Author: almakos

Anëtarë të VMRO-DPMNE-së kërkojnë reforma brenda partisë. Iniciativën e ka nisur Aleksandar Mihajllovski ndërsa do të quhet ”Shtabi Republikan për demokratizimin e VMRO-DPMNE-së”. Ata thonë se garnitura e deritanishme ka dështuar pas rënies nga pushteti dhe mos arritjes së formimit të qeverisë së re, edhe pse kishin fituar 51 deputetë. Aleksandar Mihajllovski në konferencën për media tha se duhet të bëhen ndryshime në statut, për të cilat angazhohen, ndërsa në zgjedhjet brendapartiake garantojnë barazi dhe mosdiskriminim brendapartiak. Sipas tij, qëllimi i tyre është vlerësimi i punës së aktivistëve me përvojë, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova pas daljes nga Prokuroria Speciale Publike tha se ajo dyshohet për pagesë të organizuar në vitin 2010. “Jam e dyshuar për organizimin e një grupi të njerëzve për plotësimin e fletëpagesave në vitin 2010. Unë nuk kam donuar para në vitin 2010 në llogari të partisë. Nuk jam e dyshuar për donacion por për organizimin e grupit për ti plotësuar fletëpagesat”, tha Rangellova, duke shtuar se asaj i është mohuar e drejta për të parë argumentet. Rangellova para gazetarëve tha se për asgjë nuk ndjehet fajtore për asgjë, ndërsa në pyetjen se si VMRO-DPMNE ka…

Lexo më Shumë

Sot sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe Kastriot Rexhepi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, pritën në takim Ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Sannes Bjornstand. Në këto takime miqësore është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë. Gashi e njoftoi z. Bjornstand për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në mbështetje të procesit në dobi të qytetarëve në të ardhmen. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lexo më Shumë

09 June Një grup anëtarësh dhe funksionaresh të VMRO-DPMNE-së kanë ngritur iniciativë për reforma dhe modernizim të kësaj partie. Ato kërkojnë demokratizimin e VMRO-së brenda përbrenda dhe u kanë bërë ftesë të gjithë aktivistëve të kësaj partie që ta mbështesin iniciativën e tyre. Anëtarët e VMRO-së thanë se reformat urgjente brenda partiake duhet të bëhen për shkak se garnitura e deritanishme dështoi pas rënies së pushtetit të cilët edhe pse kishin 51 deputetë nuk arritën ta formojnë qeverinë e re. [embedded content]

Lexo më Shumë

Deputeja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangelova sot ka qenë e parnishme në godinën e PSP-së në lidhje me lëndën “Talir”. Rangelova deklaroi se do të kërkojë qasje në dëshmi për të kuptuar arsyen se për çfare e akuzon PSP-ja. Ajo theskoi se nuk ndjehet fajtore dhe megjithatë nuk e ka kundërshtuar ftesën e PSP-së për të dëshmuar. Ndryshe, i dyshuari i parë në këtë rast është kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër Nikolla Gruevski. Rasti “Talir” ka të bëj me hetimin për financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së./Almakos

Lexo më Shumë

Sekretari Gjeneral i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër teknik Emill Demitriev ka arritur në Prokurorinë Speciale Publike ku sipas informacioneve duhet të rrëfehet në lidhje me rastin “Talir”. Dimitriev në PSP ka ardhur me avokatin Nikolla Dodevski i cili mbron pjesën më të madhe të të dyshuarve në rastet që i udhëheq PSP. Kujtojmë se PSP ka dorëzuar ftesa për 14 të dyshuar në rastin “Talir”. I dyshuari i parë në këtë rast është kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër Nikolla Gruevski. Rasti “Talir” ka të bëj me hetimin për financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së./Almakos

Lexo më Shumë

Shkup, – Ndarja e përvojave midis vendeve të rajonit nga sfera e kadastrës dhe infrastrukturës së të dhënave hapësinore për vendosjen e kadastrës funksionale që duhet ta garantojë pronësinë, zhvillimin e tregut të patundshmërive, rritjen e numrit të transaksioneve dhe ta përmirësojë planifikimin urbanistik dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe mjedisit jetësor është qëllimi i Konferencës së dhjetë rajonale për kadastër dhe infrastrukturë të të dhënave hapësinore që sot dhe nesër mbahet në Shkup. Në konferencë në temë “Roli i agjencive kombëtare për hartografi dhe kadastër, sektori privat gjeodezik, si dhe universitetet në procesin e menaxhimit me informacionet gjeo-hapësinore” marrin pjesë…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) ka realizuar të gjitha 45 kontrollet revizore të planifikuara për vitin 2016, ku si subjekte të revizionit ishin 39 institucione shtetërore dhe në ueb faqen e ESHR-së janë publikuar vetëm 26 raportet finale të këtyre revizioneve të kryera. Kështu thuhet në hulumtimin për mbikëqyrjen e punës së ESHR-së përgatitur nga Fondacioni për Demokraci Vestminister dhe Qendrës për Analiza Ekonomike. Sipas Damir Neziri nga Fondacioni për Demokraci Vesminister ky raport që ka për qëllim të mbikëqyr punën e ESHR-së e cila gjatë vitit 2016 deri të prokurori publik ka dorëzuar 7 raporte revizore për të cilat…

Lexo më Shumë

Në konferencën për shtyp në Berlin, të kancelares Merkel dhe kryeministrit bulgar (07.06), Bojko Borisov pati një rëndësi të veçantë roli i Bullgarisë në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e këtyre vendeve në BE. Merkel bëri të ditur se është biseduar mes dy politikanëve edhe për situatën në Ballkan, parë nga perspektiva e Bullgarisë, që në njërën anë kufizohet me vendet e Ballkanit Perendimor. Ajo u shpreh se Bullgaria ka interes të madh për një stabilitet të qëndrueshëm për rajonin e Ballkanit. Si kancelarja Merkel ashtu edhe kryeministri bullgar veçuan rëndësinë e procesit të Berlinit. Merkel tha se ajo pret takimin…

Lexo më Shumë

09 June Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do t’i shqyrtojë 39 kërkesat e dorëzuara për realizimin e të drejtës së pagës pas ndërprerjes së funksionit deputet. Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për pagë dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvend dhe personave tjerë të përzgjedhur dhe të emëruar dhe ndryshimet e Ligjit për deputetët nga korriku i vitit 2014, deputetët dhe funksionarët tjerë nuk do të mund të shfrytëzojnë apanazh një vit ashtu si paraprakisht, por sipas kohëzgjatjes së mandatit. Ligji për pagë dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvend dhe persona tjerë të përzgjedhur…

Lexo më Shumë

BDI dhe Aleanca për Shqiptarët nuk pajtohen me qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev, që Maqedonia të mos mbështesë Kosovën për pranim në UNESCO. Zëdhënësi i BDI-së, njëherit edhe zv/kryeministër për eurointegrime në Qeverinë e re, Bujar Osmani, tha se Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe një gjë e tillë e obligon vendin që ta mbështesë atë në rrugëtimin ndërkombëtar. “Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës që është akti më i lartë në raportet ndërshtetërore dhe kjo e obligon vendin të mbështesë rrugëtimin ndërkombëtar dhe perspektivën e Kosovës”, tha Bujar Osmani. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se…

Lexo më Shumë

08 June Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e PSP-së për të mos pranuar garancinë prej gati një milionë euro që kishte ofruar afaristi Sead Koçan, në këmbim të lirisë së tij. Kjo do te thotë se lënda do të rikthehet përsëri në Gjykatën Themelore për t’u rishqyrtuar edhe njëherë nga e para. Sipas Gjykatës së Apelit, vendimi është marrë pasi është vërtetuar se nuk janë prezantuar te gjitha dëshmitë relevante për vendimin ligjor. Sead Koçan është i dyshuari kryesor në rastin “Trust” dhe akuzohet për falsifikim te tenderëve për një shumë të majme, rreth 17 milionë euro.  

Lexo më Shumë