Author: almakos

Kryetari i Dibrës thotë se për sanimin e rrugëve të Dibrës, ndihmojnë mërgimtarët “Dibranët që jetojnë dhe punojnë në SHBA: Baudin Çanka, Refik Kosovrasti, Dritan Fida dhe Arijan Marku, investuan për rindërtimin e rrugës më të vjetër në Dibër, e cila fillon nga Kryeja e Hanit, kah Xhamia e Hynqarit dhe përfundon mbi Xhaminë e Teqesë, ku gjendet edhe funerali i qytetit. Kjo rrugë përfshin 2000 m2 dhe u shtrua me asfalt. Investimi i bujarëve dibranë u realizua, kurse punimet përfunduan vetëm brenda një jave. Investitorëve u dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë në jetë, kurse qytetarëve u urojmë që…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur të hetojë rastin e sigurimit të brendshëm të Kuvendit, të cilët nuk dëgjuan urdhrat e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferri, për të larguar nga Foltorja deputetin e VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, i cili po pengonte rrjedhën normale të seancës dhe nuk respektoi vendosjen e rendit nga kreu i Kuvendit Xhaferri. Nga ministria e Punëve të Brendshme, me shkrim u përgjigjën sot për TV SHENJA, se sektori për kontrollit të brendshëm vetëm se ka filluar të hetojë rastin. “Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së, e heton rastin dhe për një kohë shumë të shkurtër do të…

Lexo më Shumë

Dështimi i partive shqiptare në Qeveri për të marrë njërën nga dy institucionet kyçe në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dëshmon se partitë politike shqiptare asnjëherë nuk kanë analizuar mirë se cilat janë institucionet me rëndësi në të cilat nuk duhet të lëshojnë pe. Kështu vlerëson eksperti për siguri, Bashkim Selmani, duke komentuar vendimin e  mbrëmshëm të Qeverisë që edhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim por dhe Byroja për Siguri Publike të udhëhiqen nga kuadro maqedonas. Profesori Selmani nënvizon se kjo shihet si tolerancë e shqiptarëve për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi, sepse këto janë dy sektor…

Lexo më Shumë

Nga Zyra për informim të Universitetit të Tetovës njoftojnë se  Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 100 studiues të shkencave matematike-natyrore nga vendi dhe rajoni. Në fillimin e punimeve të kësaj konference, i pranishëm ishte edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti bashkë me dekanë, senatorë dhe studentë. Ndërsa, pjesëmarrësve në emër të Universitetit të Tetovës, me fjalë përshëndetëse ju drejtua Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai tha se mbajtja e kësaj konference shkencore, në përmbyllje të…

Lexo më Shumë

Me vetëm dy tenderë të shpallur, nga arka e komunës së Tetovës do të dalin mbi 1 milion e gjysmë euro (1 608 095 euro). Pak ditë pasi që iu vazhdua mandati kryetares së Tetovës Teuta Arifi,  komuna përsëri ka kontraktuar tenderë të majmë për modernizimin e sistemit të ndriçimit publik  dhe për riparimin  e disa objekteve infrastrukturore. Vetëm për modernizimin e sistemit të ndriçimit në qytet, komuna e Tetovës ka harxhuar mbi 1 milion euro. Tenderin e ka fituar kompania “Iskratel” nga Shkupi e cila ka qenë në garë edhe me dy firma të tjera. Meqë dokumentacioni i tenderit…

Lexo më Shumë

17 June Ish Komandant Çela, tani në krye të resorit për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika nuk ka plan konkret për zgjidhjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të dëshmorëve. Lika nuk garanton se një ligj i ngjashëm si ai për “branitellat” do të miratohet për pjesëtarët e UÇK-së. Unë mendoj se duhet të ndërmerret diçka në këtë drejtim dhe se çfarë do të bëhet më tutje për momentin nuk jam në gjendje të them me përpikmëri, për shkak të mos-keqkuptimit nga ana e opinionit dhe sidomos nga ana e atyre që veçmë kanë qenë pjesëmarrës…

Lexo më Shumë

Edhe këtë verë mbetet status-kuo situata me plazhet në Strugë. Autoritetet lokale refuzojnë të lëshojnë shpallje për koncesione, ndërsa kontratat e qiramarrësve aktual kanë skaduar që nga viti i kaluar. Megjithatë ata vazhdojnë menaxhimin me plazhet për shkak se me ndryshimet e Ligjit për ndërtim të cilat Qeveria i miratoi vitin e kaluar, përparësi në marrjen e koncesioneve u jepet koncesionarëve ekzistues. Por koncesionerët shpresojnë të ketë zgjidhje. Ata thonë se janë të gatshëm për sezonin turistik, por nuk do të investojnë në përmbajtje të reja. Edhe në Ohër, për shumicën e plazheve gjatë këtyre ditëve skadojnë kontratat për koncesionet.…

Lexo më Shumë

Ekspertët kërkojnë që me reformat për administratën publike të përfshihen edhe shërbimet e inspektimit. Ata thonë se vendi jonë nuk ka nevojë për 34 inspektorate dhe për shumë inspektorë. Ish-deputetja e LSDM-së dhe profesoresha Ana Pavlovska Daneva tha se shembulli më i spikatur është ekzistenca e Këshillit të Inspektimit dhe kompetencat e tij. Askush në katër vitet e fundit nuk është interesuar nëse duhet të ekzistojë Këshilli i inspektimit, një organizatë ombrellë që është unike në botë, një organ tjetër i tillë nuk ekziston. Ka këshilla Inspektimi, por jo me këto kompetenca si te ne. Pse ata kanë nevojë për…

Lexo më Shumë

Propozimi i qeverisë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm republikan Marko Zvërlevski ende nuk ka arritur në Kuvend. Pritet që kërkesa për shkarkim të mbërrijë të hënën dhe në marrëveshje mes partive të vihet në votim. Ekspertët ligjor besojnë se prokurori i ri publik duhet të jetë një profesionist i cili do ti mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të politikanëve. Ai duhet të jetë profesional që të mund të bëjë riorganizim në vetë Prokurorinë Publike, ashtu si ka shkruar Pribe në raportin e tij, të përshtaten të gjitha normat, të punohet- tha avokati Jovan Joanidis.  Formimi i Speciales për…

Lexo më Shumë

“Partitë kur e humbin pushtetin, fillojnë t’i duan gazetarët”, deklaroi ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, duke u përgjigjur në pyetjet rreth thirrjes së VMRO-DPMNE-së drejt gazetarëve që të jenë të guximshëm dhe të mos ndihohen nga presionet. Në intervistën për Makfaks, ai tha se ndryshimet në këtë parti nuk mund të ndodhin shpejtë, por për partitë në përgjithësi është e pandashme që kur të humbin në zgjedhje të ridefinohen, madje edhe ata që kanë dhënë më shumë kontribut të zëvendësohen. Në lidhje me reformatorët që janë paraqitur brenda VMRO-DPMNE-së, Thimonie tha se nuk dëshiron të flet për asnjë…

Lexo më Shumë

Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i BE-së Johanës Han më 26 qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Siç njoftoi zëdhënësja e KE-së Maja Koçcijançiq, Han pritet të takojë kryeministrin Zoran Zaev dhe liderët e partive të shumicës parlamentare. Temë diskutimi do jetë plani i Qeverisë për reformat, përputhshmëria e tyre me raportet e Komisionit Evropian dhe aplikimi i tyre në bazë të agjendës Evropiane. Për ekspertët, ardhja e Hahn nënkupton përcaktimin e vijave të kuqe brenda të cilave do të punojë Qeveria e re. Nga komisionari Johanes Hahn pres plan konkret apo udhëzues të përcaktuar mbi të…

Lexo më Shumë

Maqedonia e ka të vështirë t’i ktheje mbrapa paratë e vjedhura ose të dërguara jashtë shtetit. Mark Nans Profesor universitar në SHBA, në një intervistë për emisionin 360 vlerëson se vendi nuk futet shumë në konfiskim por në parandalimin për mos përsëritjen e veprës së njëjtë. Mendoj se kthimi i mjeteve dhe konfiskimi i pasurisë janë tema për të cilat ka pasur progres të madh në standardet ndërkombëtare dhe kuptohet që njëra nga çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e Maqedonisë është se sa mirë këto rregulla janë duke punuar, si janë të dizajnuara dhe si zbatohen. Mendoj se…

Lexo më Shumë