Policia ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e përgjakshëm që ka ndodhur në Matkë, ku i vdekur ka mbetur një person. “Sot rreth orës 15:00 në hyrje të fshatit Matkë- Shkup, pas mosmarrëveshjes paraprake dhe përleshjes fizike E.A (1998) nga fshati Shishovë ka ther me thikë H.L (2000) nga fshati Saraj, në pjesën e gjoksit, duke e lënë të vdekur në vendngjarje. Autori është kapur menjëherë dhe është dërguar në stacionin policor Gjorçe Petrov”.
Author: almakos
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka thënë se një qeveri e formuar pa mandat të dhëna nga ai do të jetë legjitime dhe e pa pranueshme. Ivanov ka thënë se koalicionin VMRO-BDI në moment të fundit e ka prishur një telefonatë. Platforma e Tiranës sipas Ivanovit është përzierje dirket në punët e brendshme të Maqedonisë dhe ajo e cenon sovranitetin e shtetit ______________________________________________________ Një telefonatë e ka prishur koalicionin VMRO-DPMNE-BDI. Kështu ka thënë presidenti i shtetit Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung”. Ai ka thënë se në Maqedoni nuk është e mundshme të formohet qeveri pa…
Përskaj thatësirave që po mbretërojnë në këtë pranverë, banorëve të Haraçinës po u kanoset një rrezik tjetër: si nga ndotja e ajrit, ashtu edhe nga ndotja e fushës me toksinat nga djegia e mbeturinave. Edhe pse shqetësimi i qytetarëve është tejet i madh, autoritetet komunale vazhdojnë me avazin e vjetër – në vend se të menaxhojnë me grumbullimin e mbeturinave, ata bëjnë djegien e tyre. Në situatë të këtillë jeta e qytetarëve po rrezikohet në shumë drejtime: së pari shkaktohen vështirësi në komunikacion nga tymi i dendur në aksin rrugor Haraçinë-Kumanovē dhe Grushinë, ndërsa kështu stimulohet edhe ndotja e ajrit…
Kriza e thellë politike që po zgjat tash më dy vite, ka filluar të ketë reflektim negative në ekonominë e vendit. Eksperti I ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti, thotë se kriza ka një ndikim shumë të thellë në ekonomi dhe nëse do vazhdoj që të mos gjendet një zgjidhje e caktuar, ndikimi vazhdon të jetë rritës dhe gjithnjë e më i ashpër. Sipas tij, edhe pse gjatë gjithë vitit 2016 ka pasur një rënie permanente të prodhimtarisë industriale, rezultatet kanë qenë pozitive. Ndërsa, dy muajt e parë të vitit veç më ka rezultate negative. “Janari dhe shkurti, shënojnë rezultate negative, pra kemi…
[embedded content] 15 April Ministria e Brendshme ndërkohë po ndjek me vëmendje edhe gjuhën e urrejtjes dhe deklaratat nxitëse të protestuesve. Në një intervistë për Alsat Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu theksoi policia do të procedojë çdo rast të dhunës apo vepër tjetër penale të nxitur nga protestuesit. Duke komentuar sulmet e mundshme ndaj institucioneve të vendit, Nuhiu tha se policia ka hartuar plane parandaluese.
15 April Pas alarmit të një ditë më parë për sulme të mundshme terroriste, Ministria e Brendshme thotë se situata është nën kontroll të plotë. Sipas vlerësimeve të reja të bëra nga shërbimet vendore, nuk ka informata të konfirmuara për sulme terroriste. Për kërcënimet që mund të vijnë nga vendet fqinje apo nga rajoni, shërbimet dhe dikasteret kompetente të Shqipërisë dhe Kosovës janë në gatishmëri të plotë për parandalimin e tyre. Ndërsa ALSAT mëson se strukturat policore dhe shërbimet janë në koordinim për sigurinë gjatë festës së Pashkëve, ALSAT mëson se në Kosovë, policia ka gjetur një bunker me armatim.…
15 April Njohësit e zhvillimeve në gjyqësor vlerësojnë se nuk është aspak e rastësishme që GjykataSupreme tani nëpërmjet referatit mundohet të marrë një qëndrim lidhur me bisedat e përgjuara. Besa Arifi thotë se refuzimi i bisedave të përgjuara nga Supremja nuk ishe befasi. Unë do të komentoja këtë nen që bazohet vendimi i Apelit në rastin “Spiuni” pasi ky nen thotë provat e siguruara në mënyrë të paligjshme ose përmes shkeljeve të të drejtave dhe lirive të parapara në Kushtetutë në ligje dhe marrëveshjet ndërkombëtare si dhe provat që dalin prej tyre nuk mund të përdoren dhe mbi to nuk…
[embedded content] 15 April Albina ka lindur dhe është rritur në këtë shtëpi që çdo ditë rrezikon të shembet. Deri më sot, që ka mbushur të dhjetat ajo nuk ka bërë gjumë në shtrat të butë e të ngrohtë, por gjithmonë bashkë me vëllezërit dhe motrat e saj ka fjetur mbi një batanije të hollë të shtrirë në tokë duke ndjerë të ftohtin dhe lagështinë. Kjo, për shkak se familja 7 antërëshe Zekiri nga Haraçina bën jetë në kushte jashtëzakonisht të vështira me mungesë të kushteve elementare. Pavarësisht varfërisë dhe mungesës së veshmbathjes, Albina nuk heq dorë nga mësimet e…
Analistët nuk presin zhbllokimin e shpejtë të Kuvendit nga shumica parlamentare. Sipas analistit Agim Jonuz, politikanët kanë sjellje jo-serioze dhe e nënçmojnë problemin me të cilin ballafaqohet shteti. Një shtet që e udhëheq një asamble e tillë politike, e cila me pesë ditët jo-pune tregon jo seriozitet në situatë ku nuk kemi as paqe e as luftë, dëshmon se fare nuk është e rëndësishme se a do të vazhdoj seanca konstituive ose jo. Me keqardhje të madhe dhe pa keqkuptim them se i tërë establishmenti politik më shumë ka sjellje të një bishtaje të thjeshtë e se sa të politikanit…
[embedded content] Çelja e luleve dhe temperaturat e paqëndrueshme shqetësojnë personat alergjik dhe ata me astmë. Mjekët nga Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë në Shkup thonë se nga viti në vit sa vjen e shtohet numri i personave të prekur nga alergjitë e pranverës, ndërkaq mosha më e prekur nga këto alergji janë të rinjtë. Sipas pulmologes Jagoda Stojkovic shkak për këtë është ndotja e lartë e ajrit dhe konsumimi i produkteve ushqimore jo të shëndetshme. Ka numër të madh të pacientëve, madje viteve të fundit ai numër shënon rritje, në veçanti tek moshat e reja. Sigurisht që kjo vjen…
[embedded content] Ministria e Arsimit sërish me premtime për përmirësimin e kushteve dhe sigurimin e hapësirave të reja për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Kumanovë. Reagimi I dikasterit të arsimit vjent pas storjes në Alsat M rreth kushteve të rënda në të cilët mësojnë nxënësit e shkollës së mesme komunale “Kiro Burnaz” paralet në gjuhën. E di, jam i njoftuar se në kushte jo të mira dhe jo të volitshme e zhvillojnë procesin edukativo arsimorë, masat do ndërmerren në pako e njëjta politikë vlen sikurse për SHMK Sami Frashëri, do të vlejë edhe për shkollat tjera pra shkollat…
[embedded content] Muajt e pranverës kur edhe fillon pastrimi i arave dhe livadheve është shtuar tej mase numri i zjarreve si nëpër fushat e Pollogut, ashtu edhe në malësinë e Sharrit. Gjithashtu shqetëson fakti që këtë vit është dyfishuar edhe numri i zjarreve në objektet e banimit dhe lokalet afariste. Zjarrfikësit nga ana tjetër ankohen për mungesë të kushteve dhe pajisjeve gjë që ndikon në efikasitetin e punës së tyre. Kemi 150 intervenime që në krahasim me vitet e shkuara ky numër është shumë më i madh. Ne jemi duke intervenuar në paraqitjet e zjarreve me ato pajisje që i…

