17 June Ish Komandant Çela, tani në krye të resorit për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika nuk ka plan konkret për zgjidhjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të dëshmorëve. Lika nuk garanton se një ligj i ngjashëm si ai për “branitellat” do të miratohet për pjesëtarët e UÇK-së. Unë mendoj se duhet të ndërmerret diçka në këtë drejtim dhe se çfarë do të bëhet më tutje për momentin nuk jam në gjendje të them me përpikmëri, për shkak të mos-keqkuptimit nga ana e opinionit dhe sidomos nga ana e atyre që veçmë kanë qenë pjesëmarrës…
Author: almakos
Edhe këtë verë mbetet status-kuo situata me plazhet në Strugë. Autoritetet lokale refuzojnë të lëshojnë shpallje për koncesione, ndërsa kontratat e qiramarrësve aktual kanë skaduar që nga viti i kaluar. Megjithatë ata vazhdojnë menaxhimin me plazhet për shkak se me ndryshimet e Ligjit për ndërtim të cilat Qeveria i miratoi vitin e kaluar, përparësi në marrjen e koncesioneve u jepet koncesionarëve ekzistues. Por koncesionerët shpresojnë të ketë zgjidhje. Ata thonë se janë të gatshëm për sezonin turistik, por nuk do të investojnë në përmbajtje të reja. Edhe në Ohër, për shumicën e plazheve gjatë këtyre ditëve skadojnë kontratat për koncesionet.…
Ekspertët kërkojnë që me reformat për administratën publike të përfshihen edhe shërbimet e inspektimit. Ata thonë se vendi jonë nuk ka nevojë për 34 inspektorate dhe për shumë inspektorë. Ish-deputetja e LSDM-së dhe profesoresha Ana Pavlovska Daneva tha se shembulli më i spikatur është ekzistenca e Këshillit të Inspektimit dhe kompetencat e tij. Askush në katër vitet e fundit nuk është interesuar nëse duhet të ekzistojë Këshilli i inspektimit, një organizatë ombrellë që është unike në botë, një organ tjetër i tillë nuk ekziston. Ka këshilla Inspektimi, por jo me këto kompetenca si te ne. Pse ata kanë nevojë për…
Propozimi i qeverisë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm republikan Marko Zvërlevski ende nuk ka arritur në Kuvend. Pritet që kërkesa për shkarkim të mbërrijë të hënën dhe në marrëveshje mes partive të vihet në votim. Ekspertët ligjor besojnë se prokurori i ri publik duhet të jetë një profesionist i cili do ti mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të politikanëve. Ai duhet të jetë profesional që të mund të bëjë riorganizim në vetë Prokurorinë Publike, ashtu si ka shkruar Pribe në raportin e tij, të përshtaten të gjitha normat, të punohet- tha avokati Jovan Joanidis. Formimi i Speciales për…
“Partitë kur e humbin pushtetin, fillojnë t’i duan gazetarët”, deklaroi ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, duke u përgjigjur në pyetjet rreth thirrjes së VMRO-DPMNE-së drejt gazetarëve që të jenë të guximshëm dhe të mos ndihohen nga presionet. Në intervistën për Makfaks, ai tha se ndryshimet në këtë parti nuk mund të ndodhin shpejtë, por për partitë në përgjithësi është e pandashme që kur të humbin në zgjedhje të ridefinohen, madje edhe ata që kanë dhënë më shumë kontribut të zëvendësohen. Në lidhje me reformatorët që janë paraqitur brenda VMRO-DPMNE-së, Thimonie tha se nuk dëshiron të flet për asnjë…
Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i BE-së Johanës Han më 26 qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Siç njoftoi zëdhënësja e KE-së Maja Koçcijançiq, Han pritet të takojë kryeministrin Zoran Zaev dhe liderët e partive të shumicës parlamentare. Temë diskutimi do jetë plani i Qeverisë për reformat, përputhshmëria e tyre me raportet e Komisionit Evropian dhe aplikimi i tyre në bazë të agjendës Evropiane. Për ekspertët, ardhja e Hahn nënkupton përcaktimin e vijave të kuqe brenda të cilave do të punojë Qeveria e re. Nga komisionari Johanes Hahn pres plan konkret apo udhëzues të përcaktuar mbi të…
Maqedonia e ka të vështirë t’i ktheje mbrapa paratë e vjedhura ose të dërguara jashtë shtetit. Mark Nans Profesor universitar në SHBA, në një intervistë për emisionin 360 vlerëson se vendi nuk futet shumë në konfiskim por në parandalimin për mos përsëritjen e veprës së njëjtë. Mendoj se kthimi i mjeteve dhe konfiskimi i pasurisë janë tema për të cilat ka pasur progres të madh në standardet ndërkombëtare dhe kuptohet që njëra nga çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e Maqedonisë është se sa mirë këto rregulla janë duke punuar, si janë të dizajnuara dhe si zbatohen. Mendoj se…
Partitë e koalicionit qeveritar akoma nuk kanë sqaruar pozicionet për emërimin e drejtorëve dhe sekretarëve shtetërorë nëpër institucionet dhe dikasteret e mbetura. Qeveria mbrëmë ka emëruar vetëm Sanja Lukarevskën, ushtruese të detyrës drejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Drejtoritë tjera në kuadër të ministrive si dhe ato të ndërmarrjeve publike do të mbeten çështje debati mes partive dhe grupeve të punës. Partitë nuk shpjegojnë se cilat drejtori dhe sekretar shtetëror synojnë, por në bazë të emërimeve të deritanishme, partitë shqiptare do të kenë drejtor kryesisht neper institucione me më pak relevancë. Përveç drejtorive, partitë duhet të caktojnë kuadro edhe…
Eksperti juridik Aleksandar Tumanovski dhe gazetari Sashe Dimovski vlerësojnë se Specialja do të arrijë të përmbyll rastin “Target” që ka të bëjë me përgjimet, brenda afatit ligjor i cili skadon në fund të qershorit. Të ftuar në emisionin 360 gradë në Alsat ata konsiderojnë se mandati i Speciales duhet të vazhdohet, pasi periudha kohore e veprimit të saj për ngritjen e aktakuzave dhe përmbylljen e lëndëve të caktuara nuk ka qenë e mjaftueshme. Dyshoj se nuk do të ketë aktakuzë për atë lëndë, sepse ajo lëndë duhet të tregojë se kush ka përgjuar në Maqedoni. Nuk e di se çfarë…
Qyteti i Shkupit ka nënshkruar tri marrëveshje me Shoqatën për projektim, inxhinering dhe përfitim “Elektrondërtimet DOOEL” nga Shkupi, me vlerë prej 35 milionë denarë ose rreth 570 mijë euro, për mirëmbajtjen dhe ndriçimin e orëve të qytetit. Marrëveshja është nënshkruar më 15 qershor, ndërsa kjo shoqatë do të detyrohet për mirëmbajtjen dhe ndriçimin e orëve të qytetit në Shkup
VMRO-ja vlerëson se Qeveria e re tregoi paaftësinë dhe jo interesimin për problemet e qytetarëve të Strugës, ku 9 ditë me radhë digjet deponia, e cila ndotë dhe rrezikon jetën e qytetarëve. Nga kjo parti thonë se, nëse vazhdon djegia e deponisë rrezikohet edhe sezoni turistik në Ohër. Partia e Gruevskit vlerëson se LSDM dhe partnerët e koalicionit me paaftësinë e tyre rrezikojnë sezonin turistik në liqenin e Ohrit, me çka drejpërdrejtë rrezikojnë edhe ekzistencën e qindra familjeve që burime kanë të ardhurat nga turizmi. “Qeveria e LSDM-së di të shfuqizojë, bllokojë dhe largojë nga puna, por është totalisht e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin me ambasadoren kroate në Maqedoni Daniela Barishiq, kanë diskutuar pë takimet e deritanishme dhe pë bashkëpunime të tjera në të ardhme. Ambasadorja Barishiq, siç informojnë nga MPB-ja, ia uroi zgjedhjen ministrit Spasovski dhe i dëshiroi punë të suksesshme, ndërsa ka ofruar edhe ndihmë për reformat e paralajmëruara në Ministri. Ajo e ka theksuar rëndësinë nga bashkëpunimi i mirë i policive prej të dy vendeve, që shihet edhe përmes prezencës së policisë nga Republika e Kroacisë në kufirin jugor, të cilët i ndihmojnë policisë së Maqedonisë në ballafaqimin me problemin me emigrantët.…

