Author: almakos

[embedded content] Pas turit Ballkanik shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini përsëriti qëndrimin e Brukselit se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është ndër prioritetet e gjeneratës aktuale të politikanëve, e jo të atyre të ardhshëm. “Ballkani gjithmonë ka qenë pjesë e Evropës, asnjë barrierë politike nuk do mundet ta ndryshojë këtë”, shtoi Mogerini. Ajo nesër do të raportojë para ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së për situatën në Ballkan përfshirë edhe Maqedoninë. Analistët presin që reagimet e Brukselit të ashpërsohen nëse nuk ka zgjidhje të shpejtë të krizës politike.  Nëse gjendja në Maqedoni përshkallëzohet dhe ndodh dhunë,…

Lexo më Shumë

[embedded content] 05 March Raporti i Departamentit Amerikan të shtetit është shqetësues dhe është koha kur të gjithë duhet të vetdijësohen për ta kthyer vendin në rrugën e duhur. Margarita Nikollovska nga Instituti për të drejtat e njeritu, thotë se është e domosdoshme që urgjentisht të formohet Qeveria e re për të kthyer normalitetin e institucioneve.  I gjithë shteti duhet ta ndryshojë kursin. Të fillohet nga pika ku do të respektohen të drejtat fondamentale, ku do të respektohen më gjerë të drejtat e çdo kujt në shtet dhe respektimi i këtillë duhet të jetë instrument i cili jo vetëm që…

Lexo më Shumë

[embedded content] 05 March BDI-ja akoma nuk e ka konkretizuar planin për hetimet që do të kryej brenda subjektit, për të cilën u vendos në takimin e fundit të kryesinë qendrore të partisë së Ahmetit. Nga kjo parti thonë se Departamenti juridik kërkon mekanizma të mundshme juridike por një nga format është edhe formimi i një institucioni të veçantë me monitorim ndërkombëtar që do të hetojë veprimtarinë e çdo funksionari nga viti 2002 gjer më sot, për çdo keqpërdorim eventual të besimit partiak dhe detyrës zyrtare. Ne do të insistojmë që të gjendet formë juridike, nëse duhet edhe të formohet…

Lexo më Shumë

05 March Partitë politike që përbëjnë mazhorancën, akoma nuk kanë plan për thirrjen e Kuvendit, zgjedhjen e kreut të ri, votimin e qeverisë së re ose shpalljen e zgjedhjeve lokale që më së voni duhet të ndodh të hënën. Që pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov ku kreut të LSDM-së ju mohua marrja e mandatit për formimin e kabinetit qeveritar, nga LSDM-ja thonë se zgjidhjen do e kërkojnë përmes Kushtetuetës. Ata kërkojnë që fillimisht të marrin mandatin por nuk përjashtojnë as alternativat tjetër që çojnë drejtë formimit të ekzekutivit. Plan për daljen nga situata nuk kanë as partitë shqiptare. Nga…

Lexo më Shumë

[embedded content] 05 March Çarshia e Vjetër e Shkupit vazhdon të ruajë me fanatizëm traditën zejtare dhe kulturën mikpritëse të popullatës vendase, të trashëguar për breza me radhë. Zejtarët që me punën e tyre e mbajnë gjallë Çarshinë, rrëfejnë me nostalgji kujtimet kur rrugët me kalldërma ishin përplot me vizitorë vendas e të huaj. Ata thonë se prania e vizitorëve ka rënë për shkak të krizës politike, krizës ekonomike dhe asaj të sigurisë në vend. Normalisht kur ka kriza, kur ka protesta edhe turistët pakësohen. Nëse nuk ka siguri, atëherë frikësohen, pse të shkojnë të harxhojnë mjete në një vend…

Lexo më Shumë

[embedded content] 05 March Për autoritet e Maqedonisë, Shqipëria edhe më tej mbetet Republika Popullore e Shqipërisë. Në vendkalimin kufitar Shën Naum, disa tabela rrugore ende nuk janë ndërruar dhe mbajnë mbishkrimet e kohës së komunizmit. Pavarësisht se Alsat M që para një viti njoftoi për një situatë të tillë, institucionet kompetente nuk kanë denjuar ende të përmirësojnë gabimin. Punonjësit turistik thonë se mbishkrimet e tilla iu duken qesharake edhe turistëve që vizitojnë këtë rajon. Me siguri janë harruar dhe me protokoll nuk janë ndërruar. Duhet të ndërrohen, të gjithë e dimë se duhet të ndërrohen si respekt ndaj shtetit…

Lexo më Shumë

05 March Një person i panjohur, me maskë në fytyrë, sot herët në mëngjes në orën 3:20 minuta me kanosje me pistoletë ka grabitur pompën e benzinës së “Makpetrolit” , në rrugën “Kemla Sejfula” në Shkup ku nga i punësuari ka marrë qarkullimin ditor të parave dhe më pas është larguar. Siç informon MPB-ja, merren masa për zbulimin dhe gjetjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të veprës penale.

Lexo më Shumë

Është lokalizuar zjarri që shpërtheu në një fast-food në konviktin e studentëve “Stiv Naumov” në afërsi të Fakultetit të Kimisë në Shkup, informoi komandanti i brigadës zjarrfikëse në qytetin e Shkupit, Xvonko Tomeski. “Menjëherë pas shpërthimit të zjarrit ekipi i Brigadës zjarrfikëse i përbërë nga një automjet dhe pesë zjarrfikës dolën në terren dhe për një kohë të shkurtër e lokalizuan zjarrin”, deklaroi Tomeski për MIA-n. Ai theksoi se ekipe të Brigadës zjarrfikëse sot intervenuan në pesë lakacione në qytet. Tashmë është shuar zjarri në një banesë në katin e parë në Gjorçe Petrov, ndërsa momentalisht ende janë aktive zjarret…

Lexo më Shumë

Mënyra e vetme për tu forcuar unitariteti i shtetit është nëpërmjet konceptit të një shoqërie me të drejta dhe obligime të njëjta për të gjithë, ndërsa ky koncept tani më ka fituar, kanë thënë sot nga LSDM, përcjell SHENJA. “Koncepti i VMRO-së për përçarje humbi më 11 dhjetor! Kërkesa për zgjedhje të reja është vetëm një tentim për zgjatje të krizës politike dhe bartjes së përgjegjësisë për krimet dhe keqpërdorimet. Kjo nuk do të ndodhë! Qytetarët, qartë votuan për jetë kualitative për të gjithë, arsimim kualitativ dhe shëndetësi për të  gjithë, për drejtësi për të gjithë, për shtet në shërbim…

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së BDI-së, ku u vendos që të kërkohet nga presidenti Gjorge Ivanov që ta tërheqë vendimin e tij antikushtetues si dhe që BDI-ja të bëhet pjesë e shumicës kushtetuese parlamentare për të formuar qeverinë e re reformiste, kohezive dhe integruese të Maqedonisë, u diskutua edhe për nevojën për reformim transparent të të gjitha niveleve dhe strukturave të BDI-së. “Që nga themelimi i vet, si pasardhëse e UÇKsë, e gjer më sot, BDI dhe Ali Ahmeti kanë ngadhnjyer në çdo garë zgjedhore duke marrë besimin dhe përgjegjësinë nga shumica absolute e shqiptarëve në vend. Besimi…

Lexo më Shumë

05 March Shtyrja e zgjedhjeve lokale do të shkaktonte kaos në komuna dhe do t’i jepte goditje të fuqishme ekonomisë së vendit. Autoritet kompetente për momentin nuk zbardhin se si do të funksiononte vetëqeverisja lokale dhe nëse kryetarëve dhe këshilltarëve aktual në komuna u skadon mandati përpara se të zgjidhen pasardhësit e tyre. Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Koce Trajanovski theksoi se do të kërkojë mendim nga institucionet kompetente, meqë ligji për vetëqeverisje lokale nuk parashikon një situatë të këtillë.  Duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për post publik në një situatë të tillë do të…

Lexo më Shumë

05 March BDI-ja dhe kuadrot e saj në krye të komunave shqiptare nuk janë të interesuar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Nënkryetarja e integristëve që drejton Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, deklaroi se BDI-ja kërkon respektimin e afatit ligjor që zgjedhjet do të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj.   Në mbledhjen e fundit të kryesisë ne diskutuam edhe në këtë temë dhe qëndrimi jonë është që zgjedhjet të mbahen në fundin e gjysmës së parë të majit sepse konsiderojmë se edhe ashtu kemi një zgjatje të vogël të mandatit të kryetarëve të komunave. Me qenë se komunat…

Lexo më Shumë