Author: almakos

Komunikacioni hekurudhor në Maqedoni prej dje është në ndërprerje sepse të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë-Transport kërkojnë pagesë të rrogës për janarin e vitit 2017. Kryetari i Sindikatës së pavarur të makinistëve dhe punonjësve të hekurudhave Llatko Jovanovski paradite deklaroi se  në hekurudhat e Maqedonisë tërësisht në ndërprerje është qarkullimi i trenave transportues dhe udhëtues. Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport Shkup dje ka informuar se të punësuave do t’ua paguajë menjëherë pjesën e dytë të pagës për dhjetorin e vitit 2016, ndërsa deri në fund të muajit do ta paguajë pagën e janarit të vitit 2017. “Pjesa e dytë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar sot se shqiptarët në Maqedoni, si një popullsi shtet-formuese janë qartazi faktor përcaktues për stabilitetin demokratik dhe ardhmërinë euro-atlantike të Maqedonisë. Deklarata e shefit të diplomacisë së Shqipërisë ka ardhur gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në kuadër të një leksioni të hapur. Në fjalën e tij ministri Bushati duke folur për gjendjen në Evropë tha se ajo sot ngjan e absorbuar me vetveten, me trajtimin e krizave të shumëfishta që e kanë zaptuar. “Kriza e tejzgjatur në Maqedoni, ngjarjet shqetësuese të muajve të…

Lexo më Shumë

Publicistëve, shkrimtarëve dhe opinionistëve të shumtë që kanë dalë më mbrojtje të Shtëpisë Botuese “Logos A” ndaj presioneve të institucioneve, iu është bashkangjitur edhe opinionisti Latif Mustafa. Për dallim prej tjerëve, Mustafa vlerëson se presioni nuk është rezultat i konkludimeve se kjo shtëpi botuese mund të ketë lidhje me ndonjë parti politike, por ai thekson se ky presion ka për qëllim që të luftojë frymën që për 26 vite me radhë nxori kjo shtëpi botuese. Ja edhe postimi i tij i plotë: “Këto ditë, ashtu siç njofton media, SHB Logos – A po përballet me sulmet dhe presionet më të…

Lexo më Shumë

Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli akuzoj direkt politiken dhe Qeverinë e fundit për montimin e rastit të Kumanovës. Ai nuk dha emra konkrete por tha se gjithçka do të dalë në shesh pasi të dëgjohet dëshmitë e gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë dhe gjithë të akuzuarve. Ukshini tha se nuk ka qenë organizator i grupit, por kanë qenë Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj të cilët nëpërmjet Xhafer Zymberit e kanë bindur të vijë në Maqedoni për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve dhe këtu ua kanë siguruar ushqimin, veshjen, qëndrimin e të tjerë. “Mirsadi dhe…

Lexo më Shumë

Çarshia e Vjetër e Shkupit, e cila për shkak të rëndësisë së saj historike, kulturore dhe arkitekturës autentike është me rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë, ndërsa nga ana tjetër edhe një destinacion tërheqës për shumë turistë, periudhën e fundit është duke u ballafaquar me problemin e automjeteve të shumta të parkuara në vende të cilat nuk janë caktuar për parkim, raporton Anadolu Agency (AA). Për shkak të këtij problemi, pronarët e lokaleve të çarshisë, njerëzit që jetojnë atje, si dhe vizitorët vendas dhe të huaj ankohen për hyrjen e automjeteve brenda çarshisë, sepse konsiderojnë se Çarshia e Vjetër…

Lexo më Shumë

Rënie e mbështetjes së qytetarëve për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian ka vazhduar edhe gjatë vitit 2016. Hulumtimet e fundit të institutit për Demokraci “Societas Civilis”, në temë “Analiza e opinionit publik për procesin e qasjes së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian”, tregojnë se dy vitet e fundit ka rënie të dukshme të pakënaqësisë së përparimit të Maqedonisë në procesin e qasjes, si dhe rënie të pakënaqësisë nga kapaciteti dhe angazhimi vendor të reformave.  Zoran Neçev nga ky institut thotë se numër më i madh i të anketuarve janë të pakënaqur nga përpjekjet e BE-së në rolin e ndërmjetësuesit në…

Lexo më Shumë

BDI mbrëmë ia ka kthyer LSDM-së ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, me vërejtje të caktuara. Sipas informatave jozyrtare BDI ka më shumë vërejtje rreth këtij ligji. Burime jozyrtare të BDI-së thonë se nga Zoran Zaev do të presin përgjigje deri të dielën. Marrjen e materialeve nga BDI e ka konfirmuar sot edhe vetë kreu i LSDM-së Zoran Zaev, i cili tha se për momentin në partinë e tij po diskutojnë për materialet e pranuara nga BDI. “Janë material për të cilat diskutojmë, diskutuan edhe me VMRO-në, tani diskutojnë edhe me ne, mbrëmë vonë, diku para mesnate arritën materialet, grupet…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është ajo që duhet ta nxjerrë Maqedoninë nga kjo krizë politike, pasi pikërisht kjo parti e ka futur vendin në këtë krizë. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i UNITETI-t, Muhamed Ismaili në emisionin ‘Arena’. Ai tha se nuk ka fajtor tjetër përpos VMRO DPMNE-së dhe BDI-së që janë përgjegjës për këtë krizë politike.Ismaili shtoi se bartës i deklaratës së përbashkët të partive shqiptare nuk është BDI-ja, por bartës janë të gjitha partitë nënshkruese në mënyrë të barabartë.  “Nëse ndokush nga një parti e caktuar dëshiron ta paraqesë se ka më tepër hise në këtë…

Lexo më Shumë

Disa hetues të Prokurorisë Speciale sot kanë hyrë në kompaninë Media Print Maqedoni. Jo zyrtarisht mësohet se Prokuroria Speciale Publike,ka për qëllim të hetojë punën financiare të kompanisë e cila i posedon tri gazeta. Nga PSP nuk zbulojnë qëllimin e hetimit në MPM, por vetëm se bëhet fjalë për procedurë parahetimore. Njëkohësisht, punëtorët e po këtyre gazetave sot kanë mbajtur një grevë gjenerale, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të gazetarëve dhe të punësuarëve në këto mediume.Gazetarët mbajnë grevë për paga të vonuara, por edhe për probleme tjera të funksionimit të përditshëm të gazetave. Sipas Sindikatës, pagat e gazetarëve gjatë…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) me një ceremoni solemne dhe tryezë të rrumbullakët me temë “Pozicioni i vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare – avantazhe dhe mungesa”, shënoi 95 vjetorin nga organizimi i Odës dhe punës në Republikën e Maqedonisë. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë biznesmenë të suksesshëm të rajonit, burrështetas të theksuar, profesorë dhe hulumtues, mes të cilëve edhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan (Stipe) Mesiq dhe Vlladimir Gligorov nga Instituti i Vjenës për Marrëdhënie Ekonomike. Të ftuar në këtë jubile ishin edhe udhëheqës të forumeve biznesore dhe Odave ekonomike të rajonit,…

Lexo më Shumë

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi i uron presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafës dhe  kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ditën e pavarësisë. “Në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë kombin Shqiptar, gëzohemi për Kosovën si shtet i pavarur dhe urojmë, që Kosova të përparojë drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shprehet Thaçi në urimin e tij. Ai në emrin e tij personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare i uron…

Lexo më Shumë