Author: almakos

02 March Seancë e Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal do të mbahet sot në Qeveri. Me sancën e 18-të të Këshillit do të udhëheqë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski. Në rend dite të seancës, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja e Pushtetit Lokal, Shiret Elezi, është vërtetimi i propozim vendimeve për financimin e projekteve për zhvillim të rajoneve planore, për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore dhe për zhvillim të fshatrave.

Lexo më Shumë

02 March Moti në Maqedoni do jetë kryesisht me diell dhe më i freskët me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 16 gradë Celsius. Në Shkup mot me diell dhe më i freskët me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 15 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, sot pasdite do të arrijë në Republikën e Maqedonisë në kuadër të mini­turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Siç informojnë nga Komisioni Evropian, në Maqedoni ajo do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe me studentët që marrin pjesë në programin “Erazmus”. “Për Bashkimin Evropian, puna me vendet e Ballkanit Perëndimor, rajon që është në zemër të Evropës, është prioritet kyç. Punoj për ta parë secilin nga partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor se si…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e fundit politike në Maqedoni, ku presidenti Ivanov refuzoi të mandatojë krijimin e qeverisë nga ana e Zoran Zaev. “Përcolla me shqetësim qëndrimet e Ivanovit, për mosmandatimin e qeverisë së re dhe mund të them se ky qëndrim është një akt diskriminimi etnik”, u shpreh Basha. Gjithashtu në reagim, lideri i opozitës konfirmoi mbështetjen e tij për platformën shqiptare dhe i bëri thirrje partive shqiptare në Maqedoni, që të veprojnë të bashkuara. “Rruga e integrimit të Maqedonisë cenohet rëndë nga akte të tilla diskriminuese. Parimi i dygjuhësisë e emancipon Maqedoninë…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Presidentit, Gjorgje Ivanov, kanë reaguar edhe nga Asociacioni “Civil” të cilët vlerësojnë se Ivanov edhe kësaj here e shkeli Kushtetutën. Gjorgje Ivanov, njeriu i cili erdhi në pushtet përmes mashtrimit zgjedhor, të organizuar nga partia në largim nga pushteti dhe i cili, sipas ekspertëve relevantë juridikë, e shkeli Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë disa herë deri tani, sot edhe një herë e bëri të njëjtën. Në adresimin e tij të shkurtë para publikut, pa lënë hapësirë për pyetje, Ivanovi performoi edhe një akrobaci politike, sa të pakuptimtë dhe komike,po aq edhe të rrezikshme! Ivanovi me asnjë fjalë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kritikuar vendimin e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov për mos dhënien e mandatit Zoran Zaevit të LSDM-së për krijimin e qeverisë së re. Ivanov nuk i dha mandatin për shkak të asaj që kryetari maqedonas e ka quajtur platformë shqiptare, të hartuar, sipas tij, në një shtet të huaj, Shqipëria. Sipas Ymerit, vendimi i Ivanovit tregon shtypjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Ai e ka quajtur shovinist këtë vendim të Ivanovit. “Platforma nuk është se kërkon kushedi se çka, përveçse arritjen dhe realizimin e të drejtave minimale të shqiptarëve që jetojnë në këtë…

Lexo më Shumë

Asnjë aktivitet nga organet partiake të BDI-së rreth vendimit të Ivanovit. Ekipi i televizionit Shenja i cili qëndroi në Reçicë të Vogël nuk vërejti asnjë aktivitet qoftë të Kryesisë Qendrore të partisë ose organeve të tjera partiake. Nga ana tjetër, zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani, dha deklaratë vetëm për media të caktuara, ku tha se për BDI-në është më me rëndësi që situata të mbetet e qetë dhe të mos ketë tensione. Për shkak të refuzimit të Bujar Osmanit që të prononcohet në shqip për televizionin Shenja, u sjellim deklaratën e tij në gjuhën maqedonase. [embedded content]BUJAR OSMANI _01.03.2017…

Lexo më Shumë

01 March Pas vendimit të presidentit Ivanov i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i eurokomisarit Johanes Han i cili tha se Komisioni Evropian tashmë disa herë ka përsëritur se të gjithë liderët e partive më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe presidentin, duhet patjetër ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në shoqëritë demokratike duhet patjetër të pranohet shumica parlamentare  edhe nëse dikujt kjo nuk i pëlqen. Han ka thënë se pret që të gjithë liderët politik dhe institucionet ta lejojnë që procesi demokratik në interes të qytetarëve të shkojë deri në fund

Lexo më Shumë

01 March Vendimi i presidentit, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin Zoran Zaevit vetëm sa e thellon edhe më shumë krizën, thonë nga BDI-ja. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, tha se ky vendim i presidentet do të jetë me pasaoja katastrofale. “BDI i dënon i dënon tentativat që Platforma e partive shqiptare të kualifikohet si platformë nga një shtet i huaj. Kjo dhe kriza e vazhdueshme politike do i shkaktojë vendit pasoja katastrofale”, deklaroi Osmani në emër të partisë së tij.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, arriti për vizitë në Mal të Zi. Mogherini në seancë të posaçme të Kuvendit të Malit të Zi iu drejtua deputetëve malazezë në seancën, në të cilën ishin të pranishëm vetëm përfaqësues të partisë në pushtet, raporton AA. Vizita e Mogherinit në Mal të Zi vjen në momentin e krizës politike në këtë vend, përmes bojkotimit të Parlamentit nga ana e tërë opozitës. Edhe seance e sotme e Kuvendit, në të cilën foli Mogherini kaloi pa praninë e opozitës, e…

Lexo më Shumë

Eksperti juridik, Naser Zyberi, ka deklaruar se presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, me vendimin e tij për refuzim të dorëzimit të mandatit liderit të LSDM-së, ka bërë shkelje të rëndë të kushtetutës. Sipas tij, dorëzimi i mandatit nuk është çështje vullneti e Ivanovit, por Kushtetuta obligon atë që të dorëzojë mandatin. Zyberi ka shtuar se nuk ka rrugëdalje kushtetuese në këtë rast, për arsye se në kushtetutë nuk është paraparë se mund të ketë një president i cili do të bëjë një shkelje të rëndë të kushtetutës. [embedded content]BISEDE NASER _01.03.2017 by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim Johanes Hahn në rrjetin social twitter ka komentuar vendimin e presidentin Gjorge Ivanov. “Në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni: Të gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”, ka shkruar Hahn në rrjetin social twitter.

Lexo më Shumë