Author: almakos

Në vazhdën e reagimeve të shumta në lidhje me situatën e krijuar në Maqedoni ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Vollstrom. Ajo nëpërmjet rrjetit social twitter ka kërkuar që kryetari i ri i Kuvendit duhet të respektohet. “Kryetari i porsa zgjedhur duhet të respektohet, Qeveria e re e formuar nga shumica parlamentare duhet të zbatoj reformat urgjente”, ka shkruar Volstrom. Përndryshe përzgjedhja e Talat Xhaferit si kryetariri i Kuvendit është përshëndetur edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe SHBA-së. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Pushtimi i Kuvendit dhe sulmi mbi deputetët e LSDM-së dhe Zijadin Selës ka qen i orkestruar mes protestuesve dhe deputetëve të VRMO DPMNE-së, dhe jo spontan! Kjo bazohet nga informacionet që ka siguruar ALSAT M nga burimet e tij, por edhe mbështetur në pamjet filmike që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale. Votimi i Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit është shoqëruar me brohoritje dhe këngë nga deputetët e VMRO-së duke ngritur tensionet në pikën e vlimit që të shpërthehej me hyrjen e dhunshme të protestuesve në hapësirat e Kuvendit. Por, sipas burimeve të sigurta të ALSAT, të cilat interpretojnë pamjet…

Lexo më Shumë

Ngjarjet në Kuvend nuk duhet dhe nuk guxojnë të përfundojnë vetëm me aktakuza për vepër penale, pjesëmarrje në turmë ose ushtrim të dhunës. Sipas profesoreshës Besa Arifi, incizimet e shumta të ngjarjeve në Kuvend tregojnë një sërë vepra të rënda penale. Sipas Arifit, nga incizimet shihet qartë se pas ngjarjeve qëndron organizim serioz. Kështu që, hetimi nuk duhet të përfundoj vetëm me dhunuesit. Hetimi sipas Arifit, nuk do të ishte i kompletuar edhe pa rishikimin serioz të punës së policisë dhe policëve që nuk ishin në krye të detyrës. Ky element vlerëson ajo, duhet të hetohet në mënyrë të pavarur…

Lexo më Shumë

LSDM-ja zbardhi sot identitetin e një pjese të protestuesve të dhunshëm të cilët rrahën në mënyrë brutale deputetët në kuvend. Sipas partisë së Zaevit shumica e autorëve të sulmit janë zyrtarë me pozita të larta në institucione të ndryshme shtetërore. Një pjesë e dhunuesve gjithashtu janë persona me dosje të rënda kriminale si vrasës dhe përdhunues. LSDM-ja kërkoi hetim të pavarur dhe dënim maksimal të këtyre personave por edhe të porositësve të akteve makabre në kuvend pak ditë më parë. Bëhet fjalë për një skenar të organizuar nga regjimi në rënie. Ky është Dimçe Hristovski-Zhaba nga Prilepi ish pjesëtar i…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e reagimeve të shumtë në lidhje me situatën e krijuar në Maqedoni ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Vollstrom. Ajo nëpërmjet rrjetit social twitter ka kërkuar që kryetari i ri i Kuvendit duhet të respektohet. “Kryetari i porsazgjedhur duhet të respektohet, Qeveria e re e formuar nga shumica parlamentare duhet të zbatoj reformat urgjente”, ka shkruar Volstrom. Përndryshe përzgjedhja e Talat Xhaferit si kryetar i ri i Kuvendit është përshëndetur edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe SHBA-së.

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili ishte njëri ndër të sulmuarit mbrëmjen e së enjtes, sot në një konferencë për shtyp publikoi disa fotografi dhe emra, të cilët sipas tij, kanë sulmuar deputetët. Ai tha se do të përgjigjen edhe ata që kanë dhënë urdhër edhe ata që kanë sulmuar. “PTHP, MPB dhe institucionet kompetente duhet të bëjnë hetim publik dhe trasnparent me qëllim që të zbulohet numri i keqbërësve të cilët ishin pjesëmarrës në këto ngjarje. Nga inçizimet qytetarët masovikisht kanë njohur përmbaruesit e Gruevskit, Mijallkovit, Çavkovit dhe Veljanoskit. Të gjithë ata janë të njohur për deputetët e…

Lexo më Shumë

https://almakos.com/wp-admin/post.php?post=294578&action=edit Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela vazhdon të kurohet në spital, por edhe pse gjendja e tij është e qëndrueshme, mjekët kanë urdhëruar ndalimin e të gjitha vizitave nga jashtë. “Kryetari i partisë tonë z.Ziadin Sela është me shëndet të mirë dhe ne gjendje stabile, por duhet të komunikojmë kërkesën e ekipit mjekësor të cilët sot morëm vendim të formës së prerë që të ndalohen të gjitha vizitat në dhomën e tij. Jemi të sigurtë për mirëkuptimin tuaj dhe faleminderit sërish, që edhe pse këto ditë kanë qënë orë tmerri, shqiptarët kanë dhënë një fotografi madhështore bashkimi, duke harruar ndarjet…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja sot përmes kumtesës e akuzoi LSDM-në se, siç thuhet, duke shpejtuar që ta realizojë platformën e Tiranës ashpër e ka shkelur Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren për punë të Kuvendit dhe kërkoi përgjegjësi juridike dhe politike për situatën në të cilën e kanë sjellë Kuvendin dhe shkatërrimin e demokracisë në Republikën e Maqedonisë. “LSDM-ja në mënyrë të planifikuar dhe të dhunshme realizoi performancë të cilën e quajnë zgjedhje të Kryetarit të Kuvendit dhe me këtë me paramendim veten dhe deputetët e tyre dhe të punësuarit në Kuvend i vunë në rrezik dhe goditje të revoltës popullore, që me ditë të…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar katër persona nga gjithsej 15 që i kërkon Prokuroria Publike lidhur me dhunën në Kuvend, mëson Alsat-M nga burime jozyrtare. Njëri nga katër personat, sipas burimeve të njëjta është kryeshef në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim. 11 personat e tjerë ndaj të cilëve është lëshuar flet-arrest janë të pakapshëm për policinë. Të gjithë 15 personat të cilët po i kërkon MPB-ja, jo-zyrtarisht janë pjesë e grupit që pushtuan qendrën për pres konferenca në Kuvend dhe rrahën deputetët. Për më shumë informatat ndiqni edicionet e lajmeve në orën 16.00, 19.00 dhe 22.00.

Lexo më Shumë

Një fëmijë katërvjeçar ka marrë lëndime të rënda nëpër trup pasi ka rënë dhe është shtypur nga një traktor, që e drejtonte gjyshi i tij. Pas ndihmës së dhënë në spitalin e Gostivarit, ai urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit. Sipas SPB Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite në një arë, në vendin e quajtur “Dunaishte” kur R.A. (60) me traktor ka qënë duke kryer punë bujqësore. Fëmija është ngjitur në traktorin që lëvizte dhe për një moment ka rënë, dhe me pas  është shtypur me njërën nga gomat e traktorit. Prindërit e fëmijës e kanë dërguar menjëherë në…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme ka akuzuar LSDM-së, se duke shpejtuar për të realizuar Platformën e Tiranës ka shkelur Kushtetutën, Ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit dhe ka kërkuar përgjegjësi juridike dhe politike për situatën në të cilën, thonë ata, e ka sjellur Kuvendin dhe demokracinë në Maqedoni. Sipas partisë, LSDM i ka borxh kërkim falje qytetarëve për revoltën e shkaktuar, duke realizuar performansin e tyre për përzgjedhje të kryetarit të Kuvendit, në orë kur e dinë se mijëra protestues janë para Kuvendit, durimin e të cilëve me ditë e kanë testuar dhe qëllimisht i kanë provokuar. /SHENJA/

Lexo më Shumë

LSDM-ja përmes një kumtese thekson se shumica parlamentare realizoi detyrimin e saj ndaj qytetarëve me dinjitet, urtësi dhe kujdes. Ata thonë se kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. “Në periudhën që vjen në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet do të formohet edhe qeveria e re reformuese. Proceset demokratike do të vazhdojnë për shkak se kjo është ardhmëria e qytetarëve për jetë cilësore dhe kjo është rruga e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. Ky është vullneti i shumicës dhe ajo vendos dhe jo grupi i dhunuesve dhe kriminelëve”, theksojnë nga LSDM-ja. Gjithashtu kërkojnë nga…

Lexo më Shumë