Author: almakos

Niveli i liqenit të Ohrit është gjashtë centimetra mbi minimumin e lejuar, ndërsa niveli i lumenjve  është nën mesataren për muajin mars, kumtoi DPHM. Sipas DPHM-së, niveli më i ulët  i lumit Vardar është matur në Demir Kapi dhe është 60 centimetra më i ulët se ai i zakonshmi për periudhën e marsit, ndërsa nivel më të ulët prej 23 deri në 29 centimetra nga ai i zakonshmi ka edhe në  vendet e tjera matëse të Vardarit. E njëjta gjendje është edhe me lumenjtë e tjerë tek të cilët matet niveli i ujit, ndërsa  përjashtim më të madh me këtë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në një komunikatë për media porosit se duhet respektuar vullneti i shumicës së qytetarëve të cilët kanë votuar për koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” dhe për këtë arsye nuk do të lejoj vendime që janë në kundërshtim me interesat nacionale dhe shtetërore. “Po afrohen zgjedhjet lokale dhe zgjidhja më e mirë e krizës është që Zoran Zaev merr guxim dhe pranon që ta vendos platformën para qytetarëve. Me të njëjtin harxhim ata do të votojnë edhe për zgjedhjet lokale dhe do të deklarohen për Platformën e Tiranës. Nëse Zoran Zaev dhe LSDM kanë dyshim se Platforma është e…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë të dhënë për televizionin kombëtar kroat (HRT) ka thënë se nuk beson se do të ketë konflikt dhe gjakderdhje në vend dhe se nëse do të kishte ajo do të kishte ndodhur më parë. “ Frika ekziston dhe të gjithë jemi të frikësuar nga ajo gjë, por unë jam i sigurt se ajo nuk do të vijë. Nëse do duhej të kishte ndodhur kjo do të kishte ndodhur shumë më herët. Me shumë durim, përkushtim dhe zell,me anë të negociatave kemi ardhur këtu. Në këtë moment, oponenti im politik mbështetet nga presidentin,…

Lexo më Shumë

05 March Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryejë erë e lehtë në drejtim të jugut.Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0 deri 6 gradë, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë nga 12 deri 21 gradë celsius.Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperatura deri më 20 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Familjarët e të dënuarve për rastin Monstra dyshojnë se për këtë rast është zhvilluar hetim paralel, jashtë procedurave institucionale. Denoncimi i një qytetari në rrjetet sociale, sipas familjarit Bedri Ajdari, përputhet plotësisht me dyshimet e tyre dhe me faktet që kanë parë vetë të akuzuarit dhe familjarët e tyre. Ata thonë se i gjithë hetimi është zhvilluar jashtë hapësirave të policisë, ndërsa zyrtarët që kishin kompetencë mbi këtë rast as që ishin të informuar. “Hetimi është bërë paralel, atë natë ka qenë tjetër gjykatës që ka qenë hetues kujdestar,  mirëpo është ndërruar me një tjetër dhe ka shku hetimi ashtu…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e OSBE-së për liri të medieve Dunja Mijatoviq ka kërkuar nga autoritet në Maqedoni që të garantojnë sigurinë e gazetarit Borjan Jovanovski, i cili të enjten u sulmua në një restorant në Shkup. “Kjo është një sjellje e papranueshme. Edhe një tentim i paturpshëm për të heshtur gazetarin e guximshëm Borjan Jovanoski. Institucionet përgjegjëse duhet të kujdesen për sigurinë e tij”, ka shkruar sot Mijatoviq në profilin e saj në rrjetin social twitter, përcjell SHENJA. Më parë Mijatoviq ka dënuar sulmet e shpeshta ndaj gazetarëve në Shkup. “Gazetarët duhet të punojnë punën e tyre në mjedis të lirë dhe…

Lexo më Shumë

Fëmijët e çerdhes së djegur të Shuto Orizares “8 Prilli” do të zhvendosen përkohësisht në shkollën e mesme të kësaj komune, derisa të ndërtohet objekt tërësisht i ri për Çerdhen. Kështu deklaroi për TV SHENJA drejtoresha Songjul Shaban Ahmet, sipas së cilës, kjo alternativë vlen edhe për fëmijët tjerë nga rruga që janë strehuar në këtë çerdhe. “Për momentin ka vendim me të cilin ato fëmijë do të strehohen në shkollën e mesme në Shuto Orizarë, pjesa përdhesë e së cilës lirohet në tërësi, për çka presim që së paku dhjetë ditë të adaptohet hapësira për moshën e fëmijëve tanë,…

Lexo më Shumë

Prezencë e zgjeruar e korrupsionit,  pengim i punës së Prokurorisë Speciale Publike dhe kufizim i lirisë së mediave  janë vetëm disa nga  vërejtjet në raportin më të ri të Stejt Departamentit për gjendjen në Maqedoni. Në raport, poashtu theksohet edhe se sistemin gjyqësor në Maqedoni e karakterizojnë përzierje politike, joefikasitet, favorizim të personave që janë mirë të pozicionuar, procese të prolonguara, shkelje të së drejtës në gjykime, si dhe se, në të gjitha sferat publike ka mangësi të mëdha. “Janë paraqitur edhe malltretime fizike të të paraburgosurve dhe të burgosurve nga ana e policisë dhe rojet e burgut, kushte të…

Lexo më Shumë

Nëse Zoran Zaev është i bindur se Platforma Shqiptare është e pranueshme për qytetarët dhe do t’i sjell dobi Maqedonisë, të pranojë zgjedhje të reja, ku qytetarëve do t’ua ofroj pikërisht këtë Platformë. Kështu kanë thënë sot nga VMRO-DPMNE në komunikatën e tyre, në të cilën, kanë ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tyre, se do të japin përkrahje Zoran Zaevit për të formuar Qeveri, në rast se ky, do të heq dorë nga realizimi i Platformës Shqiptare. “Në zgjedhjet e dhjetorit qytetarët nuk votuan për Platformën nga Tirana. Nëse Zaev nuk është i sigurt në rejtingun e tij dhe përkrahjen,…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa dhe Aleanca Për Shqiptarët ende nuk kanë vendosur nëse do të jenë pjesë e qeverisë me LSDM-së. Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani tha që vendimi i kryesisë së partisë tyre varet nga veprimi i presidentit Ivanov, nëse do të rishqyrtoj vendimin për dhënien e mandatit, partisë e cila siguroi nënshkrimet e 67 deputetëve  në Kuvendin e Maqedonisë. Ndërsa sa i takon qeverisjes së Zevit, Murtezani tha se qeveria mund të formohet edhe pa pjesëmarrjen e Lëvizjes Besa dhe se ato to të bashkëqeverisin vetëm nëse mandatari i ri do ju bëjë ndonjë ofertë për pjesëmarrje në qeveri.…

Lexo më Shumë

[embedded content] 04 March Infrastruktura rrugore në Dibër është shkatërruar thuajse plotësisht. Në gjendje shumë të keqe janë rrugët e rëndësishme për funksionimin e përditshëm të qytetarëve ndërkohë që me plotë gropa është edhe rruga Amdi Lleshi që çon drejt kufirit me Shqipërinë. Situata nuk është ndryshe as në rrugët afër qendrës së qytetit. Si pasojë edhe lëvizja e makinave është rënduar ndjeshëm. Rrugët janë katastrofë. Janë plot me gropa. Kjo është rruga Zeqir Çanka, pastaj rruga Ibrahim Kolari. Vetë ne i rregullojmë para dere. Marrim një thes çimento dhe rërë që ti sanojmë – ankohet një qytetar. Autoritetet lokale…

Lexo më Shumë

[embedded content] 04 March Kanë ngecur sërish punimet rreth ndërtimit të rrugës Sllupçan-Bellanoc-Stançiç që lidh Maqedoninë me Kosovën. Thuajse prej dy muajsh nuk është punuar fare për këtë projekt. Ekipi i televizionit Alsat vizitoi vendin ku duhet të kryhen punimet por nuk hasën në asnjë punëtor ose makineri punuese. Nga Komuna e Likovës u arsyetuan se punimet kanë ngecur prej 2 muajsh për shkak të motit të keq.  Punimet janë ndërprerë gati 2 muaj për shkak të kushteve atmosferike, por edhe për arsye subjektive dhe objektive në këtë drejtim, mirëpo me përmirësimin e motit dhe ngritjen e temperaturave si dhe…

Lexo më Shumë