Author: almakos

17 April LSDM sot përmes një kumtese e ka përsëritur qëndrimin se shumica parlamentare prej 67 deputetëve, e zgjedhur në zgjedhje kredibile, do ta zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit, ndërsa pastaj edhe qeverinë e re reformuese, e cila siç thonë nga LSDM-ja do të ndodh shumë shpejt dhe atë sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve. “Ekziston shumicë legjitime e formuar parlamentare, e cila është pushtet në shtet, prapa së cilës qëndrojnë të paktën 700.000 qytetarë, të cilët kanë zgjedhur ndryshime në regjim. Kjo shumicë ka detyrim ta zbatojë vullnetin qytetar”, theksojnë nga LSDM. Sipas partisë së Zaevit, qytetarët më 11…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri i Suedisë dhe ministër i punëve të jashtme Karl Bild në profilin e tij në twitter ka paralajmëruar se do të vij në Maqedoni. “Në orët e mëngjesi fluturim nga Bolonja me diell. Shkupi me Këshillin e Evropës për punë të jashtme është destiancioni i radhës për këtë ditë” ka shkruar ai. Bild ka qenë deputet special i BE-së për ish Jugosllavinë, përfaqësues i lartë i BE-së për Bosnjë dhe Hercegovinën, si dhe deputet special i OKB-së për Ballkanin.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka vazhduar edhe sot me akuzat kundër LSDM-së, duke e akuzuar liderin e saj Zoran Zaev dhe kryesinë e partisë se po shesin interesin kombëtar vetëm për të hyrë në pushtet. Në kumtesë për media nga partia e Gruevskit shkruajnë se, “Krimineli Zaev dhe shoqëria kriminele në krye të LSD-së me këmbëngulje po e shtyn Platformën e Tiranës dhe nuk tërhiqet nga realizimi i saj”. Sipas VMRO-DPMNE-së, Zaevi për amnestimin e tij personal për krimet që i ka bërë ka vendosur që ta bëjë Maqedoninë dygjuhëshe, ta shpallë për gjenocit popullin dhe shtetin e tij, ta ndryshoj emrin sipas…

Lexo më Shumë

LSDM në një komunikatë për media ka thënë se shumica e re parlamentare e ka për obligim të mbrojë vendin nga politikat destruktive të Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanovit. “Që të jetë më e qartë, përsërisim se Gruevski kot lutet që të ulet në tryezë dhe të negociojë. Amnisti nuk ka! Do të ketë shtet juridik që do të vlej për të gjithë njëlloj. Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur nga VMRO-DPMNE, si të jenë pronë e tij. Së pari, shumica parlamentare tani më ekziston dhe askush më nuk po e kërkon këtë nga ai!…

Lexo më Shumë

Pas pauzës 5 ditore, Kuvendi I Republikës së Maqedonisë nesër duhet të vazhdoj seancën konstituive në të cilën do të debatohet për zgjedhjen e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Fillimi I vazhdimit të 13 të seancës në fjalë është caktuar për më ora 13:00.

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane të qytetit është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë për anën e Maqedonisë. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë,…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të shiut dhe erë të lehtë nga veriu. Ndërkaq në vendet malore do të ketë edhe borë.Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe në Shkup.Ditëve në vazhdim moti do të jetë stabil dhe i thatë, me rritje të vazhdueshme të temperaturave.

Lexo më Shumë

Referendumi në Turqi është përcjellur me vëmendje edhe nga qytetarët në Maqedoni, duke i dhënë një mbështetje reformave kushtetuese. Qindra qytetarë pasdite u mblodhën në Çarshinë e Shkupit për të ndjekur drejtpërdrejt rezultatet dhe për të festuar për fitoren. Qytetarët e anketuar më herët, deklaruan se e mbështesin presidentin turk Erdogan, pasi ai është lideri i vetëm që mbështet myslimanët në të gjithë botën. Në përfundim të numërimit të kutive, shtohej numri i qytetarëve që dolën për të festuar për siç thonë ata, fitoren e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Presidenti Erdogan ka marrë vazhdimisht mbështetje nga qytetarët e…

Lexo më Shumë

Serbia ka nevojë për dy divizione të sistemit anti-raketor tokë-ajër rus S-300 për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Një blerje e mundshme e tyre është duke u diskutuar me Rusinë dhe Bjellorusinë. Vuçiç u tha gazetarëve të dielën se ai ka biseduar personalisht për blerjen e S-300 me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko. “Nuk ka asnjë marrëveshje në lidhje me S-300. Është diskutuar për to gjatë bisedime me presidentin Putin. Gjithashtu, ne kemi diskutuar edhe me Presidentin Lukashenko”, tha ai. Në janar, ministri serb i Mbrojtjes Zoran…

Lexo më Shumë

Shtetasit turq në Maqedoni dhe Kosovë kanë votuar “po” për reformat kushtetuese në kuadër të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, të cilat parashohin implementimin e sistemit presidencial të qeverisjes, ndërkohë që në Shqipëri ka dominuar vota “jo”. Sipas rezultateve të para të shpallura nga numërimi i votave të ardhura nga diaspora turke, shtetasit turq në Maqedoni kanë votuar me 57,97 % “po” dhe 42,03 % “jo”, në Kosovë me 57,14 “po” dhe 42,86 “jo”, ndërkohë që rezultati i shpallur nga votat e shfrytëzuara në Shqipëri është 41,80 % “po” kundrejt 58,20 % të votave “jo”. Ndryshe, shtetasit turq shfrytëzuan…

Lexo më Shumë

Edhe në Maqedoni është votuar për referendumin për ndryshimet Kushtetuese në Turqi. Sipas të dhënave të publikuara deri tani, 618 (57.97%)  qytetarë kanë votuar “Pro” këtyre ndryshimeve, ndërsa 448 (42.03) Kundër. Kujtojmë se në Turqi ka filluar festa për suksesin e referendumit ndërsa është festuar edhe në Shkup, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Në Çarshinë e vjetër të Shkupit ka filluar festa për fitoren e partisë së presidentit Rexhep taip Erdogan në referendumin në Turqi. Qytetarët thonë se kjo fitore e Edroganit në Turqi do të sjellë të mira për të gjithë vendet e rajonit, përfshirë dhe Maqedoninë. Deri tani janë numëruar afër 99 përqind të kutive të fundit ndër për PO janë deklaruar 51 për qind e qytetarëve të Turqisë, njofton SHENJA. [embedded content]Festa në Carshi për fitoren në Turqi by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë