Ekziston nivel i lartë i marrëdhënieve mes të dy shteteve të cilat karakterizohen me miqësi dhe respekt të ndërsjellë, këtë e kanë konstatuar në takimin e sotëm në Shkup ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në të cilin ka marrë pjesë edhe anëtari i Komitetit ekzekutiv, Nikolla Todorov. Siç kumtoi partia, në takim është biseduar për marrëdhëniet e ndërsjella mes shteteve, interesat strategjike të Republikës së Maqedonisë lidhur me integrimet euroatlantike dhe situatën aktuale politike. “Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski theksoi se Turqia është mik i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë…
Author: almakos
18 June Sjellja e deputetëve të VMRO – DPMNE-së në Kuvend, sipas ish-anëtares së kësaj partie Gjulistana Markovska është e palogjikshme dhe e dëmshme fillimisht për vetë opozitën pastaj edhe për Kuvendin. Markovska thotë se seancat e fundit janë drejtuar sipas Rregullores mirëpo VMRO – DPMNE-ja tenton të zvarrisë punën.Unë nuk do të doja të bëjnë obstruksione sepse janë të përzgjedhur që të përfaqësojnë popullin dhe një gjë e tillë do të ishte në dëm të vetë partisë. Ndoshta para një pjese të VMRO – DPMNE-së do të duken hero ose jo, por populli kuptoi se roli i deputetëve është…
Struga edhe sivjet nuk do të përfshihet në linjën ujore Ohër-Pogradec. Nga Kapedania në Ohër arsyetohen se në Strugë nuk ka pasur vende përkatëse ku do të ndaleshin anijet edhe pse autoritetet lokale e pohojnë krejtësisht të kundërtën. Ka kufizim teknik, ndërsa porti nuk është i përshtatshëm për ankorim për objekte më të mëdha lundruese, gjegjësisht anijet– tha Goran Ustijanovski, kapiten në kapitenerinë e portit. Agjencitë turistike, nga ana tjetër ankohen se procedurat për të shkuar deri në Pogradec me anije janë mjaftë të ndërlikuara. Është shumë e mundimshme të organizoni një udhëtim të tillë. Ju pret kontroll i pasaportave,…
18 June Emrat e shkollave “Ismail Qemali” dhe “ Imri Elezi” në Çair mbeten çështje problematike edhe pas ndryshimit të pushtetit. Ende nuk dihet se si Qeveria e re do të zgjidh çështjen e emrave të shkollave të Çairit. Alsat tentoi të bjer në kontakt me ministren e re të Arsimit Renata Deskoska lidhur me këtë çështje, por nga kabineti i saj nuk ishin të kapshëm për të dhënë sqarime. Përmes linjës telefonike nga shërbimet e dikasterit të Arsimit shkurt thanë se pyetjet e drejtuara nga Alsat se si kjo ministri mendon ta zgjidh këtë çështje të kamotshme, thanë se…
18 June Në vend të ndihmës financiare shtetërore për fermerët, disa ekspertë propozojnë stimul të ri jo-monetar për fermerët vendas. Profesorë universitar thonë se modeli ekzistues i subvencioneve nuk jep rezultate për shkak se shumica e parave, në vend që të ri-investohen në rritjen e rendimenteve dhe sipërfaqeve përfundojnë në përmirësime të shtëpive apo edukimin e fëmijëve. Nuk ka strategji zhvillimi. Me siguri diçka duhet të ndryshojë. Të shihet në strukturën e bujqësisë dhe struktura e eksportit dhe e prodhimit, gjithashtu të shihet cilat kultura do të mbështeten. Ndërsa, subvencionet mos të jenë në formën e primeve, por në formën…
18 June Ndërmarja Publike “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi se nesër nga ora 13 e deri në orën 17 në ndërprerje do të jetë komunikacioni në rrugën Mavrovë – Dibër përgjatë fshatit Rajçicë deri në Dibër. Arsye për ndërprerjen është kryerja e aktiviteteve ndërtimore, gjegjësisht asfaltimin e kësaj pjese të rrugës.
“Maqedonia e Vardarit (Vardarska Makedonija)” do të jetë propozimi grek deri tek qeveria e Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, shkruan javorja greke ‘Realnews’. Sipas gazetës, qeveria greke vlerëson se referenca gjeografike “Vardarit” do t’i hiqte të gjithë kërkesat irredentiste të palës maqedonase. Sipas javores, propozim alternative i palës greke mund të jetë edhe “Republika e Shkupit”, të cilin pala maqedonase e ka refuzuar në bisedimet e mëparshme. Propozimet, sipas gazetës, janë të njohur për autoritetet e vendit dhe mediatorit Metju Nimic.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili po qëndron për vizitë pune në Maqedoni, i shoqëruar nga ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara dhe nga deputeti në Parlamentin e Turqisë, Hüseyin Büge, u prit nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, në vilën presidenciale “Villa Vodno”, raporton Anadolu Agency (AA). Pas takimit me presidentin e Maqedonisë, ministri Çavuşoğlu do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ministrat e të dy vendeve do të realizojnë takim kokë më kokë, si dhe do të zhvillohet një…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, me ftesë të kongresmenit amerikan Robert Pitinxher dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë, nesër do të marrë pjesë në Forumin e tetë Parlamentar të Sigurisë në Riga, Republika e Letonisë Xhaferi, siç kumtoi Kabineti i tij, në forum do të mbajë fjalim me temën: “Përdorimi armiqësor i informacionit dhe siguria kompjuterike”. Në suaza të Forumit të tetë Parlamentar të Sigurisë, është paraparë që Kryetari Xhaferi të realizojë takim bilateral me kryetaren e Palamentit të Letonisë Inara Murniece.
Tërmeti i ri ka pasur epiqendrën 31 km në juglindje të Lesbosit, në një thellësi prej 10 km. Më herët ishin regjistruar edhe dy lëkundje të vogla, që e kanë çuar numrin e lëkundjeve pas tërmetit kryesor, në mbi 360 tërmete nën magnitudën 5 shkalla Rihter. Sipas sizmiologëve, procesi i çlirimit të energjisë sizmike të mbledhur në këtë zonë pritet të zgjasë të paktën dy muaj, e sigurisht tërmetet e njëpasnjëshme janë një dukuri normale sipas tyre. Por duke iu referuar tërmetit kryesor të ditës së hënë, që goditi në veçanti zonën Vrisa, ekspertët theksojnë se kanë të bëjnë me…
VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme e akuzon LSDM-në dhe partnerët e tyre të koalicionit, sepse, siç thonë, me paaftësinë e tyre personale e rrezikuan shëndetin e qytetarëve dhe mjedisit jetësor duke rrezikuar ta shndërrojnë Strugën nga perla e Liqenit të Ohrit në deponi. “Qeveria e LSD-së lejoi qytetarët e Strugës ta thithin ajrin e dëmshëm dhjetë ditë. Me vetë shuarjen e deponisë nuk do të zgjidhet ky problem, sepse ekziston rrezik sërish të ndizet, ndërsa njëkohësisht ka rrezik ta kontaminojë tokën dhe ujërat nëntokësore të cilat derdhen në Liqenin e Ohrit dhe në lumin Drini i Zi”, theksohet në kumtesë.…
VMRO-DPMNE ditën e djeshme festoi 27 vjetorin e themelimit të saj si parti politike dhe 124 vjetorin nga themelimi i Organizatës. Para anëtarëve të kësaj partia u drejtua vet ai, kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski i cili mes tjerash foli edhe në lidhje me shqiptarët. “Shqiptarët në Maqedoni me kalimin e kohës do të kuptojnë se me LSDM-së çdo gjë është erë dhe mjegull. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të zhgënjehet sepse ata e dinë se me kë kanë punë por aktualisht u nevojiten.”, tha Gruevski në fjalimin e tij për 27vjetorin të VMRO-DPMNEsë. “Ndërkohë, ne duhet të punojmë për të…

