Author: almakos

Sindikata e pavarur e policisë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme, që400 stazhierët policor, urgjentisht të vendosen në pozicionin “polic”. Kryetari i kësaj sindikate, Goce DellçevTodev, tha se 400 stazhierët të cilët e kanë përfunduar trajnimin me sukses, dhe kanë marrë vendim për stazhier nga Ministria e Punëve të Brendshme, në vend të rrogës së plotë, punojnë për 40 % më pak, respektivisht për rrogë në vlerë prej 11 500 denarë, pasi nuk janë të vendosur nëpër pozicione në pajtueshmëri me rregulloren për sistematizimin e byrosë për siguri publike. “Në pajtueshmëri me rregulloret dhe në pajtueshmëri me dispozitat dhe…

Lexo më Shumë

21 April Antarët e koalicionit të LSDM-së nga lëvizja e turqve në Maqedoni paralajmëruan se ditët në vijim do të merr fund bllokimi i Kuvendit. Deputetët e VMRO DPMNE-së edhe sot kanë vazhduar të debatojnë mes vete. Milloshovski tha se programi i LSDM-së për Qeverinë e re është si një kalë troje që në vete përmbanë kërkesat nga e ashtuquajtura platformë e Tiranës.

Lexo më Shumë

Eurodeputeti Eduard Kukan në një intervistë për European Western Balkans, ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e tij për krizën politike në Maqedoni. Ai ka thënë se në tërë rajonin është paraqitur një trend shqetësues në lidhje me funksionimin normal të demokracisë parlamentare dhe disa institucioneve shtetërore. Sipas tij, ky trend krijon pothuajse rreth vicioz në të cilin demokracitë e dobëta shkaktojnë institucione të dobëta dhe anasjelltas. Kukan ka deklaruar se muajve të ardhshëm presin kthesë të rëndësishme të zhvillimeve politike në Maqedoni dhe në vendet e tjera ballkanike. “Ne po ballafaqohemi me krizë serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Shtetet e…

Lexo më Shumë

21 April Bashkimi i trojeve shqiptare nuk është trillim, kështu vlerëson ish diplomati, Alajdin Demiri duke komentuar kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi për mundësinë që shqiptarët te jetojnë në një shtet, në rast se zbehet perspektiva për anëtarësim në BE. Sipas tij, nëse vazhdojnë politikat anti-shqiptare në Ballkan çështja e “Shqipërisë Etnike” është realitet i pakontestueshëm. Teza hipotetike jo vetëm e Ramës por edhe e Hashim Thaçit dhe i gjithë politikanëve është një realitet hipotetik, por është një realitet i cili mund të bëhet nëse në këtë mënyrë vazhdojnë gjithë këta politika anti-shqiptare në Ballkan.…

Lexo më Shumë

Ardhja e Turqisë në Ballkan përmes investimeve, kulturës dhe arsimit rrezikon turqizmin e shqiptarëve, aq sa shqiptarët rrezikojnë të gjermanizohen nëse e duan BE-në. Kështu tha profesori universitar Rizvan Sulejmani gjatë emisionin Arena që mbrëmë u transmetua në Televizionin SHENJA. Ai tha se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë interesimin e Turqisë për Ballkanin dhe investimet turke për realizimin e interesave shqiptare. “Fakt është se proceset globalizuese janë të pandalshme! Fakt është se Ballkani gjendet në vakum dhe ka nevojë për një ndikim të jashtëm për të stabilizuar Ballkanin. E dijë se ka një shqetësim tek shqiptarët për shkak historikut tonë që…

Lexo më Shumë

21 April Nën temperatura të ulëta, prindërit dhe fëmijët me nevoja të posaçme për të dytën ditë me radhë qëndrojnë në tendat e vendosura përball Kuvendit të Maqedonisë duke kërkuar që shteti të mundësojë kushte më të mira për to. Disa nga prindërit e këtyre fëmijëve u thirrën në takim nga disa deputetë të  VMRO-së, ku këta të fundit u kanë premtuar se do gjejnë zgjidhje për problemet e  tyre, por prindërit nuk shprehen gjithaq optimist se kërkesat e tyre do gjejnë zbatim. “U dhanë premtime se ja do zgjidhen disa çështje, se nga e hëna do ketë disa hapa…

Lexo më Shumë

21 April Presidenti Gjorge Ivanov po përgatit terrenin për shpalljen e gjendjes së luftës dhe arrestimin e siç thuhet, “puçistëve” me në krye liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan javorja “Fokus” në një storje speciale me titull: Ivanov nga “Jaseni” do të komandoj arrestimin e “puçistëve”. Bëhet fjalë për rezervatin “Jasen” që ndodhet 20 kilometra nga Shkupi brenda të cilit ndodhet një bunker i ish armatës jugosllave. Një burimi të ARM-së, ka bërë të ditur se para festës së pashkëve në këtë zonë ka qëndruar një delegacion ushtarakësh i përzgjedhur nga kreu i VMRO-së me mision për përgatitjen e objektit…

Lexo më Shumë

Një polic nga Prilepi, i cili ka qenë në detyrë, mbrëmë është lënduar me thikë nga ana e disa grabitësve të akumulatorëve. Siç kumtoi sot MPB, polici në orën 20:50 minuta në rrugën “Marksova” në Prilep ka vërejtur dy persona si kryejnë vjedhje të akumulatorit dhe është nisur në drejtim të tyre. Njëri nga autorët, R.R (42) nga Prilepi, ka vërejtur se është duke iu afruar polici dhe me thikë është turrur drejt tij, duke i shkaktuar të çara në pjesën e djathtë të shuplakës, dhe pastaj ka ikur. Pas masave të ndërmarra, nëpunësit policorë e kanë gjetur dhe e…

Lexo më Shumë

21 April Sindikata e diplomatëve ka hedhur dyshime se Ministria e Jashtme me sistematizimin e ri të diplomatëve nëpër ambasada dhe konsullata përpiqet të punësojë kuadro partiakë edhe atë në mënyrë jotransparente.  Sipas kryetarit të sindikatës, Sashko Todorovski, 20 konkurset e brendshme në Ministrinë e Jashtme shpallen në kulmin e krizës politike, në kohën kur institucionet janë të bllokuara plotësisht, pa e njoftuar fare sindikatën për një hap të tillë. Deri në formimin e qeverisë hapa të tillë nuk duhet të ndërmerren. Në veçanti na shqetësojnë punësimet në katër vendet kyçe, Londër, Paris, Uashington dhe misionin e NATO-s në Bruksel,…

Lexo më Shumë

Temperaturat nesër do të ulen për dy deri tre gradë shtesë në krahasim me të sotmet, posaçërisht nga lindja e vendit. Sipas DPHM-së, temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej -6 deri 3 gradë. Ulje më e konsiderueshme do të ndjehet në rajonin e Kriva Pallankës, në Pellagoni dhe në pjesët më të ulëta të fushëgropës së Shkupit. Rritje e temperaturave të mëngjesit priten nga e marta kur gjithkund do të jenë mbi zeron. Era veriore do të vazhdojë të fryjë edhe gjatë fundjavës, ndërsa sërish do të përforcohet edhe atë në veri, përgjatë Vardarit dhe drejt lindjes…

Lexo më Shumë

Përmes fushatës “JO për selfi në tren – Vlen të jetosh” HM Transport SHA Shkup do t’i edukojë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Shkup për rreziqet nga fotografimi në vagonat në deponë e HM Transport, pas rastit të paradokohshëm ku nga goditja e rrymës vdiq një djalë 15-vjeçar. Fushata filloi sot në shkollën e mesme shtetërore “Vllado Tasevski” ku nxënësve u janë ndarë dhe prezantuar afishe dhe video prezantime me porosi “pengoje shokun tënd të dëshmohet” dhe 25 KV = në 25.000 V ose 5.000 herë më shumë se sa e mbushni telefonin e juaj. Janë përgatitur…

Lexo më Shumë

21 April Disa baraka qe kanë qenë jashtë përdorimit për një kohë të gjatë dhe që ndodhen afër shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski” përball pompës së benzinës “Makpetrol” në bulevardin “Arradhat Partizane” janë kapluar nga zjarri. Qytetarët të cilët ishin në vendin e ngjarjes treguan se bëhet fjalë për objektin afër të ashtuquajturës Drejtoria e Arkitekturës dhe Urbanizmit por se ende nuk ka informata se si është shkaktuar zjarri. Ndërkohë raportohet se zjarrfikësit thirrjen për intervenim e kanë marrë në ora 12:15 dhe menjëherë me 40 makina janë nisur në vendngjarje ku me sukses kanë shuar zjarrin. Nga zjarri është…

Lexo më Shumë