Në intervistën e sontme për TV Sitel kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i ka bërë thirje popullit që të del në mbrojtje të shtetit, sepse sipas tij është sulmuar unitariteti i vendit dhe vetëm populli populli mund ë mbrojë ate, transmeton. „Po përgatitet skenarë në disa hapa për dygjuhësi, dhe sulm të themeleve unitare të shtetit. Seriozisht më kuptuan shumica kur ngritja shqetësimin, por dikush nuk besonte dhe mendonin se kjo është vetëm fushatë e jona kundër LSDM-së. Por sot është e qartë seështë rezikuar shteti“ ka thënë Gruevski. Gruevski disa herë në intervistë ka përmendur popullin i cili sipas…
Author: almakos
Një grup anarkistësh janë përleshur mbrëmë me policinë greke në qendër të Athinës, lajmëron DPA. Aktivistët majtistë kanë djegur kontejnerë dhe kanë gjuajtur me gurë dhe koktej molotov ndaj policëve. Përleshjet kanë ndodhur në afërsi të Universitetit politeknik, në lagjen Ekzarhija, e cila rregullisht bëhet arenë e trazirave dhe konsiderohet si çerdhe e anarkizmit. Anarkistët filluan të ndalojnë autobusë nga transporti urban, t’i zbresin shoferët dhe udhëtarët dhe pastaj të djegin mjete transportuese. Deri sot në mëngjes është vendosur rend në qendër të kryeqytetin grek. Powered by WPeMatico
26 Shkurt Lideri I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një statusi në faqen e tij të Facebookut ka vazhduar me thirrjet për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë dhe kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe Deklaratën e përbashkët për partive shqiptare. Gruevski shkruan se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi. Madje kreu i VMRO-së thotë se shteti ishte duke funksionuar normalisht derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë. Gruevski thotë se LSDM-ja do të tentojë ta sulmojë bastionin e fundit në shtet VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen…
26 Shkurt Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, porositi liderët politik dhe presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov që t’i përmbahen Marrëveshjes së Përzhinës. Në deklaratën e tij Stoltenberg thotë se pas tentimit të parë të pasuksesshëm për krijimin e Qeverisë, në pajtim me kërkesat e presidentit, janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme të deputetëve. “Pres që autoritetet në Shkup ta përmbushin hapin e radhës në procesin demokratik dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga deklaratat dhe të marrin vendime për të mirën e të gjithë qytetarëve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Stoltenberg thekson se Aleanca veriatlantike…
Nesër pritet që kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ta kërkojë nga presidenti Gjorgji Ivanov mandatin për formimin e koalicionit të ri qeveritar, pasi ka përmbushur tanimë kushtin e vendosur nga Ivanov për të krijuar shumicë parlamentare. LSDM ka siguruar mbështetjen e 67 deputetëve për mandatarin Zoran Zaev. Nga Lëvizja Besa sot konfirmuan se në përputhje me vendimin e fundit të kryesisë qendrore të kësaj partie, dje edhe zyrtarisht i kanë deponuar nënshkrimet e tyre në mbështetje të mandatarit të ri, me qëllim të debllokimit të punës së Kuvendit. Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa tha se mbështetja që Zaev të marë…
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk do ta ketë të lehtë të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se presidenti i vendit, Gjorgje Ivanon dhe VMRO DPMNE ta probletamizojnë çështjen. Profesori universitar, Qashif Bakiu, thotë se fakti që presidenti kërkoi që përveç nënshkrimeve të deputetëve, liderët të cilët pretendojnë të jenë mandatar, duhet t’i ofrojnë edhe programin e qeverisjes, tregon se pritet ndonjë element i ri apo ndonjë skenar i ri. “Një veprim i cili del jashtë kornizave të ingerencave të presidentit Ivanov. Megjithatë, unë mendoj se në këtë rast, mekanizmat për të…
Reforma në Gjyqësor është një ndër reformat më të rëndësishme, ka deklaruar ambasadori francez në Shkup, Kristian Tinomie, në intervistën për Radio Evropa e Lirë. Ai ka thënë se presin që Maqedonia të jetë stabile dhe të zbaton reformat e nevojshme dhe të hapërojë në rrugën drejt BE-së, sepse shumë herë, pyesin veten çfarë mundet BE të bëjë për Maqedoninë, por gjithashtu edhe Maqedonia duhet të pyes veten çfarë mund të ofroj për stabilitetin evropian. Timonie ka shtuar se vendi ka humbur shumë kohë dhe se duhet të formoj qeveri sa më shpejtë të jetë e mundur. “Presim që partitë…
Aleanca Veri-Atlantike nëpërmjet një deklarate në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, ka kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për dalje nga kriza politike, shkruan SHENJA. NATO kërkon që mandatin për formimin e Qeverisë t’i jepet liderit të partive që kanë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme për të formuar Qeverinë ere. “Pas përpjekjes së parë për të formuar Qeveri, tani njoftohet se, në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga Presidenti, janë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme të deputetëve. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen në deklaratat dhe veprimet e tyre dhe të marrin vendime për të mirën…
26 Shkurt “Revolja dhe thika”, “Gjorçe shkruhet maqedonisht”, “Andon Janev Qoseto”, janë një pjesë e parullave që u vendosën nëpër lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar se kush i ka vendosur dhe nëse janë frymëzuar nga situata momentale politike. Janë publikuar edhe në faqen e Facebook-ut “Gjorçe Petrov”. Edhe këtë herë jemi të gatshëm të dalim, t’u tregojmë se si duhet dhe si mbrohet atdheu, të rreshtohemi në radhët e para dhe të përballemi me të keqen. Jemi të gatshëm dhe apelojmë: “Mos luani me durimin tonë”, “Gjaku do të bie por jo edhe Gjorçeja…
[embedded content] 26 Shkurt Mjerimi nuk do mëshirë, por vetëm drejtësi. Ky varg i Migjenit sikur tingëllon fuqishëm rrugëve të Shkupit, të cilët janë të mbushur me njerëz që shtrijnë dorën për pak bukë. Tragjike janë pamjet, sidomos kur rrugëve të Çarshisë sheh fytyra të njoma, të mitur që për arsye të ndryshme janë detyruar që të bredhin rrugëve duke kërkuar lëmoshë. Por sado që mëshirbërës të jenë, pronarët e dyqaneve në Çarshi kërkojnë që kjo pamje të ndryshojë, ky imazh që Çarshisë i jep hijen e një hapësirë kur mbretëron varfëria e jo esnafllëku. “Duhet të marrin masa, ne…
[embedded content] 26 Shkurt Shkolla Fillore “Liria” në Tetovë funksionon me tre ndërrime, si pasojë e objektit të vjetërsuar të saj. shkollës. Edhe pse kjo ndodh prej dy muaj e gjysmë, për një ndryshim të tillë të orarit nuk janë siguruar lejet e nevojshme nga komuna dhe Ministria e Arsimit. Drejtoresha e Shkollës për Alsat shprehet se disa herë iu është drejtuar institucioneve me kërkesën për aprovimin e mbajtjes së mësimit në tri ndërrime, por përgjigje pozitive nuk ka. Siç e dimë se gjendja ka qenë alarmante dhe e jashtëzakonshme, që nga reshjet e shiut në nëntor të vitit të kaluar…
[embedded content] 26 Shkurt Kasollja e mbuluar nga mbeturinat dhe kafshët brenda saj në rrugën “Boca Ivanova” në Butel tani pesë vjet pengon veprimtarinë e afaristit Selajdin Aliu duke i shkaktuar dëme të shumta financiare veprimtarisë së tij afariste. Përkundër premtimeve të shumta ende askush nuk ka marrë guximin ta largoj atë nga rruga edhe pse Aliu ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore e financiare në mijëra euro nga pushtetit lokal, por edhe atij qendror. Afaristi thotë se për largimin e kasolles Kreu i Komunës Petre Llatinovski i ka kërkuar ryshfet prej 100 mijë euro. Ky person që më bën…

