Author: almakos

18 April Ish kryeministri suedez dhe shef i diplomacisë Karl Bild gjatë vizitës në Shkup u njoh nga afër më krizën politike në vend. Bild zhvilloi takime me liderët e partive politike të shumicës së re parlamentare. Duke mos dashur të komentojë në detaje, Bild tha se rruga për dalje nga kriza kalon përmes respektimit të Kushtetutës dhe proceseve demokratike.  Ju kishit zgjedhje, keni Kushtetutën si çdo shtet evropian. Ndonjëherë mund të ketë probleme, por ndjekeni Kushtetutën dhe praktikat demokratike. Kjo është mënyra e vetme se si zgjidhen problemet në demokracinë Evropiane. Jam i njoftuar me çështjen e njohur të…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes BESA,  Afrim Gashi pas takimit me ish-ministrin suedez për Punë të Jashtme, Karl Bildt tha se diplomatët janë këtu për të ndihmuar vendin që të del nga kriza. “Ne jemi sot këtu bashkë me ata për të gjetur mundësi se si mund të dilet nga kriza. Ne i treguam opinionin tonë, mënyrën se si po veprojmë dhe si po mundohemi që Maqedonia orë e më shpejtë të del nga kriza dhe ishte një takim i frytshëm për ne. Ne bëmë me dije se në çdo hap në çdo moment jemi përkrah procesit i cili do ta ndihmon…

Lexo më Shumë

Nga LSDM nëpërmjet një komunikate kanë informuar se kreu i kësaj partie Zoran Zaev, e ka njoftuar diplomatin evropian se shumica parlamentare në pajtueshmëri me rregulloren, kushtetutën dhe ligjet, e ka marrë detyrën që ta debllokojë procesin demokratik në Kuvend. Nga LSDM kanë njoftuar se shumë shpejtë do të zgjidhet  kryetari i ri i Kuvendit dhe më pas edhe Qeveria e re reformatore. “Bashkërisht është konstatuar se proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparimin e Maqedonisë dhe krijimi i mundësive që nëpërmjet respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve nga ana e të gjitha partive politike dhe institucionet shtetërore. “, thuhet në…

Lexo më Shumë

Gjermania është e vendosur të merr rol më të madh në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shkak për këtë është kriza politike në Maqedoni, shkruan portali evropian European Western Balkans, duke iu referuar burimeve jo zyrtare diplomatike. Sipas këtij mediumi, në Gjermani, është rritur interes për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe në drejtim të kësaj po përgatitet një strategji e cila parasheh rol më aktiv të Gjermanisë në politikën e këtij rajoni. “Duke pasur parasysh faktin se Gjermania nuk ka udhëhequr një politikë aktive në Ballkanin Perëndimor, planifikon të merr një qasje proaktive dhe së fundmi ka filluar të shkruaj një draft…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se platforma e Tiranës, është mit i krijuar nga politikanët maqedonas. Në një intervistë për revistën amerikane “Politico”, duke folur për akuzat për ndërhyrjen e tij në krizën politike në Maqedoni, ai ka mbrojtur platformën shqiptare dhe ka thënë se ai vetëm ka lehtësuar takimin e partive shqiptare të Maqedonisë dhe nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme. “Është një mit i krijuar në Shkup për qëllime politike se partitë politike po ndjekin një platformë që është shkruar në Tiranë. Kjo është gënjeshtër, një mit i krijuar nga politika me shije shumë të…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Karl Biltin theksoi se takimi ishte interesant për shkak të përvojës së madhe që Karl Bild ka me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe menaxhimin me gjendjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe në Maqedoni. “Tani komuniteti ndërkombëtar është i interesuar që të ndihmojnë Maqedoninë për daljen nga kriza politike. Unë i informova se BDI-ja i ka bërë të gjitha detyrimet rreth formimit të shumicës së saj, se e kemi dhënë përkrahjen tonë dhe bëjmë përpjekje që kjo krizë të tejkalohet, por gjithsesi nevojitet lehtësim i procesit nga ana e miqve tanë .…

Lexo më Shumë

Qytetarët kanë vetëdije të lartë për vetëdijshëm për nevojën dhe benefitet e sigurimit, por ende i sigurojnë vetëm gjërat për të cilat janë të obliguar. Kështu thonë të dhënat e Shoqatës për sigurim dhe Agjencisë për mbikqyrje të sigurimit. Të dhënat e prezantuara gjatë një konference në Odën Ekonomike të Maqedonisë tregojnë se qytetarët kryesisht sigurojnë makinat. Ky lloj i sigurimit në tregun e sigurimeve merr pjesë me 44%. Fushat e tjera të sigurimit që përdorin qytetarët e Maqedonisë janë, 17,8% për sigurimin e pronës, 8,7% sigurim kasko, dhe 11% për sigurim nga fatkeqësitë natyrore. “Krahasuar me rajonin, gjendja në…

Lexo më Shumë

Është shtypur me veturë një vajzë 5-vjeçare në Çairçankë të Shkupit, shkruan SHENJA. Vajza ka pësuar lëndime të rënda dhe deri në momentin kur ajo është dërguar në spital nga dëshmitarët okularë. Ata thonë se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt saqë nuk kanë arritur të bëjnë asgjë tjetër, përpos se ta dërgojnë në Qendrën Klinike në Shkup.

Lexo më Shumë

18 April Gjykatës suprem të sëmurë kjo është arsyeja zyrtare pse sot nuk vazhdoi seanca e përgjithshme e cila u ndërpre të enjten e kaluar. Për shkak të gjoja shkaqeve të arsyeshme, siç theksojnë në gjykatë, seanca në të cilën duhej të votoheshin propozimet e kryetarit të ri Vangelovski, është anuluar. Vangelovski kërkon bisedat e përgjuara nga “bombat” të mos mund të përdoren si dëshmi në gjykatë si dhe Specialja të mos mund të dorëzoj kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Mungesa e gjykatësve është në numër të mjaftueshëm që të shtyhet seanca e përgjithshme dhe të njëjtit mungojnë me arsye…

Lexo më Shumë

18 April Analistët vlerësojnë se LSDM me shumicën parlamentare duhet të marrë hapa konkrete që të zhbllokoj punën e Kuvendit dhe ti krijoj institucionet, në të kundërt rrezikon të humb përkrahjen e votuesve. Sipas Nikolla Dujovskit çdo ditë e kaluar në Kuvend, pa ndërmarr ndonjë hap konkret nga shumica, është fitore e sigurt e VMRO DPMNE-së. Qytetarët votuan për ndryshime, ndryshimet janë të patjetërsueshme, ky është fakt. Nëse ato ndryshime nuk ndodhin, nuk besoj që qytetarët me vetorganizim do ti marrin punët në duart e tyre, njëjte edhe këto për “Maqedoni të përbashkët”. Është fakt që çdo ditë përkrahja për…

Lexo më Shumë

18 April Para pak çastesh në lagjen e Çairit, më saktësisht tek Qendra Tregtare Çairçanja, ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast është lënduar një vajzë 5 vjeçare e cila menjëherë është dërguar në qendrën spitalore. Dëshmitarët okularë deklarojnë se vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo më Shumë

Banorët e zonave të përmbytura, të vendosura në konviktin Tome Stefanovski Siniç kundërshtojnë edhe një herë vendimin e Ministrinë së Punës dhe Politikës Sociale për të lëshuar konviktin. Ata thonë se nuk kanë kushte elementare të kthehen në shtëpi. Kërkojnë që Ministria tu sigurojnë një vend tjetër të përshtatshëm ose vazhdimin afatin për qëndrimin në konvikt. Nuk e kemi ne plan t lëshojmë konviktin se nuk kemi kushte dhe ku te shkojmë vetëm të flemë në parqe ose rrugëve. Kisha apeluar tek ministri nëse mendon se ka kishte le të vijë dhe të jeton në shtëpia tona këtu ka njërës…

Lexo më Shumë