Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili po qëndron për vizitë pune në Maqedoni, i shoqëruar nga ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara dhe nga deputeti në Parlamentin e Turqisë, Hüseyin Büge, u prit nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, në vilën presidenciale “Villa Vodno”, raporton Anadolu Agency (AA). Pas takimit me presidentin e Maqedonisë, ministri Çavuşoğlu do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ministrat e të dy vendeve do të realizojnë takim kokë më kokë, si dhe do të zhvillohet një…
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, me ftesë të kongresmenit amerikan Robert Pitinxher dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë, nesër do të marrë pjesë në Forumin e tetë Parlamentar të Sigurisë në Riga, Republika e Letonisë Xhaferi, siç kumtoi Kabineti i tij, në forum do të mbajë fjalim me temën: “Përdorimi armiqësor i informacionit dhe siguria kompjuterike”. Në suaza të Forumit të tetë Parlamentar të Sigurisë, është paraparë që Kryetari Xhaferi të realizojë takim bilateral me kryetaren e Palamentit të Letonisë Inara Murniece.
Tërmeti i ri ka pasur epiqendrën 31 km në juglindje të Lesbosit, në një thellësi prej 10 km. Më herët ishin regjistruar edhe dy lëkundje të vogla, që e kanë çuar numrin e lëkundjeve pas tërmetit kryesor, në mbi 360 tërmete nën magnitudën 5 shkalla Rihter. Sipas sizmiologëve, procesi i çlirimit të energjisë sizmike të mbledhur në këtë zonë pritet të zgjasë të paktën dy muaj, e sigurisht tërmetet e njëpasnjëshme janë një dukuri normale sipas tyre. Por duke iu referuar tërmetit kryesor të ditës së hënë, që goditi në veçanti zonën Vrisa, ekspertët theksojnë se kanë të bëjnë me…
VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme e akuzon LSDM-në dhe partnerët e tyre të koalicionit, sepse, siç thonë, me paaftësinë e tyre personale e rrezikuan shëndetin e qytetarëve dhe mjedisit jetësor duke rrezikuar ta shndërrojnë Strugën nga perla e Liqenit të Ohrit në deponi. “Qeveria e LSD-së lejoi qytetarët e Strugës ta thithin ajrin e dëmshëm dhjetë ditë. Me vetë shuarjen e deponisë nuk do të zgjidhet ky problem, sepse ekziston rrezik sërish të ndizet, ndërsa njëkohësisht ka rrezik ta kontaminojë tokën dhe ujërat nëntokësore të cilat derdhen në Liqenin e Ohrit dhe në lumin Drini i Zi”, theksohet në kumtesë.…
VMRO-DPMNE ditën e djeshme festoi 27 vjetorin e themelimit të saj si parti politike dhe 124 vjetorin nga themelimi i Organizatës. Para anëtarëve të kësaj partia u drejtua vet ai, kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski i cili mes tjerash foli edhe në lidhje me shqiptarët. “Shqiptarët në Maqedoni me kalimin e kohës do të kuptojnë se me LSDM-së çdo gjë është erë dhe mjegull. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të zhgënjehet sepse ata e dinë se me kë kanë punë por aktualisht u nevojiten.”, tha Gruevski në fjalimin e tij për 27vjetorin të VMRO-DPMNEsë. “Ndërkohë, ne duhet të punojmë për të…
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë, në bulevardin “Marshall Tito” në afërsi të mbikalimit hekurudhor. Sipas zëdhënësit të policisë në Tetovë, tetovari 26 vjeçar me inicialet E.A, ka humbur kontrollin me motoçikletën e tij dhe ka goditur mbrojtësen metalike të rrugës në afërsi të Monopolit. Nga goditja e fuqishme ai mori lëndime të rënda në trup dhe në kokë. Menjëherë u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë, përveçse të konstatonin vdekjen e tij. I riu ishte djali i vetëm i familjes dhe prindër i një vajzë një të mitur.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushogllu, ka mbërritur në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, në kuadër të vizitës së tij zyrtare një ditore në Maqedoni, raporton AA. Ai do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit me të cilët pritet të diskutojë temat aktuale në rajon dhe më gjerë. Shefi i diplomacisë turke në kuadër të qëndrimit të tij në Maqedoni, gjatë ditës së nesërme do të takohet me homologun e tij, Nikolla Dimitrov, ku pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftojnë se…
Ne jemi në fazën e ristrukturimit dhe freskimit partiak, kjo është faza e fundit e dialogut brendapartiake për ndryshime kadrovike dhe ndërtimin e politikave të reja, me qëllim kthimin në pushtet, ka deklaruar Nikolla Gruevski, në 27 vjetorin e partisë VMRO-DPMNE. “Kam punuar me nder dhe me dashuri. Kishte gabime, por krahasuar me reformat ato ishin të vogla. Por, në periudhën që pason do t’i përmirësojmë dhe populli do të shoh se cili është dallimi mes neve dhe LSDM-së, edhe atë jo në fjalë boshe por në vepër”, tha Gruevski, përcjell SHENJA. Ai porositi se partia duhet të ristrukturohet, në…
Fakti që VMRO-DPMNE është në opozitë nuk është vullneti i qytetarëve të Maqedonisë, por është fryt i disa lojërave mes partive politike nën tavolinën e gjelbërt, kërcënimeve dhe presioneve. Kështu ka deklaruar Ilija Dimovski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të kësaj partie, e cila në Muzeun e VMRO-së po e feston 27 vjetorin e themelimit. “Kjo është një gjendje jo e natyrshme, për shkak se kur vendoset një gjendje jo e natyrshme çdoherë ka kundër reagim. Unë besoj se kundër reagimi i qytetarëve të Maqedonisë do të jetë më i madh dhe më i fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale”, tha…
Gjithsej 26.105 vende janë siguruar për regjistrimin e studentëve në universitetet shtetërore edhe atë 13.953 vende për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 8.367 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 3.785 për studentë me korrespondencë, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës pasi Qeveria mori vendim për Konkursin për regjistrim të studentëve në universitetet shtetërore. Me këtë, siç është theksuar në kumtesën e Ministrisë dikasteriale, janë siguruar mjaft vende për regjistrimin e të gjithë maturantëve të interesuar, si dhe për persona të tjerë të interesuar për të studiuar në universitetet shtetërore. “Gjatë konfirmimit të numrave për regjistrim të studentëve…
Në shumë pika të vend parkimit, është vendosur stendë, ku vozitësin e makinës e udhëzon se në cilën zonë gjendet dhe sa orë është e drejtë vend parkimi. Hapësira e kohës është brenda orëve 7 të mëngjesit deri në ora 23 të natës. Por parkimi ka limit, ndeja më e gjatë është dy orë, në të kundërtën përgjegjësit e parkingut do të aktivizojnë “prangosjen” e makinës. Në raste kur nevoitet vendi i lirë dhe pronari i makinës ka keqpërdorur kohën ose ka vendosur makinën keq, jashtë vijave të vendit të parkimit, përgegjësit e komunikacionit zhvendosin makinën prej vendit të zonës…
Drejtoria për siguri dhe Kundërzbulim dhe Byroja për Siguri publike do të udhëhiqen nga kuadro të propozuar nga Ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Në vend të Vladimir Atanasovski me DSK-në do të udhëheq Goran Nikollovski, ndërsa Byronë për siguri publike, në vend të Mitko Çafkovit do ta udhëheq, Llaze Vellkovski. Këtë e vendosi Qeveria në seancën e mbrëmshme në të cilën, siç informoi shërbimi qeveritar për media, janë marrë shumë vendime të rëndësishme për nevojat e qytetarëve dhe bëri ndryshimet e nevojshme të kuadrove në interes të stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe shtetit. Në kumtesë Qeveria, thekson…

