Author: almakos

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat për shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, ka folur edhe për krizën në Maqedoni dhe zhvillimet e fundit në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA). “Jemi në drejtën tonë që fqinjëve tanë maqedonas t’iu kujtonim se do të dëshironim shumë që shqiptarët në Maqedoni, që nuk janë një minoritet, por janë një popullsi shtetformuese, janë një nga dy entitetet që formojnë Maqedoninë, të gëzojnë respektin, liritë dhe të drejtat 100 për qind të barabarta me maqedonasit”, u shpreh Rama. Ai…

Lexo më Shumë

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, sot dhe nesër qëndron në Maqedoni, ndërsa në takimet me zyrtarët e lartë dhe përfaqësuesit e partive politike në fokus ka krizën politike, e cila u përshkallëzua me dhunë në Kuvend, si pasojë e ndërhyrjes së protestuesve kundër formimit të institucioneve nga shumica e re parlamentare. Në njoftimin e Ambasadës Amerikane bëhet e ditur se zyrtari i lartë nga Uashingtoni do të takojë presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e sapo zgjedhur të Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të BDI-së, Ali Ahmeti, të lëvizjes Besa, Bilall…

Lexo më Shumë

Sipas burimeve jozyrtare, Prokuroria Publike ka dhënë urdhër për ndalimin e 15 personave që kanë marrë pjesë në dhunën ndaj deputetëve të enjten në Kuvend. Faktor shkruan se Ministria e Punëve të Brendshme po merret me zbatimin e këtij urdhri të Prokurorisë. Në momentin që policia do t’i gjejë këta persona, ata do të barten nëpër stacionet policore dhe nesër do të nxirren para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe me siguri, do të kërkohet masa e paraburgimit.

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka nxjerrë flet-arrest për 15 persona. Bëhet fjalë për persona të cilët ishin pjesë e protestuesve të cilët ushtruan dhunë ndaj, deputetëve dhe gazetarëve. Flet-arresti është lëshuar dhe policia është në ndjekje për kapjen e personave, ata pritet së shpejti të privohen nga liria dhe t’i dorëzohen sa më shpejt Prokurorisë, të merren në pyetje, prej nga pason edhe marrja e masës së sigurisë ndaj tyre. Ndryshe këto janë urdhrat e parë pas lirimit të 8 personave të ndaluar që nga nata e protestave.

Lexo më Shumë

Një gjashtëdhjetëvjeçar nga Kumanova vdiq si pasojë e rënies nga një skelë ndërtimi në fshatin Çolia – të rajonit të Shkupit, njoftoi sot policia. L.D. (60) nga Kumanova ka rënë nga skela ku punonte në fshatin Çolio të Shkupit  dhe më pas është çuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Shkup. Aty mjekët konstatuan lëndime të rënda trupore si frakturë të kafkës, fraktura të hapura në të dy këmbët, brinjë dhe rruaza të thyera. N orën 19;30 minuta si pasojë e lëndime të marra, L.D, ndërroi jetë. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dhënë në…

Lexo më Shumë

Një person nga Kosova humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi sot herët në mëngjes në rrugën magjistrale Shkup-Kalimi Kufitar Bllacë. Siç njofton policia, sot në mëngjes rreth orës 5:45 minuta në rrugën magjistrale Shkup – KK Bllacë në afërsi të pompës së benzinës  ndodhi një aksident rrugor midis një kamioni dhe një automobili “Folksvagen-Pasat” në të cilin humbi jetën A.A. (41) nga Kosova. Dy automjetet ishin me targa të Kosovës. Ekipi i SPB Shkup kreu ekspertizë dhe punohet në zbardhje e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Zyra e Prokurorit Publik njofton se deri më tani nuk ka bërë asnjë kualifikim të ndonjë vepre penale nga dhuna e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve në kuvend. Nga kjo prokurori thonë se vendosja e kualifikimit specifik ligjor për ndonjë person për të cilin do të vërtetohet se ka kryer vepër penale do të bëhet pas mbledhjes së provave të nevojshme dhe verifikimit të fakteve. “Informojmë opinionin se Prokuroria Themelore Publike Shkup nuk ka bërë asnjë rikuaifikim të çfarëdo vepre penale dhe se deri më tani informatat e publikuara të një pjesë të mediavef janë spekulime. Numri i personave të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-së vazhdon të akuzoj LSDM-në për dhe ta apostrofoj si përgjegjëse për atë që ndodhi në sallën e Kuvendit. Sipas partisë së Gruesvkit me tentimin e formimit të institucioneve paralele në shtet, demokracia kthehet mbrapa dhe dëmton rëndë republikën e Maqedonisë. “LSD ka zbatuar dhunë politike me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloren për punën e Kuvendit. Kjo është shkelje direkte e karakterit unitar të shtetit. Dhuna politike e LSD-së në fund eskaloi në dhunë fizike. Tentimi joligjor nga ana e LSD-së që të emëroj Talat Xhaferrin për kryetar të Kuvendit ishte një provokim ndaj popullit maqedonas”, thuhet mes tjerash…

Lexo më Shumë

Me normën e lartë të papunësisë, korrupsionit, erozionit të shtetit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, shpesh me ndërhyrjen e Rusisë në punët e shtetit, Ballkani Perëndimor duhet të mbështetet fuqishëm në integrimin e tij euroatlantik, thuhet në draft raportin e fundit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ky raport e ka vlerësuar gjendjen në Ballkanin Perëndimor si të rrezikshme, ndërsa krizën politike e ka vlerësuar si “dekurajuese”. Në raport janë adresuar kritika ndaj presidentit të vendit, Gjorge Ivanov, për refuzimin e tij për t’ia dhënë mandatin liderit të opozitës, Zoran Zaev. Tabelë: Asambleja Parlamentare e NATO-s “Situata në ish Republikën…

Lexo më Shumë

Zhvillimet e fundit politike si dhe incidentet e dhunshme në Kuvend kanë ngjallur interesim të madh edhe tek mediat e rajonit dhe ato botërore, disa prej të cilave tanimë kanë sjellë në Shkup edhe ekipet e tyre të reporterëve. Sot para Kuvendit ndodheshin disa nga mediat rajonale nga Greqia, Serbia, Bullgaria, por kishte edhe ekipe nga Rusia dhe media të tjera ndërkombëtare. Më të interesuara dukeshin mediat nga rajoni, ndërsa disa nga gazetarët që intervistuam, thanë se zhvillimet në Maqedoni kanë ngjallur shumë interes në vendet e tyre për shkak të ndikim të tyre edhe në marrëdhëniet mes shteteve në…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja të skenarit kur u zgjodh kryeparlamentari i ri i Maqedonisë gjë që çoi deri në gjakderdhje në Parlamentin e Maqedonisë.Moskoordinimi midis shumicës parlamentare ka mundur t’iu kushtojë me jetë deputetëve të Lëvizjes BESA, e veçanërisht deputetit Zeqirija Ibrahimi i cili e këndoi himnin kombëtar si kundërpërgjigje ndaj provokimeve të VMRO – DPMNE’së, mirëpo pa qenë në dijeni se LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ishin dakorduar që në atë seancë ta zgjedhin kryeparlamentarin.Kjo është lënë të nënkuptohet në press konferencën e mbajtur nga kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami.Megjithatë, edhe iu ishte thënë më parë se…

Lexo më Shumë