Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena” ka folur në lidhje me propozimin që Talat Xhaferi të jetë kryetar i Kuvendit. Ai tha se ata si parti, nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve ku Xhaferi është propozuar si emër për të qenë kryetar i Kuvendit. Sipas tij atyre u është imponuar nga LSDM, BDI dhe ‘Aleanca për shqiptarët’ që të pranojnë një propozim të tillë dhe ai shtoi se kjo “në syrin tonë është që të lënën para aktit të kryer: mere ose lerë” “Ne në bisedimet me LSDM e kemi shtruar këtë çështje dhe kemi ofruar kandidatë…
Author: almakos
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, paralajmëroi për muajin korrik takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. “Takimi është pjesë e një komunikimi të rregullt, që jep rezultate”, tha Dodik. Ai ka takuar Putinin edhe në shtator të vitit të kaluar. Të hënën, ndërkaq, me Putinin është takuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Perëndimi është gjithnjë e më i shqetësuar për ndikimin e mundshëm të Rusisë në Ballkan.
Eurodeputeti i social demokratëve evropian në Parlamentin Evropian, Knut Flekenshtajn, gjatë debatit të zhvilluar në këtë institucion me temë “Kriza demoratike në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë se është i zhgënjyer nga zhvillimet politike në Maqedoni. Ai ka kërkuar edhe sanksione për disa persona nga Maqedonia, ndërsa ka porositur se Bashkimi Evropian duhet “fillimisht të tentojë me demokraci” në lidhje me zgjidhjen e krizës sëgjatë politike nëvend. “Po, jam i dëshpëruar në lidhje me atë se si të dilet nga kjo situatë. Përgjigjja është të tentojmë me demokraci. Pas zgjedhjeve, nëse ka koalicion të përbërë nga 67 persona, atëherë ata duhet…
Deponitë vazhdojnë të ngufasin komunën e Tetovës, ndërsa kjo ndodh në çdo hapësirë të mundshme. Në hyrje të këtij qyteti, tanimë mirëseardhjen e parë ta bëjnë mbeturinat mbi urën e cila ndodhet para vendit të quajtur Monopol. Për përhapjen e deponisë, shqetësim kanë ngritur nga Organizata joqeveritare Eco Guerilla. Arianit Xhaferi deklaroi se kjo deponi e sapokrijuar kërcënon qytetarët e Tetovës. “Në afërsi të këtij vendi ku jemi ne, këtu mbrapa kemi një furrë të bukës, nga an tjetër kemi çerdhen e fëmijëve, andej është tregu i frutave dhe perimeve. Do të thotë qytetarët e Tetovës ushqehet nga kjo zonë…
Eksperti juridik dhe ish deputeti Naser Zyberi në lajmet e orës 15:55 në Televizionin SHENJA, komentoi bllokimin e Kuvendit dhe të formimit të Qeverisë. Ai pret që bllokimi të vazhdojë edhe më ashpër në periudhën në vazhdim. Të dëgjojmë një pjesë të bisedës me z. Zyberi.
28 March VMRO-DPMNE-ja shpalosi planin e saj për dalje nga kriza politike në të cilin parashikon marrëveshje mes partive politike që të mos lejojnë më ndërhyrje të jashtme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të brendshme, përfshirë këtu edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe shteteve fqinje. VMRO-DPMNE-ja kërkon që të qartësohet rëndësia e parimit “fituesi me fituesin” si dhe të theksohet qartë në ligj se kujt i takon posti i kryetarit të Kuvendit. Mes të tjerash VMRO-DPMNE-ja u bën thirrje partive që të përcaktohen nëse prioritet do të mbeten euro-integrimet ose ri-përkufizimi i marrëdhënieve mes etnive, nëse do të përkrahet modeli multi-kulturor ose…
28 March Seancës konstituive të Kuvendit nuk i shihet fundi. Deputetët, kryesisht nga radhët e VMRO DPMNE-së vazhduan debatin me replika dhe kundër-replika si dhe fjalime procedurale ndaj njëri-tjetrit. Ata kërkojnë hedhjen poshtë të platformës së partive politike shqiptare si kusht për vazhdimin e pikave të rendit të ditës, zgjedhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe Kryetarin e ri të Kuvendit. Ky Kuvend ka sot rolin që të zgjedhë kryetar të Kuvendit dhe anëtarët e Komisionit por që të funksionojë, ju keni qëndrim të qartë nga partitë shqiptare se platforma është pranuar, se ligji i shqipes është finalizuar dhe…
28 March Kryetari i ri i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski për Alsat M konfirmoi se prokuroria e Marko Zvërlevskit ka dorëzuar kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan. Nga Prokuroria Themelore Publike tani për tani nuk ka përgjigje se përse kërkojnë që Gjykata më e lartë ta shqyrtojë vendimin për paraburgimin e pronarit të televizionit Nova. Mbetet e paqartë në qoftë se Marko Zvërlevski ka përgjegjësi që të dërgojë një kërkesë të tillë deri tek Gjykata Supreme.Ndryshe, biznesmeni Sead Koçan më shumë se dy javë është në arrati që kur Gjykata Penale i caktoi paraburgim të…
Bashkimi Evropian mbetet i interesuar dhe përkushtuar në integrimet evropiane të Maqedonisë. Kështu kanë deklaruar sot ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar dhe ai i Italisë, Karlo Romeo, gjatë hapjes së ekspozitës “Një Evropë gjithnjë më e bashkuar” me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Traktateve të Romës. Zhbogar deklaroi se BE mbetet e hapur për ato vende që respektojnë vlerat evropiane dhe përkushtimin për promovimin e tyre. Ai ka shtuar se BE mbështet të drejtat e njeriut, bashkëpunim ndërkombëtar, funksionimin e sundimit të së drejtës, luftën kundër të gjitha pabarazive në edukim, demokraci dhe të drejtat e njeriut.…
Përgjimi ilegal ka sjellë krizën institucionale në Maqedoni, por ky nuk është rasti i parë kur janë keqpërdorur mjetet e komunikimit. Ky është vlerësimi i kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski i prezantuar para prokurorëve të rajonit. Zvërlevski fjalimin e tij kryesisht e shfrytëzoi për apel që Ligji për ndjekjen e komunikimeve të ndryshohet, duke i ofruar prokurorit më shumë qasje dhe kompetenca deri tek aparatet e përgjimit dhe të mos përsëritet situata e njëjtë sikur tani kur përgjimi bëhet ekskluzivisht nga policia. “Ndonëse me ligjin për ndjekje të komunikimeve është paraparë që organet kompetente për ndjekje të komunikimeve janë prokurori publik,…
28 March Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, gjatë një konference për shtyp theksoi se partia e tij tashmë ka marrëveshje me qytetarët, votat e të cilëve janë shndërruar në 67 mandate. Sipas Shilegov marrëveshja parasheh ndryshime në Maqedoni, parasheh një Maqedoni me ardhmëri evropiane dhe një Maqedoni pa kriminel. “Ka marrëveshje me qytetarët për ndryshime Maqedoni, për jetë cilësore, marrëveshje kundër kriminalitetit të cilën e ka instaluar pushteti i deritanishëm. Ka program për Qeveri reformuese e unitare ku të gjithë do të jetojnë jetë cilësore. Ky program do e fus Maqedoninë në NATO e BE. Antonio Miloshevski mundohet ta mbrojë…
Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë promovoi Raportin vjetor për efikasitet të mbrojtjes juridike në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016. Në bazë të këtij raporti u prezantuan shkeljet e të drejtave të njeriut që janë vërejtur dhe dokumentuar nga ana e projektit, me theks në diskriminimin në bazë të përkatësisë etnike dhe politike, krizën e refugjatëve, mos ofrimi i ndihmës mjekësore në vendet e paraburgimit dhe burgimit si dhe analizën e efikasitetit të mekanizmave të vendosura me kushtetutë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Avokati Llazar Sandev, njëkohësisht edhe anëtar i Shoqatës së juristëve të rinj, përmendi…

