Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin me ambasadoren kroate në Maqedoni Daniela Barishiq, kanë diskutuar pë takimet e deritanishme dhe pë bashkëpunime të tjera në të ardhme. Ambasadorja Barishiq, siç informojnë nga MPB-ja, ia uroi zgjedhjen ministrit Spasovski dhe i dëshiroi punë të suksesshme, ndërsa ka ofruar edhe ndihmë për reformat e paralajmëruara në Ministri. Ajo e ka theksuar rëndësinë nga bashkëpunimi i mirë i policive prej të dy vendeve, që shihet edhe përmes prezencës së policisë nga Republika e Kroacisë në kufirin jugor, të cilët i ndihmojnë policisë së Maqedonisë në ballafaqimin me problemin me emigrantët. Ministri Spasovski është falënderuar për urimet dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Republikën e Kroacisë dhe ka shfaqur bindjen se ky bashkëpunim do të jetë edhe më përmbajtjesor, thuhet në kumtesën e MPB-së. Spasovski e ka theksuar entuziazmin me të cilin hyhet në procesin e reformave, me qëllim që të fitojë sistem funksional gjegjësisht polici e cila do të jetë servis i vërtet për qytetarët, gjegjësisht se duhet t’i jepet prioritet parimit të ndershmërisë, përgjegjësisë dhe punës ligjore.
Data 25.06.2026
Aktuale
- Pejë: I arrestuari për ngacmim kanos me jetë policin
- Dy tërmete në Venezuelë! Të paktën 32 viktima dhe rreth 700 të plagosur
- Ali Ahmeti kundër protestave në Shqipëri: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri
- LSDM: Rikonstruimi i qeverisë, luftë për karrige
- Përsëritet skandali, helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital
- Kryeministri, sërish për protestat! Rama: Nuk ka forcë që na ndal në misionin tonë drejt Shqipërisë 2030 në BE
- 30 kursantë në spital! Helmohen sërish studentët e Akademisë së Sigurisë
- Përsëritet skandali, helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

