13 vjeçari Artin Idrizi nga fshati Pallaticë nuk u mbijetoi plagëve të marra nga të shtënat me armë. Një grindje që ndodhi para dy ditësh në oborrin e shkollës “Fan Noli” në këtë fshat të Komunës së Zhelinës, e që kulmoi me të shtëna me armë zjarri, sot mori edhe epilogun më tragjik të mundshëm. Dyshimet janë një 17 vjeçar ka shtënë me armë zjarri ndaj Artinit, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë sot rreth orës 10:00. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Bashkësia lokale e këtij fshati, të cilët njoftuan se 13 vjeçari…
Author: almakos
Raporti më i ri i Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor thotë se gati dy e treta e të rinjve në Maqedoni janë analfabet funksional. Nga 70 vende të botës të paraqitura në këtë raport, Maqedonia gjendet në pozitën e 68 para Kosovës dhe Republikës Domenikane. Rezultate të ngjashme shfaqi edhe testimi ndërkombëtar PISA, ku Maqedonia ishte në vendin e 67-të, duke lënë pas vetëm Kosovën, Algjerinë dhe Republikës Domenikane. Krahasuar këto rezultate të testimit që u mbajt dy vite më parë, raporti i Bankës Botërore tregon se Maqedonia ka shënuar rënie. Këto të dhëna, tregojnë se reformat në…
Pa energji elektrike nesër në disa periudha të caktuara të ditës do të jenë komunat Ilinden, Aerodrom dhe Qendër. Ndëprerja e energjisë elektrike është për shksk të ndërhyrjeve teknike, kumtoi QRMK pas njoftimit nga EVN Maqedoni. Nga ora 10 e deri në orën 13 pa energji elektrike do të jetë objekti për prodhimin e kërpurdhave në fshatin Ajvatovc, në komunln e Ilindenit, nga ora 08:30 deri në orën 09:30 kullat numër 6 dhe 8 në rrugën “Rudi Çajavac” në komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 08,30 e deri në orën 11 një pjesë e rrugës “Sharski oderedi” me numër 1.8,…
Një tërmet është ndier mëngjesin e sotëm në ora 07:39 minuta në Prilep të Maqedonisë, me një intensitet mes tre dhe katër ballë sipas shkallës Makrosizmike Evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA). Epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, 110 kilometra nga Shkupi, me intensitet prej 3.9 ballë ballë sipas shkallës së Rihterit, kumtoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup.
09 April LSDM sot përmes një kumtese kërkoi që VMRO-DPMNE të pranojë, siç theksojnë, se është opozitë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit. “Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk mund t’i mbajë peng qytetarët e Maqedonisë dhe nuk guxon të nxisë dhunë mbi shumicën e qytetarëve dhe shumicës parlamentare”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Krahas vullnetit të qartë të shprehur të shumicës së qytetarëve për ndryshime edhe e tërë bashkësia ndërkombëtare bën thirrje në respektimin e parimeve demokratike, të arsyes së shëndoshë dhe transfer të qetë të pushtetit.
VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese përsëriti se dalja nga kriza politike e këtij shteti janë zgjedhjet e reja parlamentare sepse vlerësojnë që vetëm kështu qytetarët qartë dhe pa hamendje do të mund të prononcohen rreth platformës së Tiranës. “Vetëm kështu qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk do të ndjehen të mashtruar”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga kjo parti. Sipas VMRO-DPMNE-së, populli i ka lexuar gënjeshtrat e LSDM-së dhe nuk u lejoi të shkelin interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare. Partitë shqiptare, theksojnë nga VMRO-DPMNE, kanë konfirmuar se ka platformë, ndërsa kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka për obligim…
Politikat serbe që po zbatohen në Luginën e Preshevës, aktualisht i kanë lënë rreth 4 mijë shqiptar pa shtetësi apo qytetarë të “askujt”. Situata në Luginën e Preshevës është tensionuar mjaft shumë dhe rrezikon të shpërbehet, për shkak të dëbimeve masive të shqiptarëve nga ajo pjesë nga ana e Serbisë. I përndjekuri politik dhe tani ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare Fatmir Arifi, thotë se Serbia, përmes strategjisë së saj po shkatërron gjithçka shqiptare.
Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së demarkacionit të kufirit me Kosovën. Autoritetet e Podgoricës theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet. Ata theksojnë se demarkacioni është bërë mbi bazën e të dyja palëve përkatëse.
“Strukturat ekonomike dhe punësimi si prezantues të zhvillimit ekonomik” – 2008, “Ekonomia për juristë-2011, “Mikroekonomia”-2014 , “Makroekonomia”-2015 dhe “Hyrje në ekonomi” -2016, janë pesë tituj universitar që ka sjellë së fundmi profesori Petrit Pollozhani. Në promovimin e këtyre titujve që u mbajt sot, Prof. Musa Limani nga Universiteti Prishtinës tha se Pollozhani është racional, kritik, parimor, koshient dhe modest për punën e tij, që e bëjnë të jetë një personalitet shume i madh si njeri , e shumë i lartë si punëtor shkencor. Ndërsa, profesoresha Merale Fetahi – Vehapi thase puna shumëvjeqare e autorit si profesorë dhe ligjërues në fakultetin…
Komuniteti rom në mbarë botën sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Bëhet fjalë për një kremtim të historisë rome, traditave dhe kulturës, por njëkohësisht shërben për të bërë thirrje për përfshirjen e tyre sociale. Burimet historike thonë se kjo përkatësi etnike ka emigruar nga nënkontinenti indian, ndërsa në Ballkan dhe Evropën Qendrore kanë mbërritur rreth shekujve 13-14, mirëpo ardhja e tyre nuk u prit mirë. Popullsia rome është e shpërndarë në pothuajse të gjitha vendet evropiane. Sipas disa studiuesve vendi me popullsi më të mëdha rome në Evropë është Rumania me rreth 2 milion romë. Ndërkohë, në Republikën e Maqedonisë…
Pas deklaratave të djeshme të kreut të VMRO, Nikolla Gruevski dhe presidentit Gjorgje Ivanov, të cilët edhe njëherë kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër platformës shqiptare dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe, ka reaguar Lëvizja Besa. Zëdhënësi I kësaj partie, Orhan Murtezani, tha se VMRO DPMNE po e shfrytëzon platformën shqiptare si pretekst për të zhvilluar agjenda antishqiptare. “Nëse edhe pas gjithë atyre sqarimeve në lidhje me hartimin e deklaratë së përbashkët të partive politike shqiptare të Maqedonisë. Gruevski dhe kompania e tij, ende vazhdojnë të insistojnë në përmendjen e Tiranës. Madje, edhe kërcënohen në emër të kësaj teze. Kjo I…

