-ja duhej të vepronte më ndryshe kundrejt kërkesave të shqiptarëve, gjë që edhe Zaevi duhet ta ketë parasysh. “VMRO-ja nuk u desht të sillet kështu më aleatin e tij 10 vjeçarë që e pat (BDI-në). VMRO-ja duhej të sillej pak më ndryshe kundrejt këtyre kërkesave të cilat nuk janë vetëm të BDI-së, sepse pas…
Duke komentuar deklaratën e eurokomesarit Johanes Han për një shumicë të gjerë parlamentare, ish-ambasadori Risto Nikovski në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA, tha se Brukselit zyrtare i intereson vetëm zgjidhja e çështjes së emrit, pasi sipas tij, kjo është një barrë e rëndë për Brukselin. Ai tha se BE e ka shantazhuar Maqedoninë që nga viti 2008, madje sipas tij edhe përgjimet në Maqedoni janë vepër e jashtme e BE-së vetëm që ta detyrojnë Maqedoninë ta ndryshojë emrin. “Maqedonia ka vetëm një problem kryesor dhe ai është emri. Dhe kjo ju hap punë, sepse problemi me emrin është një barrë…
Edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është prononcuar për mediat pas takimit me eurokomesarin, Johanes Han. Zaev tha se LSDM ka qëndrim pozitiv sa i përket platformës së përbashkët të partive shqiptare, por qëndrimin përfundimtar do ta thonë kur ta marrin mandatin. Ai tha se deri në këto momente Ali Ahmeti nuk i ka kërkuar kurrfarë materiale të shkruara, gjëgjësisht dokument të firmosur për ta pranuar platformën shqiptare, por nëse të njejtën e kërkon, LSDM do t’i përgjigjet. Sipas Zaevit, ai është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë shqiptare pasi ta marrë mandatin, por sërish potencoi se ka disa…
Gjithsej 49 refugjatë nga qendra tranzitore në Tabanoc, në afërsi të kufirit verior të Maqedonisë, janë dërguar në Greqi përmes vendkalimit të rregullt kufitar, raporton AA. Lidhur me këtë rast, nga Zyra e UNHCR-së në Shkup, në njoftimin me shkrim për AA thuhet se sipas informacioneve që i posedojnë ata, deri 49 persona të cilët shumica kanë arritur në Maqedoni para mbylljes së kufijve gjatë vitit të kaluar, mbrëmjen e kaluar policia i ka hipur në autobus dhe janë dërguar në Greqi përmes vendkalimit të rregullt kufitar. Për shkak të këtij rasti, nga UNHCR-ja shprehën shqetësim për gjendjen e refugjatëve.…
Deputeti i Aleancës për shqiptarët, njëherësh kryetar i LR PDSH-së, Ziadin Sela, tha se BE është e interesuar që sa më parë të formohet Qeveria e re, dhe se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje. “Bashkimi Evropian është shumë i interesuar për stabilitetin dhe paqen në Maqedoni, Bashkimi Evropian është i interesuar për t’u formuar Qeveria sa më shpejtë në mënyrë që të nisim dhe të vazhdojmë rrugën e reformave të cilat janë nisur më herët dhe natyrisht që e biseduam bashkërisht që zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion dhe nuk duhet assesi të ndodhin”, tha Sela. https://www.dailymotion.com/video/x5b67sx_deklarat-aleanca-09-02-2017_news
Partitë politike do të kenë afat edhe një muaj për të gjetur gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore, në të kundërt në 18 qershor do të shkohet në votime me Kodin aktual. Me 76 vota pro vetëm të mazhorancës, u miratua këtë të enjte shtyrja e mandatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kjo shtyrje vjen në kohën kur opozita dhe mazhoranca janë larg konsensusit për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Partia Demokratike kërkon votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa Qeveria, por edhe OSBE thotë se nuk ka kohë për të aplikuar teknologjinë. Seanca e së…
Pas takimit me eurokomesarin Johanes Han, edhe deputeti i PDSH-së, Menduh Thaçi, është prononcuar për media. Ai nuk ka komentuar takimin me eurokomesarin, por është shprehur i bindur që Gruevski dhe Ahmeti kanë marrëveshje për Qeverinë, të cilën sipas Thaçit, e mbështet edhe Zijadin Sela. “Kam përvojë të jashtzakonshme, i njoh aktorët dhe lojtarët kryesorë. Jo që mendoj, por kam bindjen që Gruevski dhe Ahmeti kanë marrëveshje. Nuk është aspak sjellje korrekte nga ana e tyre që të malltretojnë qytetarët, që të malltretojnë edhe bashkësinë ndërkombëtare. Megjithatë ta shohim se a do të del kjo e vërtetë. Më 28 janar…
Pas takimit të deputetëve të koalicionit Rilindje me Besë me eurokomesarin Johanes Hahn, deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, tha se komesari Han ka ardhur në Maqedoni që ta ndihmojë vendin të dalë nga kriza. “Komesari Han dhe Bashkimi Evropian janë këtu për të na ndihmuar si shtet që të dalim sa më shpejtë nga kriza, që sa më shpejtë të formohet një qeveri e re. Nuk kishte ndonje porosi të fuqishme, porosia e komesarit Han është që do të ishte mirë, e pëlqyeshme që ne sa më shpejtë të fillojmë dhe të dalim nga kriza. Gjithçka varet nga ne,…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me të rinjtë në njësinë nr.7 të cilëve u premtoi se akti i parë i tij si kryeministër do të jetë anulimi i ligjit të arsimit të lartë. “Ma 18 shkurt me fillimin e një lëvizje popullore. 18 shkurti është ditë shprese, besimi dhe bashkimi. Fillimi i një lëvizje të madhe që nis me një vendim të madh që do ta marrim së bashku në Tiranë, për ta çuar nëpër çdo cep të Shqipërisë. Vendimi që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të diktojmë një qeverisje ndryshe. Një…
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me grabitjen e parave të bankës, pasditen e sotme. Sipas Bashës, grabitja është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. “Grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. Kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve. Ne nuk mund ta leme vendin peng të krimit. Ne do ta shtypim krimin. #NgrihemiBashke #18Shkurt”, shkruan Basha. 9 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)
Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe Komisioni Evropian është takuar sot me krerët e Lëvizjes BESA. “Han është këtu për ta ndihmuar vendin për dalje nga kriza”, ka deklaruar Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, pas takimit me Komisarin Han. “Kjo është ajo që në pika të shkurtër e kemi biseduar në takimin tonë. Nuk duan të na përzihen në punët e brendshme, por duan të na ndihmojnë që të dalim nga kjo krizë politike, ekonomike dhe institucionale”. Ai tha se Hahn ka thënë se ai nuk do të ndërhyjë në vendimet e partive. Gjithashtu…

