24 April Ashtu siç ka paralajmëruar Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare në Shqipëri, sot do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugët për një orë, nga ora 11:00 -12:00.Kjo formë e protestës vjen në një ditë, kur negociatori për zgjidhjen e ngërçit politik David McAllister pritet të mbërrijë në Tiranë.Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përsëritur disa herë që protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, por nga ana tjetër i është bërë thirrje policisë që të mos provokojë. Një ditë më parë…
Author: almakos
Qytetarët e Gjevgjelisë në referendumin e sotshëm me shumicë bindëse prej 97 përqind votuan “kundër” hapjes së xeheroreve në territorin e kësaj komune. Sipas rezultateve të para 154 qytetarë kanë votuar “për” ndërsa “kundër” kanë votuar 13097 qytetarët me të drejtë vote. Nga Komisioni Zgjedhor komunal thanë se sonte kalojnë afatet për ankesa. Fakti që mbi 13 mijë qytetarë të Gjevgjelisë me të drejtë vote ose rreth 70 përqind dolën sot në votime, e bën këtë referendum që të jetë i vlefshëm. Referendumin e inicoi iniciativa “Shpëtim për Gjevgjelinë”, ndërsa vendimin për mbajtjen e solli Këshilli i Komunës së Gjevgjelisë.
Efektivët e policisë të cilët ruajnë konsullatën e Turqisë në Selanik, janë sulmuar me koktej molotov, raporton AA. Sipas informacioneve të marra, sulmi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një grup me maska kanë hedhur koktej molotovi ndaj efektivëve të policisë, të cilët ishin në detyrë. Si pasojë e djegies së kësaj lënde plasëse nuk ka patur të lënduar apo dëme materiale.
23 April Fëmijë me infektime të traktit të frymëmarrjes dhe alergji kanë mbushur Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Moti i ndryshueshëm, i ftohti i menjëhershëm në kombinim me sezonin e alergjive të polenit u krijuan probleme më të rinjve që ende nuk kanë imunitet të formuar. “Me çeljen e luleve dhe të ftohtin, e gjithë kjo e irriton sistemin e sipërm të frymëmarrjes te fëmijët dhe vjen deri te ngufatja, krijimi i jargëve, vështirësive në frymëmarrje dhe e gjithë kjo është arsye që ata vijnë dhe kërkojnë ndihmë plotësuese. Një pjesë të tyre i hospitalizojmë, veçanërisht ata që kanë anamnezë…
Ish shefi i zbulimit ushtarak Vlladimir Pivovarov për TV SHENJA vlerëson se situata e sigurisë në Maqedoni është një fuqi e mbushur që i duhet pak që të pëlcasë. Sipas tij, pushteti në largim është i gatshëm të realizojë skenare destabilizimi që mendja e njeriut as nuk mund ti paramendojë. Ndiqni intervistën e plotë me profesorin universitar. Ja dhe videoja e plotë nga intervista:[embedded content]Pivovarov: Tensionet janë artificiale, të… by tvshenjaofficial
Dje pasdite ndërroi jetë Xhavit Sulejmani, ish ushtar i UÇK-së dhe pronar i Radio Haraçinës.I qeshur gjithmonë, human dhe me shpirt të bardhë, Xhaviti ishte i dashur jo vetëm për familjen, por për gjithë bashkëqytetarët dhe më gjerë.Varrimi u bë sot pas namazit në drekës, në varrezat e fshatit Mojancë.
23 April Sistemi i Kembrixhit nga viti i ri shkollor 2017-2018 do të fillojë të aplikohet edhe në shkollat e mesme të përgjithshme, gjegjësisht në gjimnaze. Të gjithë ato nxënës që do të regjistrohen në gjimnaz nga viti i parë do të kenë mundësinë të përzgjedhin një nga 6 drejtimet, respektivisht matematiko-natyror kombinimi A dhe B, gjuhësorë-artistik, kombinimi A dhe B dhe humanitaro-shoqëror, kombinimi A dhe B. Këtë vit nxënësit do të aplikojnë për 6 drejtime dhe jo sikur deri tani që ishte pas viti të dytë janë orientuar për drejtimet. Prej këtë viti do të jetë risi, nxënësit do…
23 April Tërë jeta e paketuar në dy qese najloni. Petica Putevski me mosbesim sheh sesi një investitor privat po rrënon një pjesë të ish barakave të komunës Butel, ku ai si i pastrehë jetonte 5 vite. Putevski nuk ka as dokumente e as para. Ai thotë se natën do ta kalojë në park. Kush brengoset? A mendon dikush në këtë shtet për ne? Shikoni tash. Kush ndihmon? Askush. Secili kujdeset për kolltukun dhe pushtetin. Kush brengoset për këtë mjerim. Askush. Ky është shteti jonë – u shpreh Petica Putevski, i pastrehë. Tokën në të cilën ndodhen barakat kohë më…
Si çdo ditë në periudhën e fundit, edhe sot ka vazhduar përplasja mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së nëpërmjet komunikatave. Nga VMRO-DPMNE kanë thënë se populli më 11 dhjetor nuk ka votuar për shtet binacional, për dygjuhësi dhe për ndryshimin e flamurit dhe himnit. Ata kërkojnë që sa më shpejtë të mbahen zgjedhje, ku sipas tyre qytetarët e vendit do t’i thonë JO platformës së Tiranës. “Qytetarët qartë tregojnë se nuk dëshirojnë platforma nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e dëshirojnë platformën e Tiranës, të cilën LSD dëshiron ta çojë përpara dhe të formoj qeveri me çdo kusht. Kriminelët nga LSD nuk…
23 April Ministria e punëve të brendshme nuk pranon të tregojë sa janë shpenzimet për policinë gjatë protestave të përditshme të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Nga ky dikaster për Alsat M thonë se ekipet kujdestare s’mund të mbajnë llogari gjatë fundjavës, kështu që për përgjigje na thanë të presim deri të hënën. Deri tani janë mbajtur 54 ditë protesta të kësaj nisme vetëm në Shkup ndërsa në mënyrë paralele protesta kishte edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë. Protestuesit së fundmi kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare ndërsa njoftuan se prej javës së ardhshme do t’i shpalosin metoda demokratike për…
Përmes një kuizi të përgatitur nga nxënësit, Unioni i Nxënësve Shqiptar shënoi ditën ndërkombëtare të Librit në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Kuizi përmbante pyetje nga fusha e Letërsisë dhe Logjikës, ndërkaq për çdo pyetje të përgjigjur saktë nga ana e qytetarëve, kishe dhuratë një libër. “Ne vendosëm që jo vetëm të shpërndajmë një libër, sepse nëse dikujt ia jep vetëm një libër mund thjesht të mos e vlerëson në moment dhe pik pyetje a e lexon a jo, dhe në momentin që ne do bëjmë kuiz dhe do të bëjmë pyetjen dhe ai do të vlerësohet dhe do ketë…
Për tre javë më 15 maj, kryetarët dhe këshilltarët e Komunave do të humbasin tërësisht ingerencat e tyre dhe autorizimet, ka thënë në konferencë për shtyp, Dejan Pavlevski, kryetar i Komisionit për qeverisje lokale të LSDM-së. “Duhet menjëherë të ndalojë sjellja jo e logjikshme e Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Këto njerëz të papërgjegjshëm nëpërmjet kërcënimeve për dhunë po e bllokojnë tërë sistemin shtetëror, që për tre javë do të thyhet mbi ekzistimin e qytetarëve me kaos në shtet”, tha Pavlevski. Sipas tij, me bllokimin e Kuvendit, deputetët e VMRO-DPMNE-së po bllokojnë edhe zgjedhjen e kryetarit të ri të…

