Të gjithë e dinë që jemi të pafajshëm por askush nuk po ndërmerr asgjë. Ishin këto fjalët të cilat tashmë disa vete po i thonë të dënuarit e rastit të Sopotit, të cilat i përsëritën edhe mbrëmë në emisionin ARENA në TV SHENJA. Samet Lutfiu dhe Shaban Limani, deklaruan se edhe krahas të gjitha dëshmive për pafajësinë e tyre, të gjithë të dënuarit vazhdimisht po malltretohen duke u paraqitur në gjykatën e Kumanovës, për shkak se gjykimi i tyre nuk po merr fund, me shtyrje të njëpasnjëshme të seancave. Shaban Limani tha se gjithmonë e kanë treguar pafajësinë e tyre…
Author: almakos
Është shpalosur projekti i ri “Qendra për punësimin e personave me hendikap”, i cili ka për qëllim përfshirjen sa më të madhe të personave me hendikep në tregun e punës, përmes përmirësimit të shkathtësive të tyre, arsimit, kualifikimeve të cilat do të kontribuojnë për integrimin e tërësishëm të tyre në shoqëri. Paralelisht, kompanitë do të informohen për përfitimet të cilat do t’i marrin gjatë punësimit të personave me hendikap që të sigurojnë kushte adekuate për integrimin e tyre. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, njoftoi se ata si ministri janë angazhuar maksimalisht për integrim dhe dhënie përparësie personave…
Vendimi për rishpërndarjen e gjykatësve të Gjykatës Penale paraqet edhe një ndërhyrje skandaloze të partive të pushtetit ndaj sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë. Kështu kanë reaguar nga Lëvizja BESA, duke shtuar se “gjykatësit, që deri më tani kishin vendosur për rastet e Prokurorisë Speciale Publike, dhe zëvendësimi i tyre me gjykatës tjerë, që njihen si të afërt me partinë në pushtet, paraqet jo vetëm shkelje flagrante të autonomisë së gjykatave, por njëherësh paraqet edhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj punës së institucionit të vetëm kredibil në sistemin e drejtësisë – PSP”. “Lëvizja BESA siguron se platforma RIDEFINIMI parasheh edhe reformimin…
Gjykata Themelore e Shkupit ka reaguar për zhvillimet e ditës së sotme në seancën gjyqësore për rastin e dhunës në komunën Qendër, duke i quajtur prokuroret speciale si të pasjellshme, joprofesionale, persona që keqpërdorin të drejtën e fjalës në gjykatë dhe persona që shkelin çdo parim të kodeksit për etikë të prokurorëve. Nga kjo gjykatë njoftuan se rastin do ta paraqesin tek Këshilli i Prokurorëve, transmeton SHENJA. Gjykata nuk ka harruar të theksojë se gjykatësja është sjellë në mënyrë shumë të qetë, siç i ka hije një gjykatësi dhe çdo ofendim e ka shënuar në procesverbal, pa shkaktuar përplasje me…
Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, sot është takuar me ambasadorin e Norvegjisë në Shkup, Arne Sannes Bjornstand, me të cilin, sipas njoftimit të partisë, është biseduar për procesin e formimit të Qeverisë në Maqedoni, transmeton SHENJA. Shekerinska, qëndron në kumtesën partiake, ka informuar se bisedimet me partitë të cilët priten të jenë pjesë e shumicës parlamentare, janë në fazën finale. “Bisedimet për të gjitha çështjet po zhvillohen vetëm në bazë të Kushtetutës, për këtë ka pajtueshmëri nga të gjitha palët. Presim që Maqedonia në kohë sa më të shpejtë të ketë Qeverinë e re”, ka deklaruar Shekerinska. Sipas saj, Qeveria…
Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi, kanë realizuar një takim me Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand. “Në këtë takim është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend sidomos për pikat strategjike që mund ta nxjerrin vendin nga kjo krizë institucionale dhe politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Më këtë rast Lëvizja BESA shprehu qëndrimet e saja përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombinatorikat qeveritare. Për Lëvizjen BESA platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. BESA ka bërë të…
Neto-rroga e paguar mesatare mujore për një të punësuar në dhjetor 2016 është 23.457 denarë, ndërsa bruto-rroga mesatare 34.374. Në dhjetor vitin e kaluar 1,6 për qind nga të punësuarit në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rrogë. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, neto-rroga e paguar mesatare mujore për një të punësuar në dhjetor është për 3,3 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015. Rritja ka të bëjë në neto-rrogën më të lartë mesatare të paguar mujore për një të punësuar në sektorët: Art, zbavitje dhe rekreacion për 55,8 për…
Përfaqësuesja e Lartë për politikë të jashtme dhe siguri pranë Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, në fillim të muajit të ardhshëm do të zhvillojë një mini-turne në vendet e Ballkanit, në suaza të së cilës do të vizitojë edhe Republikën e Maqedonisë. Nga kabineti i Mogerinit, njoftojnë se nga 1 deri në 4 mars, kreu i Sigurisë Evropiane dhe Politikës së Jashtme do të vizitojë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së tha se kjo mini-turne në vendet Ballkanike ka për qëllim që të sigurojë “pakthyeshmërinë e procesit të integrimit të këtyre…
Bosnja e Hercegovina nuk do të pastrohet nga minat deri në vitin 2019, siç është planifikuar, sepse nuk ka mjete të mjaftueshme për operacionit e çminimit, njoftoi gazeta sarajevase “Dnevni Avaz”, duke iu referuar burimeve në Qendrën boshnjake për largimin e minave. Burimet e njëjta theksojnë se me një problem të tillë nuk ballafaqohet vetëm BeH, por edhe dhjetëra vende tjera në botë, mes të cilave është edhe Kroacia e cila është anëtare e BE-së dhe ka mjete të mjaftueshme për këtë qëllim. “Deri tani është realizuar vetëm gjysma e Strategjisë ‘BeH pa mina deri në vitin 2019’. Për aq…
Nikolla Dodevski, avokat i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, tha se sjellja e prokuroreve speciale në seancën e sotme ka qenë një skenarë i përgatitur për të bërë presion mbi gjykatësen. Sipas tij, sado që të jetë e qetë gjykatësi në raste të tilla kur i bëhet presion, gjobat janë të paevitueshme. Sipas tij, prokuroret Speciale kanë penguar procedurën me vërejtje që nuk kanë pasur bazë juridike. “Nuk ishin ankesat për shkak se nuk janë dorëzuar procesverbalet, por për shkak disa vërejtjeve në procesverbalin. Ato dorëzohen deri tek gjykatësja. Për vërejtjet ai vendos nëse janë të bazuara dhe e korrigjon ose…
Sot pasdite Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbledh kryesinë qëndrore për të shqyrtuar të arriturat e deritanishme në bisedimet e grupeve punuese të kësaj partie dhe LSDM-së. Në këtë mbledhje pritet që Ahmeti të shpalosë edhe detajet nga takimi i mbrëmshëm me Zoran Zaevin si dhe të shqyrtohet mundësia që 10 deputetët e kësaj partie t’i japin Zaevit nënshkrimet e nevojshme që ai më pas të mer mandatin për formimin e Qeverisë. Në mbledhjen e mbrëmshme që u zhvillua në selinë e BDI-së në Tetovë, Zaev tha se janë tejkaluar disa dallime dhe interpretime politike rreth platformës së qeverisë…
“Me kënaqësinë më të madhe do ta paguajmë. Që të dyja ishim ndëshkuara me dënimin me nga 2000 euro , donë të thotë bëhet fjalë për katër dënime të veçanta”, ka thënë Prokurorja Speciale, Katica Janeva, pas seancës gjyqësore, për rastin e dhunës në Komunën Qendër, ku i akuzuar është, ish kryeministri Nikolla Gruevski. Janeva dhe Fetai u dënuan nga gjykatësja me arsyetimin se nuk e kanë respektuar atë, raporton SHENJA. Deklarate Fatime by tvshenjaofficial Powered by WPeMatico

