Author: almakos

[embedded content] 12 April Një vit nga protestat e Revolucionit laraman, kur mijëra qytetarë u ngritën kundër vendimit të presidentit Ivanov për të falë 56 politikanë. Dejan Llutovski, një nga protestuesit thotë se protesta dymuajshe solli shpresë se edhe në Maqedoni populli mund t’i arrijë ndryshimet që dëshiron t’i sheh  Revolucioni Laraman, sado i rëndësishme që ishte, ishte protestë e thjeshtë, në të cilën kërkohej respektimi i ligjeve dhe rregullave në kuadër të shoqërisë sonë. Mendoj se ishte pjesërisht i suksesshëm pasi iu dha motiv dhe besim njerëzve se derisa dëshirohet mund të arrihet diçka, mund të bëhen ndryshime të…

Lexo më Shumë

Për masakrën në Liqenin e Smillkovës gjashtë persona u dënuan me burg të përjetshëm. Avokatët edhe më tej janë të bindur se rasti Monstra është i montuar dhe se të dënuarit janë të pafajshëm. Prokuroria Speciale tashmë ka hapur procedurë parahetimore për rastin në fjalë. Avokati Naser Raufi vlerëson se “Monstra” do të merrte një kahe tjetër nëse Kuvendi do t’i votonte ndryshimet në ligjin për dëshmitarë të mbrojtur. Një gjë të tille e kërkoi personalisht edhe Katica Janeva. Prokurorja Speciale rreth një muaj më parë edhe njëherë porositi se, nëse vetë do ti mbronte dëshmitarët, shumë raste me interes…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski ka thënë sot se zgjidhje të krizës politike mund të ketë vetëm nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, është e qartë se LSDM nuk po ndërmerr hapa në drejtim të stabilizimit të Maqedonisë. Ai tha se VMRO-DPMNE nuk do ta paguaj faturën që e ka marrë LSDM. “Ne si parti edhe në periudhën e kaluar kemi dëshmuar se dëshirojmë që dëshirojmë të gjendet zgjidhje nëpërmjet dialogut mes partive politike. Do të ju rikujtoj, së pari kemi ofruar LSDM-së në rast se heq dorë nga platformë e Tiranës, VMRO është e gatshme të lejojë LSDM-në të jetë…

Lexo më Shumë

Ndërmarrjet në vendin tonë të cilat janë klientë të bankës “NLB Tutunska”, prej sot do të kenë mundësi, me ndihmën e aplikacionit të ri celular, ti kryejnë të gjitha pagesat e qarkullimit pagesor në denarë, pa nevojën e pajisjes token. Me platformën e re NLB Proklik, ndërmarrjet kanë qasje në E- kredi, ose në çdo kohë do të kenë qasje në kreditë, si dhe pagesa të drejtpërdrejta të detyrimeve të arritura për shlyerje. Nga banka thonë se do të vazhdojnë me investimet dhe përmirësimet në shërbimet e ofruara nga banka.  Ne kemi besim të plotë në menaxhmentin e Bankës NLB,…

Lexo më Shumë

Nuk ekziston kurrfarë baze për druajtje në Greqi nga çfarëdolloj irredentizmi maqedonas. Theksimi i perceptimit të këtillë është në funksion të heqjes së vëmendjes nga pengesa reale në procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, posaçërisht pas Aktvendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të vitit 2011. Kjo ceket në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë me rastin e deklaratave të djeshme të shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias. “Nga ana e Maqedonisë, vlerësojmë se në kuadër të procesit për ndërtim të masave të besimit, duhet të gjendet zgjidhje për të gjitha burimet e mosbesimit nga të dyja palët. Irredentizmi nuk është veçori…

Lexo më Shumë

Zhvillimet aktuale nuk janë në përputhje me parimet e demokracisë dhe rrënojnë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të demokracisë vlerëson ambasadori i Britanisë Çarlls Geret. I pranishëm në prezantimin e analizës së asociacionit qytetar Most për punën e kuvendit, Geret deklaroi se puna e kuvendit nuk është transparente dhe shpesh anashkalohet mendimi i ekspertëve.  Parlamenti shtrihet në zemrën e demokracisë së Maqedonisë. Zhvillimet aktuale në Parlamentin e Maqedonisë nuk i shërbejnë zhvillimit të demokracisë por rrënojnë kredibilitetin e institucioneve brenda Maqedonisë dhe jashtë vendit. Demokracia nuk ndodh brenda natës. Konsultimi me ekspertët, votuesit është thelbësor për krijimin e ligjeve të…

Lexo më Shumë

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili pritet të vizitojë vendin tonë të premten, ka shprehur shqetesimin për ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje Hercegovinës. Gjatë vizitës në Sarajevë McCain tha se shumica në Kongresin amerikan e mbështet zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Dejtonit e cila dha fund luftës në Bosnje më 1995. “Jam i shqetësuar për situatën këtu, përfshirë edhe ndërhyrjen ruse. Mesazhi im është në emër të presidentit dhe të një shumice të kolegëve të mi, si republikanë, ashtu edhe demokratë. Ne mbështesim Bosnje dhe Hercegovinën. Duam të shohim vazhdimin e…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Hari Llokvenec sot në foltoren e Kuvendit ka thënë se në vitin 2012-të, VMRO-DPMNE nuk ka lejuar ata që të jenë opozitë ndërsa tani nuk i lejojnë që të jenë në pushtet, “’Mburoja’, gjegjësisht ‘Shtit’ është gazetë në gjuhën shqipe që e boton ARM-ja, redaktor është Jolevski, a e dininë këtë votuesit tuaj?”, ka pyetur Lokvenec. Ai ka kërkuar nga kryesuesi me Kuvendin, Trajko Veljanovski që të respektoj Rregulloren dhe të lejoj që të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Lexo më Shumë

Qeveria ka marrë vendim që të krijohet një grup pune i cili do të shqyrtojë opsionet ligjore të cilat do të bëjnë të mundur që të vazhdohen kompetencat e komunave dhe këshilltarëve komunal. Ligjërisht kompetencat e tyre përfundojnë më 14 maj si pasojë e mos shpalljes së zgjedhjeve lokale në kohë. Në këtë grup pune marrin pjesë ministria e pushtetit lokal, ajo e Drejtësisë, dhe përfaqësues të BNJVL-së. Aktualisht palët nuk bënë të ditur se cilat janë opsionet që shqyrtojnë por deklaruan se zgjidhja do të prezantohet brenda një afati të shkurtër kohor. Në bazë të konkluzionit që dje u…

Lexo më Shumë

Emisioni “Rruga drejt…” vazhdon drejt por politika jo. Ajo sikur ka humbur rrugën e saj, po shkon drejt një qorrsokaku, saqë nuk i dihet caku. Në vend që të ofrojnë zgjidhje liderët politikë konstatojnë gjendjen, ndërsa njëri prej tyre, ai i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se “nuk sheh dritë në fund të tunelit”. E sigurt është që momentalisht ndodhemi në tunel. Protestat e shoqatave joqeveritare që mbështesin VMRO-DPMNE-në vazhdojnë, Dilema kryesore politike vazhdon të mbetet çfarë do të ndodh, kur do zgjidhet kriza politike? Për të diskutuar për këto tema të ftuar të gazetares Arta Tahiri janë: Muhamed Halili,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Britanisë në Maqedoni, Çarls Garet ka apeluar që përgjegjësit për funksionimin e Kuvendit duhet të kenë kujdes për funksionimin e tij, sepse Parlamenti është bërthama e Demokracisë. “Parlamenti është bërthama e demokracisë së Maqedonisë. Ndodhitë e tashme në Parlamentin e Maqedonisë, bëjnë kundërshërbim për zhvillimin e demokracisë, ata e korruptojnë kredibilitetin e institucionit në Maqedoni dhe jashtë. Demokracia nuk vjen shpejtë, as udhëtimi nuk ka fund, demokracitë duhet vazhdimisht të gjejnë mënyra si të forcohen. Britania është përkrahën shumëvjeçar i Maqedonisë”, ka deklaruar ambasadori Gareth. Ai tha se “në dy dekadat e kaluara partneritet, punuam me Maqedoninë ta…

Lexo më Shumë

NPQ Shkup informon se pas testimit të suksesshëm të sistemit, nga sot në funksion do të vendoset edhe pagesa me celular për parapaguesit nga operatori VIP. Me këtë kompletohet mundësia që të gjithë qytetarët të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e ndërmarrjes publike, dhe kështu mundësohet pagesë më e lehtë e biletave dhe për ata të cilët shfrytëzojnë më transportin publik.

Lexo më Shumë