Author: almakos

< Pikat nga Platforma të cilat janë pranuar nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM-së nën shantazhin për të formuar Qeveri të Tiranës në Republikën e Maqedonisë, kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit, vlerëson VMRO-DPMNE dhe sërish i ofron Zaevit mbështetje për qeveri nëse e hedhë poshtë “Platformën e Tiranës”. “Në zgjedhjet të cilat kaluan, qytetarët votuan për VMRO-DPMNE-në, e jo për Platformën e Tiranës. Është e palejueshme që Platforma e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Ajo Qeveri do të ishte Qeveri e Tiranës. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem…

Lexo më Shumë

LSDM sot përmes një kumtese thekson se Kushtetuta siguron zgjidhje shumë të qarta për dalje nga kriza politike, duke cekur se presidenti Gjorge Ivanov duhet t’ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Sipas LSDM-së, “lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk është më i rëndësishëm se Kushtetuta dhe është e papranueshme dhe e palejueshme të nxitë ndarje në Maqedoni dhe të përdorë dhunë vetëm sepse qytetarët zgjodhën ndryshime, ndërkaq ai e humbi pushtetin”. “Është e palejueshme edhe nga ana e Ivnaovit, që vetëm për ta shpëtuar Gruevskin, ta shkelë Kushtetutën dhe ta…

Lexo më Shumë

Kryetarja e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi shprehi kënaqësinë e veçantë që priti në takim ambasadorin e BE-së në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar, si dhe ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, z. Milan Jazbec. Gjatë takimit me të pranishmit u bisedua për programe zhvillimore dhe bashkëpunim konkret midis komunës së Tetovës dhe këtyre përfaqësive diplomatike, me ç’rast, znj. Arifi shprehi falenderimin e saj për mbështetjen e tyre të pakursyer për komunën dhe qytetarët e saj. Ajo në veçanti falenderoi ambasadorin Zhbogar për përkrahjen në projektin më të madh që komuna e Tetovës ka arritur gjer më tani, i…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuell Zhbogar ka thënë se mesazhin që ka dërguar përfaqësuesja e lartë për politik të jashtme Federika Mogerini në Shkup ka qenë mjaft ii qartë dhe “më e rëndësishme se çfarë mendon ai”. “Ajo ishte shumë e qartë në mesazhin e saj dhe hapat që duhet të ndërmerren.  Sot kanë takimi ministrat e punëve të jashtme të BE-së, ku Mogerini do të brifojë për udhëtimin që ka pasur në Shkup dhe rajon. Do të jetë e rëndësishme se çfarë mesazhe do të dalin nga ai takim. Për informatën e juaj të enjten do të kenë…

Lexo më Shumë

Pikat nga Platforma të cilat janë pranuar nga ana e Zoran Zaevit dhe LSDM-së nën shantazhin për të formuar Qeveri të Tiranës në Maqedoni, kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, të cilët sërish i ofruan Zaevit mbështetje për Qeveri, nëse e hedhë poshtë “Platformën e Tiranës”. “Në zgjedhjet të cilat kaluan, qytetarët votuan për VMRO-DPMNE-në, e jo për Platformën e Tiranës. Është e palejueshme që Platforma e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë. Ajo Qeveri do të ishte Qeveri e Tiranës. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem…

Lexo më Shumë

06 March Në rajonin e Shkupit gjatë tre ditëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 34 aksidente rrugore, prej të cilave të shtunën në një aksident lëndime të rënda ka marrë një çiklist, ndërsa dje në dy raste më rëndë janë lënduar një këmbësor dhe një shofer i një mopedi. Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur nëntë aksidente rrugore, prej të cilave katër janë me pasoja dëme materiale, ndërsa në tre raste lëndime të lehta kanë marrë tetë persona. Kanë ndodhur edhe dy aksidente në të cilat lëndime të rënda kanë marrë një këmbësor dhe një shofer i një…

Lexo më Shumë

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestën e mbrëmshme në kryeqytetin Bukuresht në Rumani, kundër qeverisë dhe në mbështetje të autoriteteve në luftën kundër korrupsionit në këtë vend. Mbrëmë demonstruesit janë tubuar në Sheshin e Fitores, afër ndërtesave qeveritare, duke i valvitur flamujt rumunë dhe amerikanë. Ata kanë brohoritur “ne dëshirojmë drejtësi, e jo korrupsion”. Mediat lokale kanë vlerësuar se në protestë kanë marrë pjesë 10 mijë vetë. Ata, po ashtu, kanë shprehur mbështetje për Drejtoratin Kombëtar Anti-korrupsion, i cili ishte kritikuar nga Gjykata Supreme, pasi kishte filluar hetime ndaj Ministrisë së Drejtësisë. Prej fundit të muajit janar të këtij…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka kapacitet për tu përballur me sfidat nëse përkrahet me integrim të besueshëm euroatlantik. Mogerini duke ardhur në takimin e Këshillit të ministrave për punë të jashtme të BE-së, ka paralajmëruar se Ballkani Perëndimor do të jetë temë e rëndësishme në bisedimet e sotshme në Bruksel. “Do t’i njoftoj ministrat, dhe më pas gjatë javës edhe kryeministrat për gjendjen e cila është përplot me tensione dhe e cila është ekspozuar ndaj sfidave të brendshme, rajonale por edhe globale. Por ajo është rajon…

Lexo më Shumë

06 March Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar dhe ambasadori slloven Milan Jazbec sot do ta vizitojnë Tetovën si pjesë të fushatës “BE-ja për ju”. Ambasadorët do të vizitojnë disa projekte të financuara nga BE-ja dhe do të takohen me përfaqësues të shoqërisë qytetare, të cilët merren me çështje të mbrojtjes së ambientit të jetesës.Fushata “BE-ja për ju” filloi më 27 janar të këtij viti në Kërçovë, me qëllim që të ngritët vetëdija dhe të informohet opinioni për ndihmën e BE-së në vend. Fokusi është ambienti i jetesës, ndërsa udhëtohet nëpër tërë vendin, ku BE-ja jep përkrahje…

Lexo më Shumë

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel do ta shqyrtojnë situatën në Republikën e Maqedonisë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe do të sjellin konkluzione, të cilat pastaj shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së do t’i miratojnë në Samitin e Këshillit Evropian këtë të enjte. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, sot pasdite do t’i informojë shefat e diplomacive të vendeve të BE-së për situatën në Ballkanin Perëndimor pas vizitës së saj në shtetet e rajonit javën e kaluar. Këshilli i sotëm…

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme Maqedonia do të jetë nën ndikimin e lagështisë të cilat do të paraqiten me mot të vrenjtur dhe me shi të intensitetit të ndryshueshëm.Në vendet e larta malore do të ketë dhe reshje të borës. Reshje më të mëdha pritet të ketë të mërkurën në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit. Gjithashtu do të fryn një erë e ftohtë veriore e cila do të ndikon në uljen e temperaturave ditore.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i ka komentuar ndodhitë e fundit brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, ku janë paralajmëruar reforma dhe hetime për të zbuluar funksionarët e korruptuar. Ibrahimi pyet nëse me këtë, BDI po dëshmon edhe vetë se ata deri tani kanë toleruar krimin brenda tyre. Ja edhe postimi i tij i plotë: “Lexova se BDI (Bashkimi Demokratik i Interesave) paska mbajtur mbledhje dhe paskan vendosur që tash e tutje ta reformojnë partinë dhe, madje, të mundësojnë të zhvillohen hetime të pavarura ndaj çdo funksionari të partisë, që ashtu të mund të dalë në shesh pastërtia e kësaj…

Lexo më Shumë