08 June Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, të hënën më 12 qershor do të shkojë në selinë e NATO-së Në Bruksel. Kryeministri Zoran Zaev, të hënën do të takohet me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, eurokomisionerin për zgjerim, Johanes Han, dhe me sekretarin e përgjithshëm, Jens. Sipas njoftimeve të Aleancës, në takim me sekretarin e organizatës më të madhe ushtarako-politike, Zaev do të jetë i shoqëruar nga ministrja e re e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, si dhe nga shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov ku dhe do të informohen me detyrat që duhet të ndërmarrë Maqedonia…
Author: almakos
Ka vazhduar edhe sot karvani i Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” me shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore për familjet në nevojë. Në kuadër të 5000 pakove që do të shpërndahen në Republikën e Maqedonisë, sot rreth 300 familje në nevojë, jetimë dhe skamnorë, përfituan nga aksioni i organizatën “Merhamet”. Aksioni i cili përkrahet nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Fondacioni Humanitar IHH nga Turqia dhe organizata ndërkombëtare VEFA nga Gjermania do të vazhdojë deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa në kuadër të projektit janë paraparë që të organizohen edhe disa iftare. “Aksioni ka filluar nga Kumanova, Shkupi,…
08 June LSDM-ja ka suspenduar dhe ka larguar nga puna policë profesionistë duke bërë partizim brutal të institucioneve dhe duke lënë hapësirë për të dëgjueshmit e partisë, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së për vendimin e MPB-së. Partia e Gruevskit e quan dyfytyrësi veprimin e ministrit të brendshëm Oliver Spasovski i cili, sipas tyre, nuk ka suspenduar asnjë të punësuar të policisë që gjatë vitit të kaluar ka ndihmuar në shkatërrimin e zyrës së Presidentit Gjorge Ivanov. “Prokuroria Publike nuk guxon të nënshtrohet ndaj presioneve dhe kërcënimeve të LSD-së dhe duhet të vazhdojë të veprojë në mënyrë profesionale. Kërkesat e Zaevit…
Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Johannes Hahn, sot në Beograd tha se krijimi i një zone të vetme ekonomike në Ballkanin Perëndimor është ide fantastike, e cila shpreh nevojën për bashkëpunim rajonal, raporton AA. Ai tha se rajoni ka nevojë që të ecë “një hap më tej në integrimin evropian”, dhe se krijimi i një tregu të vetëm në të cilin do të merrnin pjesë vendet e dikurshme të ish-Jugosllavisë, si dhe Shqipëria dhe Kosova, paraqet përgatitje të rajonit për BE. Hahn tha se 20 milion njerëz është një treg shumë tërheqës për investime, që mund të…
Ashtu si para dy viteve edhe kësaj radhe në Poroj përsëritet gabimi i njejtë. Pas vërshimeve të fundit që kapluan këtë fshat, Komuna dhe Qeveria janë përqendruar vetëm në sanimin e dëmit, por jo edhe në zgjidhjen përfundimtare të problemit. Makineria e rëndë kishte arritur të pastrojë dhe lirojë shtëpitë e bllokuara, është sanuar sistemi i ujësjellësit, por uji ende nuk mund të pihet. Kryetari i bashkësisë lokale thotë për televizionin Shenja se veprimet që po ndërmerren nuk paraqesin zgjidhje të problemit, por vetëm sanohen pasojat. Ai paralajmëron se rreziku për përsëritje të vërshimeve me pasoja edhe më të rënda…
Akademiku Abdylmenaf Bexheti i përshkroi si kataklizmë fiskale fjalët e kryeministrit Zoran Zaev se Maqedonia ka një miliardë euro borxh më shumë se sa është paraqitur në publik deri më tani. Bexheti për TV SHENJA tha se njohësit e politikave buxhetore dhe fiskale kanë pritur të ketë borxh publik më të madh se sa ai që është raportuar, por jo edhe në këto përmasa për të cilat foli kryeministri Zaev, duke shtuar se edhe borxhi i raportuar, është vlerësuar si i lartë për Maqedoninë. “Ju e dini se të gjitha analizat dhe ekspertizat kanë shkuar andej se kemi thënë që…
39 institucione shtetërore kanë qenë subjekt i revizionit për rregullsi, të kryer nga Enti Shtetëror për Revizion në vitin 2016. Sipas raportit të këtij enti, vetëm 8 prej këtyre institucionevee i janë përgjigjur pyetësorit ku janë pyetur për përvojën dhe bashkëpunimin me entin në fjalë. Në këtë raport po ashtu thuhet se ata nuk kanë marrë akoma përgjigje për raportet e revizioneve që i kanë dorëzuar Prokurorisë Themelore.“Enti Shtetëror për revizion i ka dorëzuar 7 raporte të revizionit Prokurorisë Themelore, për të cilat akoma nuk është nuk kanë marrë përgjigje. Komuna Koçan, Ministria e Ekonomisë, NP Rrugët e Maqedonisë dhe…
Zyra Evropiane për luftë kundër korrupsionit (OLAF), ka dënuar kompaninë greke “Aktor” me 50 milionë euro për shkak të mashtrimeve dhe shpërlarjes së parave gjatë ndërtimit të autostradës Demir Kapi- Smokvicë, shkruajnë gazetat greke “Prototema” dhe “Katimerini”. Rasti është hetuar pas dëshmive që ka grumbulluar agjencioni evropian. Kompania ndërtimore greke në vitin 2012 ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës në gjatësi prej 28 kilometra. Emri “Aktor” u bë i njohur në vitin 2014 kur LSDM ka akuzuar se nga llogaritë bankare të Maqedonisë në mënyrë joligjore janë nxjerrë 3.5 milionë euro. LSDM ka prezantuar edhe dokumente dhe pohonte se…
08 June Qeveria e re si sfidë serioze para vetes ka procesin e vështirë dhe afatgjatë për departizimin e institucioneve dhe përmirësimin e sundimit të së drejtës, vlerësojnë akademikët dhe profesorët në vend. Për profesoreshën Besa Arifi, hapi i parë duhet të jetë vendosja para përgjegjësisë e të gjithë personave që paraprakisht në institucione kanë kryer vepra penale dhe abuzim të detyrës. Edhe pse departizimi nuk mund të ndodhë shpejt, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të veprohet menjëherë, konsideron kryetari i Akademisë së Shkencave, Taki Fiti. Ai konsideron se qeveria duhet të veprojë në tre drejtime, në…
Këshilli i Prokurorëve Publik e ka pranuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e Marko Zvërlevskit nga posti i kryeprokurorit të shtetit. Kryetari I Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, I cili një ditë më parëe quajti Zvërlevskin si prokuror të shkëlqyer tha se propozimi është pranuar dhe javën që vjen do te shqyrtohet propozimi në seancë ku anëtarët do të duhet që të deklarohen për këtë çështje. Këshilli ka afat prej 15 ditësh për t’u deklaruar në lidhje me këtë propozim, nëse është për ose kundër, duke arsyetuar qëndrimin përfundimtar.Më pas është kuvendi ai që vendos për shkarkimin e kryeprokurorit.
08 June Sindikata e Punëtorëve të Organeve Gjyqësore (SPOGJ) shtroi kërkesat kryesore të tyre para ministrit të ri të administratës, Damjan Mançevski. Bëhet fjalë për ndryshime në ligjin për nëpunës administrativ, firmosjen e marrëveshjes kolektive si dhe ndryshimin e orarit të punës. Për ne është më e rëndësishme që të kthehet orari i punës prej orës 07:00 ose 07:30 minuta. Të ketë orar fleksibël pune. Fillimi i orarit të jetë ora 07:00 e mëngjesit dhe të jetë fleksibël deri në orën 08:00. Në ligjin për nëpunës administrativ kemi më shumë vërejtje. Këtu është e drejta e shpërblimit dhe e drejta…
08 June Këshilli i Prokurorëve Publik ka pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski dhe në lidhje me atë pritet të vendosë gjatë javës së ardhshme. Qeveria në mbledhjen e fundit propozoi shkarkimin e Zvërlveskit i cili sipas kryeministrit Zoran Zaev ka ndikuar në shkatërrimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Megjithatë vetë kreu i Këshillit të Prokurorëve Publik Petar Anevsk një ditë më parëtha se Zvërlevski është perfekt dhe se puna e tij është profesionale. Zvërlevski deri më tani nuk u është përgjigjur thirrjeve për dorëheqje. Në rast të shkarkimit të Zvërlevskit,…

