Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej është i mbyllur për qarkullim. Vendkalimet Mexhitlia (Manastir) dhe Dojran janë të hapura për qarkullim për çfarëdo lloj të automjeteve, informoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, përveç në vendet me hije. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles,…
Author: almakos
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po tenton të nxjerrë partinë e tij jashtë zgjedhjeve të 18 qershorit. Sipas Blushit, pretendimi i këtij institucioni qëndron tek udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve, por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Postimi i Blushit KQZ kërkon të nxjerrë LIBRA jashtë ligjit Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor një parti e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve,…

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kancerit (15.02.2017), shoqata “Pro Vita”, edhe këtë vit ka ndërmarr aksion duke vizituar fëmijët që janë të prekur nga kanceri. Aktivistët e kësaj shoqate thonë se ishte një kënaqësi për ta të kalojnë një ditë së bashku me këta fëmijë. “Ishte kënaqësi për ata dhe për ne si aktivistë që kaluam së bashku këtë ditë me plotë dashuri, “Dashuria jep forcë, a ju fëmijë e keni të gjithë dashurin tonë, qëndroni të fortë, ne jemi me ju”, kanë thënë aktivistët e kësaj shoqate.
Lëvizja Besa mbetet edhe më tej kozistente në qëndrimet e saj të shprehura në platformën Ridefinimi si dhe në platformën e përbashkët të partive shqiptare, por nuk do të lejojë të bie në lojra të tjerëve veprimet e të cilëve kohëve të fundit nuk mund t’i kuptojë askush. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, duke komentuar takimin e djeshëm të BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët si dhe dokumentin e dorëzuar nga LSDM për të cilin tha se nuk ka arritur te Lëvizja Besa. “Sa i përket qëndrimit të Lëvizjes Besa ne kemi qenë konsekuent dhe…
Dy ministra të qeverisë, përfaqësues të partisë Lëvizja socialiste për integrim kanë shprehur shqetësim për rolin e Bordit të Menaxhimit të Monitorimit Ndërkombëtar, i përbërë nga përfaqësues të Komisionit europian dhe të Qeverisë amerikane, në kuadër të mbikëqyrjes së procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Fillimisht ishte ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, i cili ngriti zyrtarisht këtë çështje përmes një letre dërguar autoriteteve më të lartë të shtetit. Vasili i referohet një shkrese që drejtuesja e Bordit të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit…
Kur mendohej se debati për reformën në drejtësi u sfumua pas javës së rrëmujshme me akuza të forta mes ambasadorit amerikan dhe Prokurorit të Përgjithshëm, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, rihapi të njëjtin debat. Pozicionimi i tij është krejt i qartë në mbështetje të akuzave të ambasadorit Lu për shkeljen e Kushtetutës nga kryeprokurori Llalla në procesin e zgjedhjes me short të anëtarëve të Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtesi. Top Channel disponon letrën nëpërmjet së cilës Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj ka informuar Presidentin, kryeparlamentarin dhe kryetarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe…
Nga kompania për shpërndarje dhe furnizim me energji elektrike EVN nuk kanë komentuar takimin me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA. Gjatë një bisede të shkurtër telefonike, zëdhënësi i kësaj kompanie, Atanas Kovaçevski, tha se takimi ka qenë i karakterit informativ. Ai tha se përfaqësuesit e BESËS erdhën që të informohen dhe se takime të ngjashme kanë paralajëmruar se do të realizojnë edhe me kompanitë e tjera energjetike në vend dhe se nuk kanë diçka tjetër të deklarojnë rreth këtij takimi.
Përfundon seanca e parë për gjykimin e vrasjes së Almir Aliut. Orë të gjata gjykimi ditën e sotme nuk sollën përfundim konkret për vrasjen e vogëlushit. I akuzuari për vrasjen e tij Boban Iliq, gjatë gjithë kohës provokonte familjarët me fjalë dhe gjeste. Në seancë, sot u dëgjuan nëna e Almirit, Mixhevere Kasumi, si dhe dëshmitarët e palës mbrojtëse Bojan Iliq dhe Tanja Dimkovska. Nënë Mixheverja gjatë gjithë kohës që përshkruante ndodhinë e asaj nate, kishte syt e përlotur dhe kërkonte që vrasësi i birit të saj të dënohet me burgim maksimal. “Vrasja ka qenë e qëllimshme, sepse po të…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Forumin e Grave, të cilat i ka ftuar të bëhen pjesë e protestës së 18 shkurtit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një protestë të thjeshtë të opozitës. Në fjalën e tij në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe eurodeputetja Doris Pack, Basha ka vënë në dukje se PD gëzon mbështetjen e Partive Popullore Europiane, që ka shumicën në Parlamentin Europian, që zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri të jenë të lira e të ndershme. Një arsye më shumë kjo, sipas Bashës, për të marrë pjesë në protestën…
Përfaqësuesit e Lëvizjes BESA sot kanë realizuar një takim në kompaninë e energjisë elektrike EVN, për të diskutuar rreth problemeve që i kanë shprehur qytetarët lidhur me furnizimin dhe pagesën e energjisë elektrike dhe sidomos për çmimin që ata detyrohen të paguajnë ndaj kësaj kompanie. Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, tha se Lëvizja BESA është e shqetësuar për pakënaqësitë e qytetarëve dhe se janë takuar me përfaqësuesit EVN-së për të parë se çfarë mund të bëjnë në zgjidhjen e këtyre problemeve. “Qytetarët duhet ta dijnë se ne si Lëvizje Besa do të jemi zëri i tyre dhe…