Gjykatësja Tatjana Mihajllova, në seancën e sotme ka dënuar prokuroren speciale Katica Janeva dhe prokuroren Fatime Fetai, me nga 2000 euro, për shkak siç tha ajo “ofendimit të gjykatës Tatiana Mihajllova”, raporton SHENJA. Prokuroret dhe gjykatësja, vazhdimisht kundërshtonin njëri tjetrin gjatë seancës, për rastin e “shuplakave në komunën Qendër” I akuzuar në këtë rast është ish kryeministri Nikolla Gruevski. Powered by WPeMatico
Author: almakos
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin sociale facebook, ka shkruar se para zgjedhjeve ata akuzoheshin se janë fajtorët për mos bashkimin e opozitës, ndërsa tani kur shihet se kush në realitet është fajtori që nuk ka ndodhur bashkimi i opozitës, nuk flitet më për atë temë. Ibrahimi ka numëruar shumë çështje, që sipas tij, tani më nuk paraqesin temë, siç është: pse shqipja nuk u zyrtarizua qe 15 vjet të tëra, pse për 15 vjet nuk u zgjidh çështja e veteranëve dhe dëshmorëve të UÇK-së, pse 300.000 shqiptarë për 15 vjet i braktisën vatrat e tyre, pse për…
Sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të filloj seanca e dytë për rastin e dhunës në komunën Qendër. Në seancën e kaluar, që u mbajt në dhjetor, Gjykata ka refuzuar audio-incizimet nga bisedat e përgjuara, dhe refuzoi dëshmitarin e mbrojtur të PSP-së. Gjykatëse e lëndës është ushtruesja e detyrës kryetare e gjykatës Themelore Shkupi 1, Tatjana Mihajllova, e cila, dje solli vendimin për riorganizim të gjykatësve nga lënda penale në atë të kundërvajtjeve. Të akuzuar janë 14 persona si nxitës, ndërsa të tjerët janë direkt të përfshirë në dhunën. Mes të akuzuarve është edhe Nikolla Gruevski, ish kryeministër, Mile…
I dënuari i rastit “Sopoti” Samet Lutfiu, tha se të dënuarve vetëm gjykatat nuk iu bësojnë ndërsa falenderoi të gjitha organizatat për të drejtat e njeriut në vend për mbështetjen që ua kanë dhënë, duke shtuar se më së shumti në ndihmë u kanë dalë gazetarët dhe mediat. “Për politikanët më të mos folim. Ka kemi shku vetëm na kanë rrejtë, kurr hajr nuk kemi pa. Juve gazetarëve ju kemi pas si krah të djathtë. Nuk di më çka të them, gjitha argumentet janë në anën tonë. Asnjëri prej politikanëve nuk është interesuar për rastin tonë. Rrena sa të duash,…
Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar agoninë e të gjithë të dënuarve të pafajshëm, tha kryetari i Asociacionit “Civil” njëherësh aktivist i të drejtave të njeriut, Xhabir Deralla. Ai tha se kjo dukuri është simptomë e një sistemi i cili nuk duhet lejuar as një ditë të vetme të mbijetojë. “Është e turpshme që nuk pranohen argumentet me vite, njerëzit u plakën në burg, familjet e tyre nuk i kanë parë gjithë këto vite, njëri nga ata (të burgosurit) vdiq. Dhe kemi situatë në të cilën sistemi ndoshta ka bërë gabim, ja ta pranojmë se pa qëllim sistemi…
Dallimi mes punësimeve dhe shkarkimeve nga puna në muajin janar në sektorin privat në Greqi, ka arritur në nivelin më të keq në 16 vitet e fundit, raporton AA. Sipas të dhënëve të shpallura nga Ministria e Punës e Greqisë, në muajin janar të vitit 2017, 156.318 persona kanë mbetur pa punë, ndërsa 126,501 persona janë punësuar. Me një deficit të punësimeve prej 29,817 personash, këto të dhëna kanë arritur shkallën më të lartë në 16 vitet e fundit. Në njoftimin Ministrisë së Punës, theksohet se 73.609 persona të cilët kanë mbetur pa punë, janë larguar vullnetarisht nga puna. Nga…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, në Reçicë të Vogël, tha se janë përafruar qëndrimet mes partisë së tij dhe BDI-së edhe pse në shumë çështje sipas tij, kanë qëndrim të përbashkët si PSP-ja, barazia ekonomike dhe të tjera. Zaev shtoi se pas këtij takimi pret nënshkrimet nga BDI-ja që të mund të marrë mandatin nga presidenti i shtetit. I pyetur se a do të sjell ligje për ndryshimin e Kushtetutës pas marrjes së nënshkrimeve nga partitë shqiptare ai tha se Kushtetuta e Maqedonisë nuk do të ndryshohet. “Shumë shpesh ekspertët e LSDM-së…
Edhe pse pritej që çështja e gjuhës dhe pikat e platformës shqiptare të jenë në fokus të bisedës ndërmjet përfaqësuesve të LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, pas takimit të realizuar ndërmjet grupeve punuese të të dyja partive, ata njëzëri thanë se nuk është biseduar për diçka konkrete. Përfaqësuesit e të dyja partiva thanë se principet për formimin e shumicës parlamentare, principet rreth qeverisjes së Qeverisë së re, si dhe dekriminalizimi i vendit, ishin disa nga temat e përgjithshme për të cilat është biseduar në këtë takim. Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, tha se në fokus të bisedës është…
Do të ketë rizgjedhje të tërësishme në gjyqësor, qeverisja kriminale nuk mund t’i pengoj drejtësinë dhe ndryshimet. Kështu ka porositur Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një komunikate me shkrim. Nga kjo parti kanë thënë se askush dhe asgjë nuk mund ta pengoj drejtësinë. “Ashtu kanë vendosur 612 mijë qytetarë të Maqedonisë dhe ai proces është i pandalshëm. Në Maqedoni do të zbatohen reforma themelore sipas raporteve të Rajnhard Pribe dhe Komisionit Evropian, që do të sigurojnë institucione të pavarura. Do të ketë rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve. Gjykatësit do të punojnë në mbrojtjen e qytetarëve dhe jo sipas direktivave partiake…
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi mes LSDM-së dhe Aleancës për shqiptarët. Pas takimit përfqësuesit e këtyre dy partive thanë se kanë diskutuar oër shumë çështje duke mos konkretizuar ndonjë prej pikave të cilat janë tryezën e diskutimit. Arben Taravari nga LR PDSH tha se shpreson që së shpejti do të ketë ndonjë marrëveshje, ndërkaq tha se Aleanca për shqiptarët dëshiron dekriminalizimin e shtetit, pasi të gjithë funksionarët të cilët kanë bërë krime duhet të përgjigjen. Të njejtën deklaroi edhe Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oiver Spasovski, i cili gjithashtu nuk konkretizoi se për çka është biseduar, dhe nuk dha…
Komisioni Evropian nuk e konsideron problematike platformën shqiptarë që e ka inicuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Zëdhënësja e këtij komisioni, Maja Kocijançiq nuk ka komentuar pyetjen e gazetarëve, për ndërhyrjen e kryeministrit të Shqipërisë në raportet e brendshme politike të Maqedonisë. Ajo tha se nuk spekulojnë në lidhje me formimin e qeverisë, por që presin që ajo të formohet sa më shpejtë dhe të jetë e përkushtuar në zbatimin e reformave. “Ashtu siç themi vazhdimisht, ne nuk spelojmë për formimin e Qeverisë dhe programin në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Por, ne presim, dhe ajo është që nga…
Të rinjtë në vend, nuk janë të përfshirë aq sa duhet në programet e Fondeve IPA 2, dhe se ekzistojnë mundësi serioze për avancimin e pjesëmarrjes së tyre. Ky është vlerësimi i Aleksandar Kolekeskit, nga Evro Think, në diskutimin e sotëm për angazhimin rinor në bashkësi, nga Rajoni planifikues i Shkupit. Kolekeski, vlerëson se nëse të rinjtë inkuadrohen në fazë më të hershme, do t’i adresojnë problemet e tyre dhe në atë mënyrë do të gjinden mjete në program, të cilat mund t’i shfrytëzojnë më tej. “Me qëllim që të ngritet vetëdija në shoqëri, ne bëjmë seri të ngjarjeve në…

