Author: almakos

Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i BE-së Johanës Han më 26 qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Siç njoftoi zëdhënësja e KE-së Maja Koçcijançiq, Han pritet të takojë kryeministrin Zoran Zaev dhe liderët e partive të shumicës parlamentare. Temë diskutimi do jetë plani i Qeverisë për reformat, përputhshmëria e tyre me raportet e Komisionit Evropian dhe aplikimi i tyre në bazë të agjendës Evropiane. Për ekspertët, ardhja e Hahn nënkupton përcaktimin e vijave të kuqe brenda të cilave do të punojë Qeveria e re. Nga komisionari Johanes Hahn pres plan konkret apo udhëzues të përcaktuar mbi të…

Lexo më Shumë

Maqedonia e ka të vështirë t’i ktheje mbrapa paratë e vjedhura ose të dërguara jashtë shtetit. Mark Nans Profesor universitar në SHBA, në një intervistë për emisionin 360 vlerëson se vendi nuk futet shumë në konfiskim por në parandalimin për mos përsëritjen e veprës së njëjtë. Mendoj se kthimi i mjeteve dhe konfiskimi i pasurisë janë tema për të cilat ka pasur progres të madh në standardet ndërkombëtare dhe kuptohet që njëra nga çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e Maqedonisë është se sa mirë këto rregulla janë duke punuar, si janë të dizajnuara dhe si zbatohen. Mendoj se…

Lexo më Shumë

Partitë e koalicionit qeveritar akoma nuk kanë sqaruar pozicionet për emërimin e drejtorëve dhe sekretarëve shtetërorë nëpër institucionet dhe dikasteret e mbetura. Qeveria mbrëmë ka emëruar vetëm Sanja Lukarevskën, ushtruese të detyrës drejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Drejtoritë tjera në kuadër të ministrive si dhe ato të ndërmarrjeve publike do të mbeten çështje debati mes partive dhe grupeve të punës. Partitë nuk shpjegojnë se cilat drejtori dhe sekretar shtetëror synojnë, por në bazë të emërimeve të deritanishme, partitë shqiptare do të kenë drejtor kryesisht neper institucione me më pak relevancë. Përveç drejtorive, partitë duhet të caktojnë kuadro edhe…

Lexo më Shumë

Eksperti juridik Aleksandar Tumanovski dhe gazetari Sashe Dimovski vlerësojnë se Specialja do të arrijë të përmbyll rastin “Target” që ka të bëjë me përgjimet, brenda afatit ligjor i cili skadon në fund të qershorit. Të ftuar në emisionin 360 gradë në Alsat ata konsiderojnë se mandati i Speciales duhet të vazhdohet, pasi periudha kohore e veprimit të saj për ngritjen e aktakuzave dhe përmbylljen e lëndëve të caktuara nuk ka qenë e mjaftueshme. Dyshoj se nuk do të ketë aktakuzë për atë lëndë, sepse ajo lëndë duhet të tregojë se kush ka përgjuar në Maqedoni. Nuk e di se çfarë…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka nënshkruar tri marrëveshje me Shoqatën për projektim, inxhinering dhe përfitim “Elektrondërtimet DOOEL” nga Shkupi, me vlerë prej 35 milionë denarë ose rreth 570 mijë euro, për mirëmbajtjen dhe ndriçimin e orëve të qytetit. Marrëveshja është nënshkruar më 15 qershor, ndërsa kjo shoqatë do të detyrohet për mirëmbajtjen dhe ndriçimin e orëve të qytetit në Shkup

Lexo më Shumë

VMRO-ja vlerëson se Qeveria e re tregoi paaftësinë dhe jo interesimin për problemet e qytetarëve të Strugës, ku 9 ditë me radhë digjet deponia, e cila ndotë dhe rrezikon jetën e qytetarëve. Nga kjo parti thonë se, nëse vazhdon djegia e deponisë rrezikohet edhe sezoni turistik në Ohër. Partia e Gruevskit vlerëson se LSDM dhe partnerët e koalicionit me paaftësinë e tyre rrezikojnë sezonin turistik në liqenin e Ohrit, me çka drejpërdrejtë rrezikojnë edhe ekzistencën e qindra familjeve që burime kanë të ardhurat nga turizmi. “Qeveria e LSDM-së di të shfuqizojë, bllokojë dhe largojë nga puna, por është totalisht e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin me ambasadoren kroate në Maqedoni Daniela Barishiq, kanë diskutuar pë takimet e deritanishme dhe pë bashkëpunime të tjera në të ardhme. Ambasadorja Barishiq, siç informojnë nga MPB-ja, ia uroi zgjedhjen ministrit Spasovski dhe i dëshiroi punë të suksesshme, ndërsa ka ofruar edhe ndihmë për reformat e paralajmëruara në Ministri. Ajo e ka theksuar rëndësinë nga bashkëpunimi i mirë i policive prej të dy vendeve, që shihet edhe përmes prezencës së policisë nga Republika e Kroacisë në kufirin jugor, të cilët i ndihmojnë policisë së Maqedonisë në ballafaqimin me problemin me emigrantët.…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e pestë që u mbajt sot solli më shumë vendime të rëndësishme dhe bëri disa ndryshime kadrovike. Përveç shkarkimit të drejtorëve të deritanishëm të dy drejtorive në kuadër të MPB-së, DKS-së dhe BSP-së, dhe emërimit të drejtorëve të rinj Qeveria, gjithashtu e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e deritanishëm të Inspektoratit shtetëror për Arsim, Vanço Shehtanski, dhe në vend të tij si ushtrues detyre drejtor i kësaj drejtorie ka emëruar Tome Spirovskin.

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë ka zgjedhur drejtorët e rinj të Drejtorisë për Siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe Byrosë për Siguri Publike (BSP). Në DSK u zgjodh Goran Nikollovski ndërsa Llaze Vellkovski u vendos në në krye të BSP-së. Popozimi për këta dy persona erdhi nga ministri i Brendshëm, Oliver Spasovki. “Kam sjellë vendim dhe të njëjtin do ta dorëzojë në seancën e Qeverisë kur të mendoj se duhet të zgjidhen”, tha Spasovski. Goran Nikollovski është një profesionist në radhët e policisë, në shërbim prej shumë vitesh pranë policisë së shtetit. Ai është nxënësi i Verushevskit. Ky i…

Lexo më Shumë

Organizata Kulturore Humanitare, ”Merhamet” ka disa ditë që organizon iftare për refugjatët të cilët momentalisht ndodhen në kampin për refugjatë në Tabanovc, shkruan SHENJA. Për tua lehtësuar sadopak gjendjen në këtë muaj të shenjtë të ramazanit ata kanë vendosur që çdo natë të shtrojnë tryezën e iftarit për ta deri në sofrën e bajramit. Ndërkohë edhe ata pak refugjatë të cilët janë të izoluar në kampin në Tabanovc, shprehen falënderimet e tyre për njerëzit human të cilët asnjëherë nuk i harrojnë duke ua zgjatur dorën çdo herë kur ata kanë më së shumti nevojë. /SHENJA/[embedded content]merhamet 16.06.2017 by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

16 June Në vend që në sektorin joqeveritar, komunat mjetet buxhetore i kanë shpenzuar në sport dhe aktivitete që nuk janë prioritare për jetën e qytetarëve. Këtë gjendje në terren e kanë konfirmuar përfaqësuesit e BE-së dhe UNDP-së. Në vend që për sport, paratë duhet të investohen për kushte më të mira për jetën e të varfërve, kategorive të rrezikuara të qytetarëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Përfaqësuesja e UNDP-së, Luiza Vinton thotë se në vend ka organizata që janë cilësore, por pa ndihmën e pushtetit lokal nuk mund t’i realizojnë programet e tyre. Nga njëra anë ka komuna…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme, e cila është ende në vazhdim, miratoi vendimin për shkarkimin e prokurorit të deritanishëm publik  Marco Zvrlevski. Vendimi i qeverisë, menjëherë pas mbarimit të seancës propozimi do të dërgohet në Kuvend. Ku institucioni ligjvënës duhet të votojë këtë vendim të qeverisë me shumicë prej 61 votave të deputetëve. Kuvendi pasi të marrë propozimin e Qeverisë të përfshirë edhe me mendimin e Këshillit të Prokurorëve, do ta vëjë në rend dite votimin për shkarkimin e kryeprokurorit. /Almakos

Lexo më Shumë