Author: almakos

Hoyt Brian Yee, zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi do tё vizitojё Republikёn e Maqedonisё mё 30 prill dhe 1 maj 2017, ndryshe nga siç fillisht ishte paralajmëruar se zyrtari amerikan  dotë vijë më 1 maj. Zёvendёs ndihmёs sekretari Yee do tё takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, liderёt e partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi, dhe  Menduh Thaçi, si dhe me pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile dhe komunitetit diplomatik. Nё takime do tё diskutohet pёr statusin e formimit tё qeverisё, marrёdhёniet dypalёshe, dhe reformat e nevojshme pёr…

Lexo më Shumë

Ne, shqipet e Kosoves dhe Shqiperise kepusin mufka n’Qiell dhe jemi te paret per te dhene mend’ ose thene ma mire per te shit’ mend! Ne rastin e Maqedonise, nuk asht e nevojshme me u ba eksperta te tane’ sepse kjo nuk i ndihmon HIÇ shqiptareve andej; e as qytetareve te tjere ne Maqedoni!z. Sela dhe z. Ibrahimi se bashku me deputet e tjere meritojne krejt respektin per -burrnine-(meqe na vdesim i fije per te tille terma) guximin qytetar si dhe pergjegjesine intelektuale & humane kundrejt votuesve t’vet!As i pari e as i dyti NUK ASHT ‘hero’. T’mos e rrej…

Lexo më Shumë

29 April Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela pas qëndrimit dy ditor në Spitalin e Shkupit sot rreth orës 11,00 është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës Pas mbëritjes në spitalin e Tetovës në fillim ai iu është nënshtruar disa kontrolleve rutinë e më pas është akomoduar në dhomën e tij ku vazhdon të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve specialist. Drejtori i Spitalit të Tetvoës, Florin Besimi tha se Ziadin Sela do të qëndrojë disa ditë, do të jetë në kujdesin e mjekëve sepcialist ku edhe kushtet janë më të mira dhe ka hapsirë më të madha.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Arben Labënishti, në një shkrim të tij thotë se protestuesit ë dhunshëm që hynë në kuvend, realizuan një akt mizor. Ai gjithashtu thotë se shqiptarët duhet të tregohen të zgjuar dhe të ekuilibruar, ndërsa shpreh keqardhjen për keqtrajtimin e Selës dhe i uron një shërim sa më të shpejtë. Labënishti gjithashtu shpreh konsiderata për aktin dinjitoz të këndimit në Parlament të Himnit Kombëtar Shqiptar nga Zeqirija Ibrahimi. Ja edhe postimi i tij i plotë: “Mendësia bizantine si mallkim Protestuesit e tërbuar e të çmoralizuar, të cilët pas zgjedhjes nga shumica parlamentare të Kryetarit të Parlamentit në…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë Vuçiç e pranoi në takim Ambasadorin e Turqisë në Beograd Tanzhu Bilgiç dhe e ftoi Presidentin e Turqisë Rexhep Tajjip Erdogan në vizitë. Në deklaratën e publikuar nga Kryeministria u tha që Kryeministri Vuçiç i përkrah projektet e realizuara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe që e fton Presidentin e Turqisë ta viziton Serbin. Vuçiçi në deklaratën e tij shprehi dëshirë për thellësim të marrëdhënieve të mira aktuale me Turqinë dhe popullin turk si dhe i falënderoj Turqisë për përkrahjen e dhënë në kohën e fundit. Kryeministri aktual i Serbisë i cili me…

Lexo më Shumë

Krerët e Delegacionit të BE-së, Ambasadës së ShBA-s, Misionit të OSBE-së dhe zyrës së NATO-s në Shkup kanë realizuar një takim të përbashkët për të diskutuar rreth sulmit në Kuvend dhe për të shqyrtuar situatën e sigurisë. Ata kanë dënuar ashpër sulmin e organizuar në Kuvend. “Ne shprehim shqetësim serioz që autoritetet dështuar të parandalojnë atë dhe nuk I kanë ofruar sigurinë e nevojshme për deputetët dhe gazetarët që kanë qenë present. Një sulm në institucionin shtetëror I cii është zemra e demokracisë është një sulm i vet demokracisë”, thuhet në komunikatën e përbashkët. Ata kanë shtuar se presin që…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni. Ai thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga fuqizimi i shqiptarëve dhe se përkundrazi stabiliteti në këtë shtet reflektohet edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri. Kjo propagandë bëhet për t’i trembur joshqiptarët e që për qëllim ka ngecjen e shqiptarëve në Maqedoni. Kështu ka thënë një ditë pas incidentit në Parlamentin e Maqedonisë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, për gazetën “Zëri”. Ai u ka bërë thirrje liderëve shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që të kontaktojnë me të gjitha…

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare, në përputhje me Kushtetutën, rregulloren dhe në mënyrë të qetë, zgjodhi kryetarin e ri të Kuvendit, thuhet në kumtesën e LSDM-së, ku shtohet se me këtë, është bërë hapi i parë drejt realizimit të vullnetit të 700 mijë qytetarëve të shprehur në zgjedhje. Gjithashtu, në kumtesë thuhet se zgjedhja e kryeparlamentarit u përshëndet nga partnerët strategjik SHBA dhe BE. “Tani, Trajko Veljanovski duhet t’ia dorëzojë funksionin dhe të vazhdojnë procedurat demokratike me dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë së re. Shumica parlamentare është e vendosur në vendosjen e institucioneve funksionale, demokracisë dhe drejtësisë në Republikën e Maqeodnisë”,…

Lexo më Shumë

Realizimi i platformës së Tiranës nuk i sjell dobi askujt, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së, ku theksohet se shkelja e ligjeve, rregullores dhe Kushtetutës është shkelje mbi rendin kushtetues dhe shtetin. “Kufizimi i të drejtës demokratike për diskutim është kufizim brutal dhe shkelje e qytetarëve të cilët i kanë votuar. Dhuna politike të cilën e zbatoi LSD mund të rezultojë vetëm në dhunë fizike”, thuhet po ashtu në kumtesë. Nga VMRO-DPMNE thotë se “tentimi i paligjshëm për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar, ishte provokim i drejtpërdrejtë për popullin maqedonas, dhe në dëm të shtetit”. Mirëpo, nga partia…

Lexo më Shumë

Oliver Spasovski në emisionin 360 ° në Alsat-M, foli rreth asaj që përjetoi mbrëmjen e së enjtes në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë. Ai u shpreh se nuk ka incident më serioz se protestuesit të futen në institucione shtetërore. Sipas tij, të gjithë deputetët shqiptar dhe të tjerët kanë qenë të kërcënuar se do të varrosen. “Njërit i ra poshtë arma, ndërsa kishin edhe thika. Unë u godita me shufër hekuri, me shkop flamuri dhe me karrige. U kërcënuam se do të masakrohemi dhe varrosemi”, tha Spasovski. Ai tha se jeta e tij u shpëtua nga sigurimi personal i tij,…

Lexo më Shumë

Ndërmjetësuesi për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, Piter Fejt, ka thënë se nacionalistët po luajnë me zjarr, duke refuzuar që të dorëzojnë pushtetin. Në të intervistë për Rojters, ai shpreh shqetësimin për eskalim të mëtejmë të situatës, që do të çonte Maqedoninë “në prag të luftës qytetare”, në rast se EU vendos që të qëndrojë joaktive.

Lexo më Shumë