07 April Gjykatësja supreme, Lidija Nedelkova është larguar nga Këshilli i cili duhet të vendosë për masën e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Kërkesën për shfuqizimin e paraburgimit e dorëzoi Prokuroria e Marko Zvërlevskit. Jozyrtarisht, kryetari i ri i Gjykatës më të lartë në vend, Jovo Vangelovski i cili është edhe kumbar i ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, e ka ndërruar vetëm Lidija Nedelkovën. Sipas informatave, në vend të Nedelkovës e cila është gjykatëse në sferën e veprave penale, Vangellovski në këshillin penal ka vendosur gjykatës nga sfera e çështjeve civile. Tani për tani shkaku për këtë rotacion dhe…
Author: almakos
07 April Nuk dihet nëse kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski është paraqitur, apo do të merret në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike për rastin “Titanik”? Në esencë, kjo është pyetja kryesore që Alsat M sot e parashtroi deri tek prokurorja speciale Katica Janeva dhe tek shërbimi për shtyp i partisë në pushtet. As Specialja e as VMRO-DPMNE nuk iu përgjigjën pyetjes sonë. Kjo heshtje vjen pasi Nikolla Gruevski javën e kaluar shkoi dy ditë para kohe në kongresin e Partive Evropiane Popullore në Maltë, dhe për këtë arsye nuk u paraqit në seancën e caktuar në Speciale. Informacionet jozyrtare…
07 April Vetëm BDI-ja e Ahmetit dhe VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit po përgatiten për zgjedhjen lokale. Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani tha se kryesia në mbledhjen e mbrëmshme kërkoi nga degët e partisë të përgatisin kandidaturat për këshillat komunal dhe krerët e komunave. Të gjitha degët në nivel republike kanë mbajtur mbledhjet, kanë përcaktuar kandidatët edhe për këshilla komunal edhe për kryetarë komune dhe janë dorëzuar deri në kryesi qendrore, por me statut është kryesia qendrore ajo që sjell vendimin final. Besoj se në fillim të javës së ardhshme do të mund të mbahet një mbledhje e kryesisë ku…
07 April Pavarësisht paralajmërimeve për koordinim mes partive në Kuvend për zhbllokimin e punimeve, një gjë e tillë sot nuk ndodhi. Heshtje në VMRO dhe LSDM. Jo zyrtarisht mësohet se temë e mbledhjeve koordinative ishte paraparë të jetë edhe çështja e konflikteve verbale mes deputetëve. Pavarësisht se nuk kishte seancë, dy partitë përplasjet i vazhduan nga selitë e tyre. Partia e Zoran Zaev akuzon VMRO-DPMNE-në dhe presidentin Gjorge Ivanov për cenim të interesave shtetërore. Nga ana tjetër, partia e Gruevskit akuzon LSDM-në se me iniciativën e saj për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, po tenton të bëj grusht shtet. Ekspertët…
Sot kur shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë (dita e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë), kur në mbarë botën bëhet bilanci i suksesit të shëndetësisë, ky është edhe një moment i rëndësishëm që ta shohim se në çfarë gjendje është shëndetësia edhe në vendin tonë. Sipas një tradite për përzgjedhjen e një sëmundjeje për fokusim vjetor, këtë vit si problematikë shëndetësore me përmasa pandemike është zgjedhur depresioni, ndërsa fushata realizohet nën moton “Le të bisedojmë !”. Sipas të dhënave të OBSH-së, rreth 322 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni (4,4 % e popullsisë botërore) dhe ky problem shëndetësor është…
07 April Skenarët me incidente ndëretnike përveç pushtetin aktual, për momentin nuk favorizojnë asnjë partie tjetër në Maqedoni. Kështu vlerësojnë ekspertët e sigurisë duke komentuar paraqitjen e shoqatës patriotike “Fronti Nacional Maqedonas”. Sipas profesorit Bashkim Selmanit grupimet e tilla paraqiten në momente të tensionuara siç është situata aktuale politike në Maqedoni, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga kriza reale. Elektrizimi i këtyre situatave, Maqedoninë e çon shumë mbrapsht. Këto grupime kanë dy qëllime: njëra për ti frikësuar shqiptarët, dhe e dyta për ta frikësuar LSDM-në. Por LSDM-ja këtu neglizhon, LSDM-ja duhet në mënyrë të drejtë dhe legjitime të gjej forma…
Përmes një kumtese me shkrim VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar LSDM-në se po punon kundër popullit maqedonas. “Krimineli Zaev dhe banda rreth tij është e pamatur. Duan t’i heshtin të gjithë ata të cilët flasin kundër Deklaratës së Tiranës dhe të cilët e kanë demaskuar tradhtinë e tyre. Ka premtuar dygjuhësi, debat për himnin, flamurin dhe stemën. Ka premtuar ndryshim të kartëmonedhave, uniforma dygjuhëshe dhe federalizim. Ka premtuar funksione shtetërore dhe me heshtjen i ka aprovuar të gjitha ofendimet dhe ka mohuar identin maqedonas”, thuhet mes tjerash në komunikatë. Sipas VMRO-së në panik janë edhe mediumet e kontrolluara nga LSDM/Soros-i.
Thelbi i deklaratës së partive shqiptare është ndryshimi i rendit kushtetues të Maqedonisë dhe nga shtet multietnik Maqedonia të shndërrohet në shtet bietnik. Për të bërë një krahasim mund të them se Maqedonia mund të shndërrohet në Qipro vetëm se Maqedonia nuk është ishull, thotë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në intervistën për televizionin kombëtar kroat HTV. “Qëllimi i deklaratës së Tiranës është që këto 20 për qind të ndryshohen, gjuha shqipe të jetë e njëjtë me gjuhën maqedonase. Me këtë shkurtohen të drejtat që i kemi në Maqedoni, sepse turqit kanë komunë në të cilën gjuha turke është zyrtare, shkollat…
Një aeroplan i ushtrisë së Serbisë është rrëzuar të premten në rajonin e fshatit Sllatinë te Shabaci, ndërsa me këtë rast jetën e ka humbur një pilot, transmetojnë mediat serbe. Aeroplani është rrëzuar rreth orës 10.30, por nuk ka pasur të lënduar në tokë. Dëshmitarët thanë se aeroplani ka fluturuar ulët mbi fshatin Varna. Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për një aeroplan për stërvitjen e pilotëve.
LSDM-ja sot në një kumtesë thekson se proceset demokratike do të vazhdojnë dhe duhet të mundësohet transferim i qetë i pushtetit sipas vullnetit të shumicës së qytetareve. “Vullneti i shumicës do të respektohet sipas Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe ligjeve. Maqedonia do të ketë kryetar legjitim të Kuvendit, Kuvend funksional dhe qeveri reformuese kushtuar interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesë. Sipas LSDM-së, pengimi i vullnetit të shumicës shkon në dëm të të gjithë qytetarëve, në dëm të shtetit dhe institucioneve dhe vlerëson se asnjë kërcënim ose retorikë e dhunshme apo provokim nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk…
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka thënë se Zaevi është i frikësuar se nuk e ka përmbushur atë që është pritur nga ai. Sipas tij, Zaev është futur në një lojë të huaj nga e cila nuk mund të dal dhe tani ai bën gabime. “Kur është njeriu i frikësuar bën gabime. Këto gabimet e tij tani po e sjellin në një gjendje më të rëndë nga ajo që kur filloi këtë, kur dëshiroi nëpërmjet incizimeve të cilat, siç thotë ai i ka marrë nga shërbime të huaja të rrëzoj Qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitimet”, ka thënë Ivanov për…
Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, duke diskutuar për përgjegjësinë e BDI-së në krimet dhe keqpërdorimet e qeverisë së kaluar, tha se nuk mund të besojë që funksionarët e BDI-së të kenë qenë të pastër derisa kanë qenë partner të VMRO-DPMNE-së. “Unë nuk dua të paragjykoj sepse jam edhe jurist me profesion. Unë si politikan dhe qytetarë nuk mund të besoj se funksionarët e BDI-së kanë qenë në atë qeverisje dhe tash funksionarët e BDI-së të mos jenë në ato bomba dhe në ato procese. E përsëris nuk dua të paragjykoj kur nuk shoh fakte”, tha Zendeli në emisionin e…

