Ambasadorët e Holandës, Suedisë dhe Sllovenisë, Uolter Plomp, Mats Stofanson dhe Milan Jazbec, kanë porositur sot se Maqedonia duhet të formoj Qeveri sa më shpejtë të jetë e mundur. Sipas tyre, 4 muaj është periudhë shumë e gjatë për Maqedoninë që të mbesë pa Qeveri dhe formimi i saj është mirë për të gjithë dhe posaçërisht për ekonominë. Ata po ashtu kanë thënë se, Maqedonia duhet t’i dërgoj sinjale të mira BE-së, ndërsa sinjalet e dërguara me krizën nuk janë të mira. “Po, ka shembuj nga vende të tjera evropiane që u është dashur kohë shumë më e gjatë për…
Author: almakos
“Standardet profesionale të gazetarisë në mes rregullimit dhe vetërregullimit”, ishte tema e debatit të sotëm, e organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave. Panelistët diskutuan rreth asaj se sa është e vështirë puna e mediumeve, me çfarë vështirësish përballen ata, sa funksionon sistemi i rregullimit dhe vetërregullimit dhe kush mban përgjegjësi për ata që shkelin kodin etik gazetaresk. Profesori universitar Sefer Tahiri, tha se gjendja e mediave për momentin në Maqedoni është shumë e vështirë dhe ata përballen me një krizë të madhe sa i përket respektimit të standardeve profesionale dhe normave etike. Mirëpo, shtoi ai një pjesë e mediumeve,…
Ragmi Latifi, i akuzuar për transportimin dhe udhëheqjen e grupit të Kumanovës në territorin e Maqedonisë e quan akuzën për logjistikë të grupit si hakmarrje ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së. Latifi thotë se është i dyshimtë fakti se si Prokurorisë iu deshën më shumë se pesë muaj për të zgjeruar hetimin dhe për të shtuar edhe më shumë të dyshuar në listë që thotë se nuk kanë lidhje me rastin. “Ne grupi i dytë që jemi të akuzuar, edhe fëmija trevjeçar e di se ne jemi arrestuar për vitin 2001. Jemi arrestuar pas pesë muajsh. Prokurorisë iu desh aq kohë…
LSDM sot pasdite përmes një kumtese thekson se zgjedhje të reja parlamentare nuk do të ketë dhe se do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit i cili do t’i hapë rrugë zgjedhjes së qeverisë së re. “Ky është vullneti i 700.000 qytetarëve i shndërruar në shumicën e re parlamentare të prëbërë prej 67 deputetëve”, thekson LSDM, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme i nevojiten vetëm liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit që ta vazhdojë krizën politike përmes së cilës kërkon shpëtim nga përgjegjësia për krimin e kryer. LSDM thekson se nuk ekziston kurfarë platforme por ka program për qeveri të…
Palmat e famshme gjysmë milion euro të Qeverisë u thanë duke dëshmuar se klima në vend nuk është e përshtatshme për këto lloj pemësh. Ekipet e ndërmarrjes publike “Parqet dhe Gjelbërimet” i shkulën të njëjtat. Personat që kujdeseshin për mirëmbajtjen e parkut ku dikur kishte palma, mbrapa kamerës thanë se vetëm sot janë shkulur mbi 30 të tilla ndërsa ditëve në vijim do të shkulen edhe të tjerat, përkatësisht rreth 1.100. Qytetarët që takuam në rrugë thonë se kjo ide e qeverisë që në fillim ishte e gabuar, por se është bërë për qëllime përfituese të personave të caktuar. Nuk…
14 hektarë të mbjella me mollë pronë e Afrim Bekteshit nga Struga janë shkatërruar nga temperaturat e ulëta të javës së kaluar. Ai për Alsat M thotë se ka pritur që ky të jetë viti më frytdhënës, por ka ndodhur më e keqja. Edhe pse ka kërkuar ndihmë, asnjë komision shtetëror ose lokal për vlerësimin e dëmeve nuk ka dalë në teren. Në plantazhet e Bekteshit punojnë dhjetëra punëtorë, për të cilët ende nuk dihet se si do të marrin pagat. Do të jetë vështirë edhe për ne si ndihmës në këtë proces. Do të jetë vështirë për ekzistencë. Këtu…
Janë marrë vesh për një takim të sërishëm, por nuk dihet se kur. Ky është rezultati i takimit të djeshëm të përfaqësuesve të Prokurorisë Speciale me përfaqësuesit e huaj të kompanisë që u realizua në selinë e Telekomit të Maqedonisë. Detaje zyrtare nuk ka as sot. Jozyrtarisht, ekipi i Janevës i udhëhequr nga Lençe Ristovska, në takim janë marrë vesh që Telekomi të veprojë sipas kërkesave të Speciales dhe të mundësojë qasje në bazën e të dhënave të këtij operatori. Takimi erdhi pasi Gjykata penale katër herë refuzoi të japë urdhër me të cilin Specialja do t’i kontrollonte sistemet kompjuterike…
25 April Deputetët në ditën e 18-të të seancës konstituive sërish kanë folur për gjithçka përveç se për pikën e rendit të ditës, atë të kompletimit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Përmbytjet e rreth dy viteve më parë në rajonin e Tetovës, kush ka bërë më shumë për tu dalë në ndihmë banorëve dhe Deklarata e Përbashkët e partive shqiptare ishin në qendër të debatit. Deputetët e VMRO – DPMNE-së përveç që kërkuan që LSDM-ja të shpalos marrëveshjen e arritur me partitë shqiptare, thanë se kriza nuk ka filluar prej dje, por rrënjët i ka që para tre viteve.…
25 April Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja parlamentare e as klimë të përshtatshme politike për një gjë të tillë. Ato vetëm mund ta thellojnë edhe më shumë krizën politike, theksojnë ambasadorët e huaj në vend. Ambasadori holandez, Wauter Plomp dhe ambasadori suedez, Mats Stafanson ndër tjerash theksojnë se është akoma herët për një “Përzhino 3”, respektivisht një takim liderësh me përfaqësues ndërkombëtar, veçanërisht për shkak se rezultati i zgjedhjeve të dhjetorit që buron nga Përzhino 1 dhe Përzhino 2 akoma nuk është respektuar. Unë do të shihja vetëm pak dobi nga një raud tjetër i zgjedhjeve kaq shpejtë…
25 April Një prej vendeve të goditura në konfliktin e 2001 është lagja Kolltuk e Tetovës. Sot në këtë lagje është qetë. Në disa shtëpi ende mund të shihen gjurmët e konfliktit të para 16 viteve. Edhe pse gjendet nën malin Sharr i cili është i pasur me burime, ky fshat ndodh që me ditë të tëra të mos ketë asnjë pikë uji. Më i rëndësishëm është uji. Këtu problemi është me ujin, edhe pse mund të them se këtë vit është pak më mirë – thotë një banor i Tetovës Situatë e ngjashme është edhe në Luboten të Shkupit.…
25 April Për t’i dhënë fund kaosit dhe gazetarisë joprofesionale, duhet menjëherë të fillojnë reformat e shumëpritura në legjislacionin mediatik, vlerësojnë një pjesë e profesionistëve në gazetari. Sipas Dejan Georgievskit, nga Qendra për Zhvillimin e Mediave, organi vetë-rregullator edhe pse pranon parashtresa, megjithatë nuk është efikas. Prandaj është e nevojshme të aplikohen zgjidhje që tashmë janë përdorur me sukses në vende të ndryshme evropiane. Komisioni Evropian propozon zbatimin jo vetëm të sanksioneve morale, por edhe sanksione financiare ndaj mediave që do të shkelin ligjin. Kështu që ne propozojmë të ndahet sistemi i rregullimit të standardeve gazetareske dhe të etikës mediatike…
25 April Gjykatësi suprem, Xhemail Saiti i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve, nuk ka përgjigje, nëse bisedat e përgjuara duhet apo nuk duhet të përdoren si dëshmi në gjykatë. Ai nuk deshi ti komentojë zhvillimet e fundit në Gjykatën Supreme, e as riorganizimin në sistemimin që e bën kryetari i gjykatës, Jovo Vangellovski. Saiti nuk ka asnjë informacion kur do të vazhdojë mbledhja e ndërprerë e përgjithshme në të cilën u desh të vendoset mbi propozimet e Vangellovskit, që bombat të mos jenë dëshmi në gjykatë, në procedurat gjyqësore si dhe Specialja të mos mund të bëjë…

