Author: almakos

Ambasadori i SHBA Jess Baily ka bërë sot promovimin e pllakës përkujtimore për Luftën e Parë Botërore në Parkun Nacional Pelister, raporton SHENJA. Pllaka e re ka për qëllim të vë në pah rolin e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni dhe në Ballkan gjatë Luftës së Parë Botërore. Ambasadori Bejli gjatë fjalimit të tij tha se lufta e parë botërorë shënohet për të përkujtuar viktimat e kësaj lufte. Por, sot kjo ditë shënohet nëpërmjet aktiviteteve qe kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ai rikujtoi sakrificën e qytetarëve amerikanë që kanë bërë gjatë kësaj lufte për të parandaluar dhunën…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se Maqedonia duhet të tregohet neutrale gjatë votimit “për” ose kundër pranimit të Kosovës në UNESKO, një pjesë e analistëve mendojnë se kjo mund të ndryshojë. Analisti Blerim Reka mendon se prapëseprapë për shkak të përbërjes së kabinetit të qeverisë, dhe votave të shqiptarëve, qeveria e re nuk do ta problematizojë kyçjen e Kosovës në institucionet relevante ndërkombëtare. Kur e them këtë bindjen time e bazoj në tri fakte që nuk mund të injorohen assesi. Fakti i parë është që nuk mund të injorohet vullneti politik i 25%-shit të popullatës së këtij vendi,…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja ka reaguar ndaj iniciativës për reforma në VMRO,  duke i quajtur anëtarët e revoltuar si persona lukrativ që vetëm kanë për qëllim pozicionet. Ata kanë thënë se në VMRO-DPMNE ka demokraci në vendimmarrje brenda dhe thanë se statuti i tyre është shumë modern. Sipas kësaj partie, VMRO DPMNE ka dëshmuar se nuk hyn në koalicionet të dëmshme për shtetin vetë për të ardhur në Qeveri. “Statusi i VMRO-DPMNE-së është i njëjti sipas të cilit reformatorët e vetëshpallur janë zgjedhur në të kaluarën në pozicionet e fundit në komisionet dhe selinë komunale të partisë, ndërsa disa prej tyre të…

Lexo më Shumë

09 June Ekspertët vlerësojnë se raporti i Grupit të punës pranë MPB-së për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend duhet të zbardhet dhe opinioni të mësojë sa më shumë për veprimet e strukturave të MPB-së gjatë natës së përgjakshme. Raporti i publikuar ditë më parë vërtetoi ndikimin politik brenda MPB-së por ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se të dhënat janë të klasifikuara. Profesori Bashkim Selamni konsideron se hetimi duhet zgjeruar edhe në instanca më të larta shtetërore. Grupi thotë se mënyra e Çavkovit ka qenë e paqartë në lëvizje dhe funksionimin e tij. Po cilat kanë qenë ato paqartësi?!…

Lexo më Shumë

09 June Partitë qeveritare akoma nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth ndarjes së eshalonit të dytë dhe të tretë. Burimet e televizionit Alsat M shpjegojnë se kryeministri Zoran Zaev, për partitë shqiptare BDI dhe Aleanca për shqiptarët ka ofruar 6 poste të zëvendësministrave dhe po aq të sekretarëve shtetërore. Përderisa debati i grupeve të punës është fokusuar se në cilat dikastere të marrin zëvendësministra dhe sekretar shtetëror shqiptarët, ekziston edhe një debat brenda dy partive shqiptare se cilës partie, sa poste t’i takojnë. Alsat mëson se Aleanca për shqiptarët ka këmbëngulur që postet të ndahen 3 me 3 mes…

Lexo më Shumë

Bisedimet për emërimin e zv/ministrave dhe drejtorëve të institucioneve publike që janë në kuadër të Qeverisë, vazhdojnë në mënyrë intensive. Nga burime partiake që janë pjesë e këtyre bisedimeve, thonë se ndërmjet përfaqësuesve politik në grupet e punës të cilat merren me këto çështje, ka përafrime të qëndrimeve,  megjithatë, sipas të njejtave burime, akoma nuk ka emra konkret se kujt do t’i takojnë këto poste. Takimet e grupeve të punës zhvillohen larg syve të opinionit dhe siç thonë nga partitë, në momentin që do të ketë diçka konkrete, ata do ta informojnë menjëherë opinionin. /SHENJA/

Lexo më Shumë

09 June Me qeverinë e re, në sipërfaqe dolën edhe problemet në bujqësi. Shoqatat bujqësore që heshtnin gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, në takimin e parë me ministrin e bujqësisë, Lupço Nikolovski u ankuan se me vite pësojnë humbje, produktet i shesin nën çmimin prodhues, ndërsa për shkak të kushteve të motit ky vit do të ketë rendiment katastrofale, ndërsa gjithashtu nuk do të ketë as drithë vendor. Ata gjithashtu kërkojnë ndërmjetësim nga qeveria që bankat t’ua shtyjnë pagesën e kredive të mara për makineri. Një pjesë e bujqve kërkojnë që qeveria e re të mos lejojë që gruri të blihet…

Lexo më Shumë

09 June Katica Janeva paralajmëroi se do të hapë të paktën 15 raste të reja hetimi deri në fund të muajit kur përfundon edhe afati që Prokuroria speciale për ngritjen e aktakuzave. Lëndët që janë në fazë më të hershme, tani për tani nuk planifikon t’ia japin prokurorisë së rregullt, edhe pse pas qershorit, Specialja nuk do ketë mundësi për të ngritur aktakuza.  Ne do të vazhdojmë të punojmë në këto materiale pasi mandati jonë është pesë vite. Ne do të vazhdojmë të punojmë në procedurë parahetimore ose të hapim hetime. Lidhur me aktakuzat dhe nenin 22 nga ligji jonë,…

Lexo më Shumë

Mile Janakievski ishte poashtu në PSP për tu deklaruar lidhur me një kontratë të nënshkruar në kohën kur ka qenë ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Janakievski nuk e lëshoi mundësinë për të sulmuar PSP-në duke e quajtur si filial të LSDM-së. “Sot ka vazhduar hajka politike kundër VMRO DPMNE-së të cilën po  e zhvillon LSDM-ja së bashku me Prokurorinë Speciale. Isha i thirrur në Prokurorinë Speciale pasi që kam vendosur nënshkrim në një marrëveshje. PSP duhet të nisë hetime kundër funksionarëve të LSDM-së për të dëshmuar se është objektive”, ka thënë Janakievski.

Lexo më Shumë

09 June Banorët e zonës së përmbytur të Porojit kërkojnë që institucionet përveç në pastrimin e rrugës të angazhohen edhe në parandalimin e rasteve të shpeshta të vërshimeve. Sipas tyre, parandalimi është i mundshëm nëse ndërhyhet për sanimin e pjesës së quajtur uji i shpejtë, që të mos flenë me ankth pas çdo reshje të shiut. “Si e shohim angazhimi i institucioneve relevante ka qen i duhur, dhe po punohet por jo me aq dinamik si duhet se u bë një javë më a rruga ende s’është e hapur. Ja  nga ky fshat dhe kam përjetua gjitha vërshimet, ky mund…

Lexo më Shumë

09 June Shoqatat joqeveritare të cilat dy herë radhazi qëndruan në tenda përpara Kuvendit për të  kërkuar ndryshime ligjore për përmirësimin e jetës së personave me nevoja të posaçme, ftojnë ministrat e fushës përkatëse që të bashkohen me kauzën e tyre. Ata njoftuan se nesër pasdite do të mblidhen përsëri para Kuvendit, për të përsëritur kërkesat e tyre. I bëj thirrje gjithë qytetarëve të Maqedonisë që me pjesëmarrjen e tyre të jep mbështetjen e të drejtave të personave me nevoja të posaçme. Bëj thirrje që ministritë përkatëse të vijnë dhe të na mbështesin. Kërkesat tona janë rishikuar janë bërë në…

Lexo më Shumë

Kancelarja gjermane Angella Merkel sot ka dërguar një letër urimi deri tek Presidenti i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev pas përzgjedhjes së tij si kryeministër dhe formimit të Qeverisë së re, transmeton SHENJA. “Ju uroj për përzgjedhjen si kryeministër. Qeveria federale me vendosshmëri e përkrah qëllimin për afrim të mëtutjeshëm të vendit tuaj me BE dhe NATO-në. Qeveria Federale e Gjermanisë me kënaqësi do të ju përkrah në përpjekjet tuaja”, thuhet në letrën.

Lexo më Shumë