Author: almakos

26 April Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse ministri i financave Kiril Minovski mund ose jo të nënshkruaj pagesën e subvencioneve në këtë periudhë. Nga Gjykata kushtetuese për Alsat M konfirmuan se tashmë kanë formuar lëndë. Nga ky Institucion nuk tregojnë se kur do të vendoset në rend të ditës kjo pikë. Edhe pse për seancën e radhës të caktuar për 10 maj nuk është planifikuar kjo çështje, kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të vihet në mënyrë plotësuese. Kjo do të thotë se subvencionet mund të paguhen deri nga mesi i muajit maj. Bujqit thonë se…

Lexo më Shumë

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka deklaruar sot se diplomatët nuk mund të vendosin për çështjet politike në vend. Sipas tij, ajo është në kompetenca të liderëve politik në Maqedoni. “Dialogu duhet të zhvillohet në vet institucionet e vendit dhe ata duhet të ndërtojnë autoritet. Në këtë kontekst e kam fjalën për Kuvendin, ndërsa dialogu i partive politike të zhvillohet pikërisht aty”, ka deklaruar Zhbogar gjatë vizitës së tij në qytetin e Shtipit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

26 April Të bindur se do të gjejnë gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Ekologjisë, drejtuesit e Jugohromit kanë vazhduar punët rreth ndërtimit të filtrave të nevojshme për vazhdimin e punës së këtij kombinati. Drejtori i Jugohromit, Vasko Skenderoski, tha se betonimi i bazamentit të filtrave, nënkupton seriozitetin për vendosjen e filtrave për tetë muaj.  Duhet të gjendet një kompromis ku do jenë të kënaqura të dyja anët edhe vendosja e filtrave por edhe vazhdimi i punëve të Jugohromit jo me intensitet të plotë por me kapacitet i cili aspak nuk do të rrezikojë jetët e njerëzve në Tetovë e…

Lexo më Shumë

Dy orë zgjati shqyrtimi i mundësisë që bombat e opozitës të hiqen nga lista e provave në lëndët që i përfaqëson Prokuroria Speciale. Por gjykatësit e Supremes nuk arritën marrëveshje nëse do ti pranojnë ose jo sygjerimet e kryetarit Jovo Vangellovski për ti hequr bombat na lista provave në rastet e iniciuara nga Prokuroria Speciale, raporton SHENJA. Në seancë u diskutua edhe mundësia ose se kush ka kompetenca që të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë por asnjë prej këtyre pikave nuk ka fjalë përfundimtare. Edhe pse ishte paraparë që pas seancës së mbyllur të ketë brifing për gazetarët, zëdhënësja…

Lexo më Shumë

26 April As Komisioni Evropian e as delegacioni i BE-së në Shkup nuk komentojnë nëse Brukseli do të miratojë sanksione ndaj Maqedonisë, respektivisht ndaj politikanëve që po pengojnë procesin e formimit të qeverisë. Pavarësisht kësaj, ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë masa të tilla. Drejtorja e Institutit për Politikë Evropiane, Simonida Kaçarska beson se BE-ja do të vazhdojë që me mjete diplomatike, siç janë bisedat me dyer të mbyllura të bëjë presion mbi politikanët që po e pengojnë procesin e formimit të qeverisë ndërsa sanksionet ndaj tyre si: ngrirje të xhirollogarive dhe ndalimi i lëvizjes së lire sipas…

Lexo më Shumë

Në vijim të reagimeve ndaj deklarimeve të Ramës e Thaçit mbi një mundësi bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nëse Europa e braktis rajonin nga investimi dhe përkujdesja e saj, kryeministri serb ende në detyrë, Aleksandër Vuçiç, ka aluduar se mund të qëndrojë Turqia pas këtyre qëndrimeve. Gjatë një qëndrimi të tij në Leskovac ai ka tentuar t’i zbërdhejë qëndrimet e dy lidërve shqiptarë në rajon si një lloj konspiracioni, pas së cilës qëndron ndonjë fuqi e madhe e huaj. Por siç ka thënë Vuçiç, zbulimet e huaja nuk kanë konstatuar se pas deklarimeve për një Shqipëri e Kosovë të bashkuar,…

Lexo më Shumë

26 April Rritet numri i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme , ndërsa fatkeqësisht Maqedoni është lider në Evropë për nga numri i vdekjeve të foshnjave. Shkak për këtë është sensibilizimi i dobët i të rinjve me  shëndetin e tyre seksual dhe reproduktiv. Organizatat joqeveritare që punojnë në vlerësimin e “Strategjisë nacionale për shëndet seksual dhe reproduktiv 2010- 2020” thonë se edhe pas gjashtë viteve nga miratimi i strategjisë, rezultatet janë dëshpëruese.  Kemi rritje të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, nivel shumë të lartë të vdekjes perinatale krahasuar me nivelin evropian, nuk kemi qasje deri tek kontracepsioni oral, niveli i informimit tek të…

Lexo më Shumë

26 April Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji i cili të hënën do të zbresë në Shkup do të takojë vetëm liderët e partive politike duke anashkaluar një takim me presidentin Ivanov. Mësohet se Ji do të kërkojë nga liderët e partive që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe shumicën parlamentare për të mundësuar formimin e Qeverisë së re. Profesori Bekim Kadriu vlerëson se porosit e Ji do të fokusohen në mbështetjen e shumicës së re.  Më tepër jam optimist në tejkalimin e kësaj situate dhe daljes nga kriza me një iniciativë më te guximshme të shumicës…

Lexo më Shumë

Anulohet edhe një seancë tjetër me kërkesë të Prokurorit Publik për rastin e “Komandant Shqiponjës”, pikërisht në momentin kur duhet të shqiptohen fjalët përfundimtare dhe të caktohet dënimi për të akuzuarin Bajram Limanin, raporton SHENJA. Arsyetimi ishte i njëjtë nga hera e kaluar, sepse prokurori kërkon kohë shtesë. Ndërsa familjaret thonë që arsyeja e shtyerjes së gjykimit është se prokurori i tanishëm ka presion. Ata kanë lëshuar ankesë edhe  tek Këshilli i Prokurorëve dhe sipas tyre prokurori ka bërë disa shkelje gjatë procesit gjyqësor. Ndërsa kërkesa që e kishin lëshuar që t’i merret lënda prokurorit të tanishëm dhe t’i jepet…

Lexo më Shumë

LSDM-ja në lidhje me qëndrimet e dhëna të presidentit Gjorge Ivanov në intervistën për televizionin shtetëror hungarez mendon se Ivanov me mohimin e pushtetit të ri që e zgjodhën qytetarët dhe bllokadën e proceseve demokratike drejtpërdrejtë i rrezikon interesat shtetërore dhe kombëtare të qytetarëve. “Gjorge Ivanov tenton ta demolojë tërë shtetin dhe institucionet e sistemit me sjelljen e tij antishtetërore e cila nuk i ngjan funksionit që e ushtron President i shtetit”, theksohet në kumtesë. Nga LSDM-ja pyesin për cilat interesa presidenti Ivanov tenton ta suspendojë demokracinë dhe ta distancojë Maqedoninë nga integrimet euroatlantike. “Shtatëqind mijë qytetarë kanë votuar për…

Lexo më Shumë

26 April Dy liderët e partive politike Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti konfirmuan se zhvillojnë takime të vazhdueshme në Kuvend në kuadër të gjetjes së një zgjidhje për zhbllokimin e këtij institucioni. Zaev deklaroi se iniciativa ndërmerren çdo ditë kurse e rëndësishme është që kjo të kalojë pa tensione. Ahmeti tha se çështja e mbështetjes për LSDM-në është ekzagjeruar sepse partia e tij tashmë ka pranuar se do të jetë në anën e zgjidhjes së krizës.

Lexo më Shumë