Struga edhe sivjet nuk do të përfshihet në linjën ujore Ohër-Pogradec. Nga Kapedania në Ohër arsyetohen se në Strugë nuk ka pasur vende përkatëse ku do të ndaleshin anijet edhe pse autoritetet lokale e pohojnë krejtësisht të kundërtën.
Ka kufizim teknik, ndërsa porti nuk është i përshtatshëm për ankorim për objekte më të mëdha lundruese, gjegjësisht anijet– tha Goran Ustijanovski, kapiten në kapitenerinë e portit.
Agjencitë turistike, nga ana tjetër ankohen se procedurat për të shkuar deri në Pogradec me anije janë mjaftë të ndërlikuara.
Është shumë e mundimshme të organizoni një udhëtim të tillë. Ju pret kontroll i pasaportave, kontroll doganor. Me një fjalë në administratë humbni dy orë. Nevojitet kohë për të kontrolluar dhe nuk mbetet kohë e mjaftueshme për t’i kushtuar kohë asaj për çfarë keni shkuar. Nuk mund të kënaqen. Janë të ngarkuar me diçka që nuk mund të quhet turizëm, kjo është burokraci e tepruar- thotë Kliment Naumov, ciceron.
Kjo linjë sezonale e anijes është lëshuar në lundrim në vitin 2014. Rivënia e saj në funksion gjatë kësaj vere pritet shumë shpejtë.
Miki Trajkovski

