Author: almakos

Dita Evropiane e fëmijëve me pengesa në të folur dhe dëgjim e gjen vendin tonë me probleme të shumta në këtë sferë. Genc Taravari, logoped i diplomuar që prej vitit 2014 ende nuk është punësuar, pavarësisht se nevoja për logoped shqiptarë si nëpër spitale ashtu dhe nëpër institucione arsimore, është tepër e madhe. Ai thotë se shumë herë ka kërkuar që të punësohet por pavarësisht nevojës për këtë profesion, asnjëherë kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.  Për fat të keq këtu në Maqedoni nuk mbrohen të drejtat e fëmijëve shqiptarë , diskriminohen me njëfarë mënyre sepse nuk rehabilitohen në…

Lexo më Shumë

Gjatë protestës kundër ndryshimeve në sistemin arsimor në Greqi, u sulmua ndërtesa e parlamentit me koktej molotovi, raporton Anadolu Agency (AA). Në protestën e nxënësve në sheshin Sintagma në kryeqytetin Athinë, kundër ndryshimit të sistemit arsimor, një grup i maskuar ka hedhur koktej molotovi në kopshtin e parlamentit. Grupi i cili hodhi koktej molotovi u largua nga vendngjarja, ndërsa policia nuk bëri ndërhyrje, ndërsa nga incidenti nuk kishte të plagosur. Në protestën ku morën pjesë rreth 500 persona, u protestua kundër bashkimit të shkollave, shpenzimeve arsimore dhe largimit nga puna të disa mësuesve. Protestuesit mbanin parulla me mbishkrime “Mos i…

Lexo më Shumë

Gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur ndodhin fatkeqësi natyrore ose epidemi, vendimin e merr Kuvendi e jo presidenti. Duke iu referuar nenit 125 të Kushtetutës së Maqedonisë, profesori universitar Temelko Ristevski konsideron se Ivanovi nuk ka hapësirë për “skenarë” tjerë dhe konsideron se ka ardhur koha që mandatin t’ia jap partisë e cila ka arritur të sigurojë shumicën. Presidenti nuk ka bazë ligjore për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Për shkak të protestave, çfarëdo që të jenë ato, nuk mund të përcaktohet gjendje e jashtëzakonshme në Republikë. Mund të pritet pengimi fizik i Kuvendit për t’u thirrur, në kuptim të bllokimit…

Lexo më Shumë

06 March Sonte skadon afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale, gjë që sipas Kodit Zgjedhor është kompetencë ekskluzive e kryetarit të Kuvendit. Meqë Kuvendi tashmë dy muaj nuk ka kryetar, shpallja  eventuale ose shtyrja e zgjedhjeve lokale do të ishte e mundur vetëm në rast se formohet shumicë formale që do ta zgjedh kryetarin e Kuvendit para mesnate. As BDI e as LSDM nuk kanë një strategji se si do të menaxhojnë me këtë situatë. Teuta Arifi nga BDI-ja konfirmoi se zgjedhjet lokale do të shtyhen, por pa precizuar se çfarë planifikon BDI-ja të bëjë në këtë rast.  Gjithsesi se…

Lexo më Shumë

Partitë politike nuk ndërmarrin asnjë hap në drejtim të zgjidhjes së ngërçit politik. Edhe më tej, partitë që kanë formuar shumicën parlamentare të kryesuara nga LSDM-ja vazhdojnë të pretendojnë se do të kërkojnë zgjidhje në kuadër të Kushtetutës, gjegjësisht do të presin zyrtarisht emërimin e Zoran Zaevit mandatar për formimin e Qeverisë së re. Kushtetuta siguron zgjidhje shumë të qarta për dalje nga kriza politike. Gjorge Ivanov duhet t’ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e Qeverisë së re. Është e pa pranueshme edhe nga ana e Ivanovit, që vetëm për të shpëtuar Gruevskin nga përgjegjësia për…

Lexo më Shumë

Gjendja e sigurisë në Maqedoni është në nivel të lartë dhe është stabile. Ne si Armatë dhe institucionet tjera po e ndjekim me vëmendje situatën e sigurisë dhe jemi të gatshëm të reagojmë në mënyrë të duhur”, ka deklaruar sot ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski. Jolevski ka shtuar se në 10 vitet e ardhshme Qeveria e Maqedonisë do të investoj në modernizimin e Armatës së Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme pranoi vetëm një ankesë të gjykatësit për orarin e ri dhe risistemimin e gjykatësve nga njësia në njësi në gjykatën më të lartë në vend. Praktikisht orari mbetet i njëjtë. Gjykata Supreme në seancë të mbyllur refuzoi edhe ankesën për risistemimin edhe të gjykatëses Lidija Nedellkova, ish kryetare e kësaj gjykate. Ndryshimet që hynë në fuqi më 1 mars janë në sektorët më të rëndësishëm. U.d. kryetare e Gjykatës Supreme, Snezhana Bajllozova, si gjykatës për raste civile, do të jetë kryetare e Këshillit Penal, funksion ky të cilin e ushtronte Lidija Nedellkova. Një pjesë e kolegëve të Bajllozovës…

Lexo më Shumë

Rusia duhet të ndaloj përzierjen e saj në çështjet e vendeve tjera, posaçërisht të vendeve të Ballkanit dhe në Ukrainë, për shkak se në të kundërtën nuk do të ketë asnjë mundësi për një fillim të ri me Perëndimin, ka thënë sot ministri i punëve të jashtme të Britanisë-Boris Xhonson. “Të jemi preciz, Rusia nuk ka qëllime të mira. Ajo është përfshirë në cyber luftën, në minimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shihni çfarë ndodhë në Mal të Zi, e të mos flasim në Ukrainë. Ata duhet të ndryshojnë dhe të tregojnë se përsëri mund të ju besohet”, ka thënë…

Lexo më Shumë

06 March Nga viti i ardhshëm kapacitetet industriale që lëshojnë substanca të rrezikshme do të kontrollohen më shumë. Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me ekspertë të huaj për vitin 2018 paralajmëroi një ligj të ri për të kontrolluar lëshimin e gazrave nga objektet industriale.  Për sa i përket asaj se sa ligji i ri do të jetë më i ndryshëm nga ai aktual, varet nga vetë sektori industrial, në ndonjë sektor do të ketë ndryshime më të mëdha në aspektin e asaj sa të ashpra do të jenë sasitë maksimale të lejuara, ose përqendrimet e emisioneve të lëshuara në ajër…

Lexo më Shumë

Gruevski dhe sëra e tij e kanë demonizuar aq shumë çështjen e dygjuhësisë në Maqedoni, a thua se vërtet këtij shteti do i vjen fundi nga kjo. Por e kaluara, jo dhe aq e largët, tregon se kjo, pra dygjuhësia ka qenë diçka e zakonshme. Si dëshmi për këtë, tesheshi.com ka siguruar një dokument të kadastrës së Shkupit, që daton nga viti 1955, kur Maqedonia ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste, e që quhej Republika Popullore e Maqedonisë. Në këtë dokument nga ana e majtë shkruhej maqedonisht, nga ana e djathtë shqip. Publikimi i këtij dokumenti vjen si rrjedhojë e situatës…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Partisë Radikale të Serbisë ia kanë dorëzuar sot Komisionit zgjedhor afër 14 mijë nënshkrime me të cilët kanë përkrahur kandidaturën e Vojislav Sheshelit për kryetar të Serbisë, transmeton Koha.net. Radikalët serbë kanë theksuar se Sheshel ka “alternativa ndaj kandidatëve properëndimorë Vuçiq, Jeremiq e Jankoviq”, përcjell FoNet. Ata janë të bindur se në rundin e parë të zgjedhjeve nuk do të ketë fitues dhe se do të zhvillohet një luftë e madhe politike ndërmjet Vuçiqit e Sheshelit. Partia radikale serbe angazhohet haptas kundër BE-së dhe pro Rusisë. Zgjedhjet presidenciale të Serbisë mbahen më 2 prill.

Lexo më Shumë

LSDM sot përmes një kumtese thekson se Kushtetuta siguron zgjidhje shumë të qarta për dalje nga kriza politike, duke cekur se presidenti Gjorge Ivanov duhet t’ia japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Sipas LSDM-së, “lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk është më i rëndësishëm se Kushtetuta dhe është e papranueshme dhe e palejueshme të nxitë ndarje në Maqedoni dhe të përdorë dhunë vetëm sepse qytetarët zgjodhën ndryshime, ndërkaq ai e humbi pushtetin”. “Është e palejueshme edhe nga ana e Ivanovit, që vetëm për ta shpëtuar Gruevskin, ta shkelë Kushtetutën dhe ta…

Lexo më Shumë