Author: almakos

I dyshuari për vjedhje, dyzetvjeçari me iniciale B.S. i punësuar në bankën NLB që pardje i ka vjedhur rreth 3 milionë euro, ende nuk i ka treguar policisë se ku gjenden paratë,Ai ka marrë padi penale nga MPB për vjedhje, ndërkaq i është shqiptuar edhe masë paraburgimi prej 30 ditëve. Ai është arrestuar rreth dy orë pas vjedhjes, edhe është marrë në pyetje, ai nuk ka dashur të tregojë se ku janë paratë. Ende nuk është e qartë se si ka arritur që pa e vërejtur askush të del me qese të madhe me para nga banka. Pas vjedhjes, drejtori…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ngelet në qëndrimin se zgjidhja e vetme për dalje nga kriza politike në të cilën, sipas tyre e ka futur Maqedoninë LSDM janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare. Nga partia thonë se ofendimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nuk ndalojnë, ndërsa LSDM dhe lideri i partisë Zoran Zaev heshtin dhe nuk i dënojnë. “Sipas tij popullata që jeton në Maqedoni është e përbërë nga shqiptarë dhe maqedonas. Ai është i njëjti Edi Rama i cili na quan sllavo-maqedonas dhe i cili ka grumbulluar liderët e partive shqiptare rreth platformës së Tiranës. Shoqëria kriminele LSD dhe krimineli Zoran…

Lexo më Shumë

12 April Sot në orët e hershme të mëngjesit persona të panjohur në zyret e avokates Natasha Janevska kanë ngjitur një letër me njoftimin për bombë në Gjykatën e Tetovës. Edhe përkundër këtij kërcënimi të punësuarit në Gjykatë nuk kanë braktisur godinën e gjykatës por kanë vazhduar punën e tyre. Ndërkohë Policia ka dalë në teren dhe punon në zbardhjen e rastit. Raportohet se alarmi ka rezultuar i rrejshëm.

Lexo më Shumë

LSDM paralajmëron se shumica në Kuvend do të futet me më tepër vendosshmëri në përzgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe qeverinë e re reformuese dhe siç thonë, obligimin për të siguruar të mirat për të gjithë në ekonomi, shoqëri, në Maqedoninë unitare. “Do të ketë ndryshime dhe qeveri të re reformuese. Kjo do të ndodh shumë shpejtë në bazë të Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë, e cila është demokraci parlamentare. Ekziston shumicë parlamentare prej 67 deputetëve dhe ata kanë të drejtë dhe obligim që të zgjedhin kryetarin e ri të kuvendit dhe qeverinë e re”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Liqenin e Smillkovës, ku pesë shkupjanë, në Të enjten e madhe u vranë derisa peshkonin në liqen. Viktimat ishin katër djem të moshës prej 18 deri në 21 vjeç nga lagjja e Shkupit Radishan, Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, si dhe 45 vjeçari Borçe Stevskovski nga fshati Cresheva. Vrasja ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012. Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra” dënim të përjetshëm me burg i është shqiptuar Alil Demirit, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë vazhdimin e 12-të të seancës konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Edhe vazhdimi i djeshëm u zhvilluar me vërejtje procedurale, replika dhe kundëreplika. Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është në gjendje të rëndë politike, pothuajse të gjithë qytetarët janë në rrugë, kërkojnë përjashtimin e platformës së Tiranës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM, nga ana tjetër, përsëri kërkoi që të kalohet në pikën e katërt për, përzgjedhjen e spikerit kuvendor. Konform marrëveshjes, në…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë kushte për dukuri të shiut kryesisht në rajonet jugore malore. Do të fryejë erë mesatare veriore e cila përgjatë vardarit kohë pas kohe do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zerio deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 16 deri 23 gradë. Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Temperatura do të lëvizë prej 5 deri 21 gradë. Deri të shtunën do të mbajë mot me diell, pasdite me rritje të vranësirave dhe me kushte…

Lexo më Shumë

Gjykatësit suprem refuzuan kërkesën e Katica Janevës për ta hequr nga trupi gjykues Jovo Vangellovskin. Pas këtij vendimi, Vangellovski do të jetë njëri prej gjykatësve që do të vendosin nëse Sead Koçan do të shkojë ose jo në paraburgim. Edhe pse në fund të marsit, Janeva kërkoi largimin e Vangellovskit për shkak të lidhshmërive me “bombat” e publikuara të opozitës, një kerkesë e tillë u refuza dhe Vangellovski do të mbetet në pozicionin e tij. Gjykatësit suprem refuzuan edhe ankesën e Lidija Nedellkovës e cila ankohej që e kanë larguar nga këshilli penal, edhe pse me sistemimin elektronik ajo duhej…

Lexo më Shumë

Një pjesë e shitësve të Bit Pazarit janë përballur me një problem të papritur, kur kanë kuptuar se një pjesë e Bit Pazarit tanimë nuk është pronë e ndërmarrjes aksionare “Skopski Pazar”. Për realizimin e kësaj shitjeje, nuk janë konsultuar fare shitësit, të cilët thonë se ata edhe vetë mund ta kishin blerë këtë pronë, në të cilën punojnë me dekada të tëra. Nga ndërmarrja aksionare “Skopski Pazar”, na udhëzuan që t’u drejtohemi në formë të shkruar, por akoma nuk kemi marrë përgjigje për pyetjet tona. Këtë ndërmarrje e pyetëm se kur e kanë bërë shitjen e një pjese të…

Lexo më Shumë

11 April Në ditën e 44, nisma “Për Maqedoni të Përbashkët” ka protestuar kundër Platformës siç e quajnë të Tiranës dhe kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë. Organizatorët e protestave paralajmëruan se nuk do të heqin dorë dhe do të vijojnë protestat deri në momentin kur partitë politike do të përjashtojnë platformën. Gjuetarët dhe bujqit sot ishin në krye të protestës duke kërkuar maturi dhe durim në këto momente siç i quajtën të vështira për Maqedoninë.  Ata paralajmëruan se nëse është e nevojshme do të mblidhen me mijëra vetë në mbrojtje të shtetit.

Lexo më Shumë

11 April Edhe në ditën e 11-të nga vazhdimi i seancës konstituive, deputetët u sollën në labirintin e njëjtë të debatit. LSDM-ja ftoi në kapërcimin e pikës për formimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime duke synuar që debati të kalojë në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. VMRO-DPMNE-ja pretendon se kjo nuk është praktikë e institucionit ligjvënës dhe u shprehën të bindur se LSDM-ja do të vazhdojë të mbetet në opozitë. Aleanca për shqiptarët ndërkohë deklaroi se deputetët e VMRO-DPMNE-së dhunojnë vullnetin e shumicës së re.  Z. Veljanovski, në vend që të numëroni statistika dhe minutazh se sa…

Lexo më Shumë

11 April Misioni i UNESCO-s filloi t’i kontrollojë projektet e Qeverisë me të cilët parashikohet të ndërtohen objekte në rajonin e Ohrit, ndërsa për të njëjtët që në qershor të vitit të kaluar janë bërë vërejtje serioze nga kjo organizatë ndërkombëtare. Sipas ekspertëve, për shkak të projekteve qeveritare Ohri mund të gjendet në listën e zezë të zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e UNESCO-s që është vetëm një hap për të humbur këtë status. Planet e diskutueshme janë ndërtimi i rrugës deri te Shën Naumi që do të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica, të tri zonat për zhvillimin e turizmit…

Lexo më Shumë