Përzgjedhja me dhunë dhe kriminele e kryetarit të Kuvendit do të jetë një hyrje në formimin e institucioneve paralele, akt të cilën e dëshirojnë të gjithë ata që e mohojnë shtetin e Maqedonisë, kanë porositur nga VMRO-DPMNE. “VMRO-DPMNE do t’i përdorë të gjithë mjetet demokratike që të kundërshtoj skenarët e tilla të errëta dhe antishtetërore të kriminelit Zaev. Populli nuk do të qëndroj i qetë dhe të shoh se si dikush e suspendon demokracinë, Kushtetutën dhe Ligjet. Qytetarët nuk do të lejojnë që Maqedonia të bëhet dygjuhëshe dhe shtet i federalizuar”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA. Më tej…
Author: almakos
“Është i nevojshëm angazhim më i madh dhe ndërmjetësim në këtë situatë mjaft dinamike dhe shpërthyese në Maqedoni. Në interes të akujt nuk është që të shpërbëhet Maqedonia. Kështu ka thënë senatori republikan Xhon Mekejn në një intervistë për redaksinë serbe të Zërit të Amerikës. “Jam i shqetësuar për Maqedoninë. Nuk parashikoj konflikt apo luftë, por them se tensioni është i lartë dhe situata po del prej kontrolle, dhe kërkon më tepër angazhim të SHBA-së por edhe të BE-së”, ka thënë senatori amerikan Mekejn. I pyetur se cili duhet të jetë roli i SHBA-së në Ballkan, Mekejn thotë se është…
Sot ishte paraparë të mbaheshe seanca e radhës për grupin “Kumanova”, por me kërkesë të palës mbrojtëse seanca nuk do zhvillohet. Seanca e radhës do të vijojë më datën 5 maj 2017.
Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministrit, Ramush Hardinaj. Siç ka thënë edhe vetë Haradinaj, ai pritet të kthehet sot në Kosovë. Ndërkohë reagimet e para kanë ardhur edhe nga mediat serbe, përcjell Telegrafi. Derisa disa nga to kanë qenë më të kujdesshme, duke e raportuar si një “lajm normal”, disa të tjera kanë reaguar më ashpër. “Krimineli Haradinaj i lirë: Vendim i turpshëm i gjykatës franceze”, shkruan portali serb, Telegraf.rs. “Refuzohet kërkesa serbe për ekstradim: Ekzekutuesi Haradinaj është i lirë!”, është titulli i Kurir.rs. Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej…
Ambasadori francez Kristian Timonie, njoftoi se kompania e franceze e ndërtimeve ujore Ezhis, ka filluar me përpunimin e studimeve të zgjeruara të fizibilitetit. Ai tha se Franca ka ndarë financa në vlerë prej 700.000 euro për ndërtim të stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup. Ai ua dorëzoi sot projektin e fizibilitetit, Ministrit të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, zv/kryeministrit për çështje evropiane, dhe përfaqësuesit të qytetit të Shkupit. Bëhet fjalë për një projekt I cili ka qenë propozim të përbashkët të kryetarit të qytetit të Shkupit dhe ministrit për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor në vitin 2014.…
Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot e vazhduan debatin për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në debatet e deritanishme deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan hedhje poshtë të Platformës së Tiranës dhe zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale si dalje nga kriza politike, ndërkaq nga LSDM-ja konsiderojnë se nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të ditës, përkatësisht zgjedhje të kryetarit…
26 April Për të 59 ditë me radhë kanë vazhduar protestat e “Për një Maqedoni të Bashkuar”, të cilët kundërshtojnë platformën e partive politike shqiptare. Organizatorët e protestës kërkesë kryesore tashmë kanë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat me ngulm i kërkon edhe VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit. Alsat-M [embedded content]
Zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki sot nga Brukseli, i është përgjigjur disa presioneve të ndërkombëtarëve në lidhje me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Poposki ka thënë se për zgjedhje të reja parlamentare vendosin institucionet demokratike në vend dhe jo dikush nga jashtë. “Mendoj se vendimin për atë se nëse do të ketë zgjedhje dhe kur ato do të ndodhin nuk duhet ta sjellë dikush jashtë Republikës së Maqedonisë. Ai është vendim që duhet ta sjellim në Republikën e Maqedonisë dhe mënyra e vetme sipas të cilës do të mund të dakordohemi rreth asaj…
Sanksionet nga faktori ndërkombëtar për përfaqësuesit politik të cilët thellojnë krizën në Maqedoni do të pasojnë shumë shpejtë. Kështu vlerësuan në emisionin debativ “Arena” analistët Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin, ndërsa analisti Viktor Grozdanov vlerësoi se faktori ndërkombëtar ndërhyn në Maqedoni si në asnjë vend tjetër. Profesori Nano Ruzhin madje tha se protestat për “Maqedoni të Përbashkët” të cilat, sipas tij, kurdisen nga VMRO-DPMNE nuk kanë aspak unifikuese, por përçarëse. “Ç’është ajo Maqedoni e përbashkët. Maqedoni e përbashkët është vetëm me flamuj të Maqedonisë? Po ne kemi bashkësi tjetër të madhe, kemi dhe bashkësi të tjera, ku janë ata në…
Pa mënjanimin e pengesave politike dhe juridike nuk do ta jap mandatin. Kështu ka thënë presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, në një intervistë për Televizionin Shtetëror Hungarez. Ivanov këmbëngul se shumica parlamentare është siguruar nën kërcënimin për të pranuar Platformën e Tiranës, siç ka thënë ai. “Kjo, sipas Kushtetutës dhe ligjeve tona është vendosje e shtetit në një gjendje nënshtrimi dhe varësie nga një shtet tjetër. Kjo vepër është e dënueshme, por edhe është në kundërshtim me betimin që e kam dhënë gjatë marrjes së funksionit President, sepse unë jo vetëm që me nder duhet ta kryej këtë funksion, të…
Nga të gjithë vendet e rajonit, Maqedonia është e ranguar më ulët në raportin e ri të përpiluar nga “Reporterët pa kufij” për sa i përket lirisë së medieve, i cili është publikuar sot. Maqedonia është në vendin e 111, për dallim nga viti i kaluar kur ishte në vendin e 118, dhe është në grupin e vendeve ku situata e mediave është e rëndë. Ndërkaq, sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, përmirësimi i gjendjes së mediave në Maqedoni, apo ndryshimi i pozicionit për shtatë vende, nuk duhet të jetë një ngushëllim për neve, pasi siç tha ai, Maqedonia është…
26 April Dy orë ka zgjatur seanca e përgjithshme e gjykatësve suprem. Para tyre u gjetën dy propozimet e kryetarit, Jovo Vangelovski. Supremja duhej të vendoste nëse kërkesat e kryetarit të ri do të votohen në mënyrë që bisedat e përgjuara të mos përdoren si dëshmi në gjykatë, si dhe Specialja të mos mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Nga Gjykata më e lartë shkurt shpjeguan se debati ka vijuar pa u votuar dhe se nesër në ora 9:30 minuta do të vazhdojë seanca e përgjithshme, e cila përnjëherë u ndërpre me arsyetimin se një pjesë e gjykatësve…

