Author: almakos

2017 është një vit sfidash edhe për politikën. Në qershor do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe në këto zgjedhje pritet të testohen jo vetëm figura të reja, por edhe lëvizje politike të reja. E mes këtyre lëvizjeve është edhe LIBRA e Ben Blushit dhe për të folur për të, ishte vetë ish-deputeti i socialist i ftuar në emisionin e parë të Top Storyt për këtë vit. Blushi e nisi fjalën e tij duke folur për ndarjen me Edi Ramën. “Ika jo me dëshirë, por i detyruar për arsye themelore sepse më hoqën të drejtën e zgjedhjes. Përveç kësaj,…

Lexo më Shumë

Kriza politike, e cila po zvarritet tashmë për më shumë se dy vite, e që po vazhdon me paqartësitë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka ndikuar tejet negativisht në ekonominë e vendit. Këtë e kanë thënë më herët edhe institucionet ndërkombëtare në raportet e tyre, në mesin e të cilave edhe Banka Botërore, por këtë e thonë vazhdimisht edhe ekspertët dhe komuniteti vendas i biznesit. Eksperti ekonomik, Abil Baush, thotë se që nga viti 2014, kur edhe kulmoi kriza politike, vazhdimisht nuk po realizohen projeksionet ekonomike të parapara nga Qeveria. Ai thotë se vërehet tkurrje e investimeve, me përjashtim të…

Lexo më Shumë

Monstra, Sopoti, Brodeci dhe Kumanova mund të mos hapen fare pasi mandati i Prokurorisë Speciale po skadon, ndërsa është e paqartë se a do të formohet shpejtë një Qeveri stabile e cila do t’ia vazhdonte jetëgjatësinë, raporton SHENJA. Sipas ish deputetit Mersim Pollozhani, nëse Nikolla Gruevski arrin të formojë Qeveri, specialja është e rrezikuar seriozisht dhe kështu edhe shqiptarët e burgosur si pasojë e montimeve politike. Pollozhani rikujton se patjetër duhet të votohet edhe ligji për dëshmitarët e mbrojtur për çka duhen dy të tretat e votave në Parlament. “Tani këto 20 ditët e ardhshme ne do të kemi një…

Lexo më Shumë

Vazhdimi i bisedave për formimin e Qeverisë dhe situata e paqartë për mandatarin e ardhshëm ka nxitur edhe ish-ndërmjetësuesin Piter Vanhaute, që të vazhdojë me leksionet e tij ndaj politikanëve në Maqedoni, në lidhje me demokracinë dhe funksionimin e shtetit normal. Në rrjetet sociale Vanhaute dje ka shkruar se Parlamenti është institucioni kyç në demokraci. Ai ka kritikuar  udhëheqjen e seancës konstituive nga ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Ish-ndërmjetësuesi Vanhaute potencoi se Parlamenti dhe deputetët e ri, të cilës do partie që janë duhet të jenë kontrollues i Qeverisë dhe të mos lejojnë të ndodhë e kundërta. Ai madje potencoi…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Besa Afrim Gashi është kërcënuar me jetë pas një shkrimi në rrjetet sociale ku thotë se do të zgjidhte më mirë vdekjen se bashkëpunimin me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Gashi kishte shkruar në profilin e tij në fejsbuk se….  “Me qenë mes dilemës a te vdes apo të bëhem bashkë me BDI-në e Ali Ahmetit, pa asnjë mëdyshje kisha vendosur të vdes! Më mirë të vdes faqebardhë se i njollosur duke qenë në një parti me Ali Ahmetin”, ka shkruar Gashi në Facebook. Këto fjalë e kanë irrituar një prej aktivistëve të Bdi-së i cili ka…

Lexo më Shumë

Mbaron edhe një seancë tjetër e procesit gjyqësor për vrasjen e Xhemail Rexhepit apo i njohur si “Komandant Shqiponja”, raporton SHENJA. Në gjykimin e sotëm të pranishëm ishin dy të akuzuarit për vrasjen e “Shqiponjës”, Bajram Limani dhe Amir Latifi, ndërsa dëshmitarët të cilët sot do duhej të merrnin pjesë nuk ishin të pranishëm . Avokati i familjes së Komandant “Shqiponjës”, Marjan Vitanovski  sqaroi se dëshmitarët sot nuk ishin të pranishëm, siç kishte thënë edhe avokati i tyre për arsye objektive. “Gjykimi është mbajtur, janë sjellur dëshmi me shkrim të propozuara nga pala mbrojtëse, dëshmitarët e propozuar nga pala mbrojtëse…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov sot ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, kryetar i partisë politike VMRO-DPMNE, kumtoi Kabineti i presidentit të Maqedonisë. Afati kur presidenti Ivanov duhej t’ia besonte mandatin për formimin e qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive të cilat fituan numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar, ishte deri më sot. Menjëherë pas dorëzimit të mandatit, është prononcuar edhe Brukseli zyrtarë, prej ku thanë se presin “sa më shpejtë formim të qeverisë së re” . Zëdhënësja e KE-së,…

Lexo më Shumë

Mot me vranësira të ndryshueshme, temperatura nën zero dhe kushte për reshje të borës pritet të mbizotërojë ditën e nesërme në Maqedoni. Nga drejtoria për punë hidrometeorologjike thonë se mëngjesi i ditës së nesërme do të jetë shumë i ftohtë me temperatura thellë nën zero të cilat do të sillen nga minus 18 deri në minus 6 gradë celsius. Edhe temperaturat e ditës do të jenë akoma gjithandej nën zero dhe të njëjtat do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 3 gradë celsius. “Gjatë ditës së nesërme, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe shumë i…

Lexo më Shumë

Njëqind e pesë pacientë me lëndime të shkaktuara nga rëniet në rrugët e ngrira, janë pranuar në spitalin special kirurgjik “”Shën Naumi i Ohrit” në Shkup gjatë kohës së festave. Nga ky spital thonë se numri më i madh i tyre janë pacientë të rritur, por ka edhe fëmijë nga 10 deri në 12 vjet. Ndërkaq, dominojnë lëndime të duarve, krahëve, lëndime të nyjës së gjurit dhe të ngjashme. Ndërkaq, në spital janë pranuar edhe persona të lënduar në katër aksidente trafiku, të cilat janë shkaktuar poashtu nga rrugët e ngrira. Vetëm nga dita e premte e deri sot, në…

Lexo më Shumë

Partitë shqiptare në Maqedoni së fundmi kanë kërkuar si kusht për të hyrë në koalicionin e ri qeveritar, barazinë e plotë të statusit të tyre me atë të shumicës maqedonase, si edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e pushtetit. Për analistin Arsim Sinani kjo shihet si një arritje, por mbi të gjitha dhe një shuplakë ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, si dhe ndaj liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili është tërhequr nga politika, pas disfatës që pësoi në këto zgjedhje. Analisti Sinani komenton dhe mundësitë se me cilën prej partive LSDM apo VRMNO- DPMNE, shqiptarët…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike, nëpërmjet Enkelejd Alibeajt akuzoi sërish sot kryeministrin Rama për mbrojtje dhe mbështetje të krimit. Alibeaj tha se me Edi Ramën, shteti është inkriminuar duke u kthyer në shërbyes të trafikantëve të drogës. Deklarata e plotë Me Edi Ramën, krimi ka mbrojtjen dhe mbështetjen qeveritare. Prej 9 muajsh ka një urdhër arresti ndërkombëtar për Klement Balilin që nuk është zbatuar ende. Klement Balili është ende i lirë dhe i pa shqetësuar nga Policia. Shteti i Edi Ramës godet të pambrojturit si Estrefin 22 vjeçar që vrau veten nga depresioni në burg pasi ishte arrestuar për 1 cigare hashash të…

Lexo më Shumë

Sot përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, sekretari gjeneral Afrim Gashi, si dhe nënkryetari Zeqirija Ibrahimi, në selinë e BESËS, kanë realzuar takim me Shefin e Sektorit Politik në delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Lukas Hollup. “Në këtë takim është biseduar për aktualitetin politik, me çka përfaqësuesit e BESËS e kanë njoftuar z. Hollup, se përkitazi me qeverisjen e ardhshme parakushtet themelore që BESA të diskutojë për mundësinë e përfshirjes në qeveri janë tri: se BESA pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike; se BESA…

Lexo më Shumë