Numri i nxënësve në shkollat e rregullta fillore në fund të vitit shkollor 2015/2016 ka qenë 185.119 dhe shënon zvogëlim prej 1,7 për qind në krahasim me vitin paraprak shkollor, publikoi Enti shtetëror për statistikë. Në shkollat e rregullta të mesme, numri i i nxënësve në fund të vitit shkollor 2015/2016 ka qenë 77.625, që paraqet zvogëlim për 5,1 për qind në krahasim me vitin paraprak shkollor.
Author: almakos
Çarshi xhamia e Prilepit të Maqedonisë, e cila pësoi nga konflikti ndëretnik që ndodhi në Maqedoni në vitin 2001, me vite pret të riparohet. Objekti osman në Prilep, qytet ky në pjesën qendrore të vendit, i cili i përket periudhës së Fatih Sulltan Mehmetit, në mes të qytetit pret në ankth t’i caktohet fati. Xhamia është ndërtuar në vitin 1475, ndërsa ndodhet brenda Çarshisë së Prilepit. Shekuj pas ndërtimit, ajo hyri në mesin e objekteve historike që u prekën nga konflikti ndëretnik i vitit 2001 në Maqedoni. Në muajin gusht të vitit 2001, maqedonas nga Prilepi u ngritën në këmbë…
Agjencia kreditore Standard dhe Purs e konfirmoi rejtingun kreditor të Maqedonisë, BB – me pamje stabile. Nga agjencia kreditore njoftojnë se si edhe në raportin e tetorit , rejtingun e bazojnë në performansat e mira ekonomike të ekonomisë së Maqedonisë, por edhe në krizën politike, e cila kulminon. Standard dhe Purs vlerësojnë se në ekonomi ka trende pozitive edhe krahas krizës politike dhe projeksionet e tyre ekonomike janë pozitive. Nga Agjencia presin që papunësia të vazhdojë të zvogëlohet në kontinuitet nga viti në vit dhe në vitin 2020 të bie në 21,5 për qind. Në pajtim me projeksionet e tyre,…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira lokale. Temperatura e mëngjesit do të lëviz nga -3 deri në 4 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë celsius. Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Me rastin e deklaratave të përsëritura të presidentes të Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç në takimin e djeshëm në Neum në lidhje me pretendimet për radikalizimin e boshnjakëve ka reaguar Reis-ul-ulemaja i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë (IZBiH) Husein ef. Kavazoviç, raporton AA. Me këtë rast ai tha se, “tanimë një kohë të gjatë dëgjojmë akuza nga presidentja korate Kolinda Grabar-Kitaroviç në llogari të muslimanëve të Bosnjës dhe boshnjakëve për pretendimet e radikalizimit të tyre dhe ndryshimit të islamit”. “Për shkak të angazhimit tim në frymën e mësimeve të fesë sonë rreth durimit si një virtyt njerëzor dhe dëshirës që me…
Për më shumë se një javë biznesmeni Sead Koçan është i pakapshëm për organet e rendit, ndërsa derisa ai vetë nuk paraqitet te autoritetet e Maqedonisë, do të ndiqet me fletarrest ndërkombëtar edhe pse avokati i tij pohon se Koçan është në udhëtim zyrtar. Sot Gjykata e Apelit publikoi vendimin e plotë me të cilin e konfirmoi paraburgimin për Koçan-in dhe kërkon ekstradimin e tij në Maqedoni. “Sipas arsyeve të parashtruara del se i dyshuari Sead Koçan është në arrati dhe është i pakapshëm për organet e ndjekjes dhe deri në këtë moment nuk dihet se ku gjendet”, shkruan në…
[embedded content] 17 March Për të 19 ditë me radhë nëpër rrugët e Shkupit po mbahen protestat e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Marshi i sotëm, i cili sërish filloi prej përpara Qeverisë, u kryesua nga valltarët e veshur me veshje popullore maqedonase, ndërsa tubimi përfundon para Kuvendit. Paralelisht me Shkupin, protesta mbahen edhe në disa qytete të tjera në Maqedoni. Protesta zhvillohet kundër Platformës shqiptare dhe kundër dygjuhësisë në Maqedoni.
17 March Katër ditë para vizitës në Maqedoni, komisioneri evropian për zgjerimin Johanes Han dërgoi porosi për dorëzimin e qetë dhe demokratik të pushtetit në vend. Në intervistën për Dojçe Vele, Han shprehet se pikërisht nga kjo varet perspektiva evropiane e shtetit dhe zbatimi i reformave. 75% e qytetarëve në Maqedoni dëshirojnë anëtarësim në BE. Kjo është një këshillë e mirë për politikanët se duhet të bëjnë diçka që do t’i ndihmojë këtij procesi. Nëse nuk bëni diçka, nuk ka rekomandim pozitiv. Vendi meritoi lëvdata për zbatimin e zgjedhjeve. Nëse këtë e humbin tani, atëherë do të humbni shumë. Por,…
17 March Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut për muajin shkurt, dënimi i dy prokuroreve speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai me nga 2 mijë euro është cilësuar si precedent. Në raport thuhet se ky është rasti i parë në historinë e Gjykatës Themelore Shkupi 1 ku një gjykatës dënon një Prokuror për mos respektim të gjyqit. Nga Prokuroria kanë njoftuar se kanë paraqitur ankesë ndaj gjykatëses Tatjana Mihajllova para Gjykatës së Apelit. Ditë më parë gjykatësja Tatjana Mihajllova ndërpreu seancën gjyqësore ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe 15 të akuzuarve të tjerë për kryerjen…
[embedded content] 17 March Përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për iniciativën për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe ditën e caktuar për koordinim nga ish kreu Veljanovski. LSDM-ja e konsideron papërgjegjësi caktimin e takimit të koordinatorëve të grupeve parlamentare për të martën, me arsyetimin nga Veljanovski se koordinatori nga radhët VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski është në udhëtim jashtë vendit. Sqarimi i Veljanovskit se qytetarët e Maqedonisë duhet të presin që Ilija Dimovski të kthehet nga udhëtimi për t’u zhvilluar vazhdimi i seancës konstituive është lojë e turpshme dhe e pamatur ndaj qytetarëve të cilët me muaj presin formimin e Qeverisë,…
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Qeveria e tij ka marrë vendimin për anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilën gjithë pronën e paluajtshme të ish-RSFJ-së, ish-Federatës Jugosllave, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës e kalon në pronësi të saj. Ai tha se ka vepruar njëjtë si edhe në rastin e kombinatit “Trep0231a”. Vuçiq iu tha gazetarëve se që nga fillimi i bisedimeve në Bruksel ‘ka qenë e qartë se Prishtina do ta ndërmarrë një hap të tillë”. Ai tha se përfaqësuesit e Prishtinës, gjithashtu, kanë refuzuar çdo herë të flasin për pronat në…
Vendimi Trajko Veljanovskit që të mos thirr menjëherë takim koordinativ të partive politike për vazhdimin e seancës konstitutive është edhe një vërtetim se Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE i intereson vetëm interesi personal dhe asgjë tjetër, kanë reaguar nga LSDM, transmeton SHENJA. Sipas tyre shpjegimi i Veljanovskit se për takimin duhet pritur që Ilija Dimovski të kthehet nga udhëtimi “është e pahijshme dhe luajtje me vullnetin e qytetarëve që me muaj presin formimin e Qeverisë si dhe paraqet nënçmim për Kuvendin”. “Nëse Dimovski është në rrugëtim, mund të përfaqësohet nga zëvendësi i tij. Sjellja e papërgjegjshme e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së është…

