Author: almakos

Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferri, pas takimit me përfaqësuesin amerikan, Hojt Ji, tha se në bisedë kanë këmbyer shumë mendime në lidhje me nevojën e stabilitetit dhe kthimin e Kuvenit dhe insitucioneve tjera të vendit në funksion, sa më shpejtë që është e mundur, dhe që të harrohen pasojat e 27 prillit. “Ai edhe njëherë e konfirmoi përkrahjen për kryetarin e ri të Kuvendit dhe gatishmërinë që janë të gatshëm ta japin në hapat e radhës në punën e institucioneve tjera. Nga ana jonë, i garantova miqtë tonë se unë si kryetar i Kuvendit do të përpiqem që…

Lexo më Shumë

Pas takimit që ka zhvilluar presidenti Gjorge Ivanov me Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji ka thënë se në takim është biseduar për situatën politik dhe për mundësinë e tejkalimit të krizës me Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë. “Presidenti i Maqedonisë e dënon cdo dhunë politike dhe fizike në Kuvendin e Maqedonisë ndërsa nëpërmjet dialogut duhet të kërkohen zgjidhje”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të Presidentit, përcjell SHENJA. Në komunikatë më tej thuhet se Ivanov i ka thënë Li-së, se nëse ekziston lidership të vërtet nga kryetarët e partive politike, pengesa politike dhe juridike…

Lexo më Shumë

Është absurde që ndokush të mendoj për të amnistuar porositësit dhe realizuesit e dhunës së përgjakshme në Kuvend, kanë reaguar nga LSDM. Ata thonë se kërkesat për amnisti deri te Gjorge Ivaniv të cilët vijnë nga organizatorët dhe motivues të protestave si dhe arsyetimi i sotshëm i VMRO-SPMNE-së, në komunikatën e tyre, është një vërtetim klasik se Gruevski, Ivanov, Velanovski dhe Çavkov qëndrojnë pas dhunës së organizuar në Kuvend. “Ka pasur tentim të organizuar për të vrarë deputetët, ndërsa u kërcënua siguria e gazetarëve dhe të punësuarve në Kuvend. Me këtë është bërë vepër e rëndë penale, rrezikim terrorist të…

Lexo më Shumë

Gjatë takimit që ka zhvilluar sot Zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee me kryetarin e ri të Kuvendit z.Talat Xhaferi, ku i fundit i ka thënë të dërguarit amerikan se “si oficer që jam, nuk di të tërhiqem mbrapa, por do vazhdojë në rrugën time si kryetar i Kuvendit për të formuar Qeverin e re dhe institucionet e tjetra të vendit”.

Lexo më Shumë

Ballkani i trazuar: protesta, dhunë, referendume, zgjedhje, dorëheqje dhe pushtete paralele. Kjo është tema e këtij numrit të revistës mbarëkombëtare “Shenja”. Për këto dhe mashtrimin e radhës për shqiptarët, në një intervistë, flet kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, Shpëtim Pollozhani. Agim Popoci i analizon fjalët e mëdha e pa përmbajtje të zyrtarëve të Shqipërisë e të Kosovës, ndërsa Xhelal Neziri bën fjalë për perspektivën e frikshme të rajonit. Për Ballkanin e trazuar shkruajnë edhe Rizvan Sulejmani, Fitim Zekthi, Milazim Krasniqi, Abdi Baleta, Agim Baçi, Ali Pajaziti, Nebil Çika dhe Arsim Sinani. Ekonomia vjen nga Abdylmenaf Bexheti dhe Ornela Memushi, bota nga Muhamed Jashari, ndërsa opinionet brilante dhe të thella…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, është zgjedhur nga shumica parlamentare në mënyrë ligjore dhe legjitime, në përputhshmëri me rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën dhe e ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Kështu thuhet në kumtesën e LSDM-së, ku shtohet se vullneti i 700 mijë qytetarëve e shprehur në zgjedhjet, ka filluar të realizohet me zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, ndërsa do të vazhdojë me formimin e Qeverisë së re reformatore. “Porosisim se askush nuk guxon të mendojë për bllokimin e punës së kryetarit të ri të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, që është vepër e rëndë penale, e…

Lexo më Shumë

Ministria e financave nesër  parasheh të merr borxh të ri nëpërmjet nxjerrjes në treg të letrave me vlerë, me çka do të ofrohen letra me vlerë gjashtë mujor, njëvjeçar dhe dy vjeçar, si dhe fletë obligacion 15 vjeçar, me mbi 49 milionë euro. Deri në fund të muajit janë paraparë edhe dy ankande të letrave me vlerë, ndërsa vlera e përgjithshme e borxhit të Qeverisë për këtë muaj është rreth 70 milion euro.  Momentalisht, borxhi publik, sipas Ministrisë së Financave është rreth 4 miliard e 800 milionë euro. Sipas numërores për borxh publik, ajo shumë është mbi pesë miliardë euro,…

Lexo më Shumë

Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji ka arritur në vilën Vodno ku do të takohet me presidentin e shteti Gjorge Ivanov. Edhe pse fillimisht Ivanov nuk ka dashur të takoj Li-në, me arsyetimin se është i zënë dhe ka agjendë të ngjeu, por zhvillimet e fundit në vend, si duket kanë detyruar atë, që, megjithatë të takoj zyrtarin e lartë amerikan. [embedded content]Hojt Li nis takimin me Ivanovin by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme janë ndaluar 7 persona për sulmin ndaj deputetëve në Kuvendit dhe sot janë nxjerrë para Gjykatës Themelore dhe iu është dhënë masa si në vijim: Katër persona do të qëndrojnë në paraburgim. Një person me arrest shtëpie. Për dy te tjerë masa ka qenë më e lehtë: konfiskim i dokumenteve me qëllim të mos largohen nga vendi.

Lexo më Shumë

“LSD edhe njëherë dëshmoi se nuk e do as popullin e as shtetin. LSD për të ardhur në pushtet jo vetëm që e ka pranuar Platformën e Tiranës por ka shkalur Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit të Maqedonisë”, shkruan në reagimin partiak të VMRO-DPMNE-së. Ata kanë shtuar se më 27 prill LSDM ka dhunuar vullnetin e qytetarëve dhe ka pamundësuar të drejtën e diskutimit të të zgjedhurve të tyre dje jashtë gjithë procedurave ka tentuar të zgjedh kryetar të Kuvendit. “Krimineli Zoran Zaev ka lëshuar urdhër që të gjuhet në Kuvend. Ka lëshuar urdhër të gjuhet në…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut posaçërisht në rajonet malore dhe në ato perëndim. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim të jug-lindjes. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 26 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë nga 9 deri në 25 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Arrestohet në pikën kufitare të Morinës në Kukës një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë Deniz Gun, 37 vjeç, lindur në Turqi, dhe banues në Prishtinë. “Më datë 30.04.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim esktradimi të shtetasit turk. Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Organet  e Drejtësisë Maqedonase” informon policia. Sipas bluve, autoritetet gjyqësore maqedonase, me vendim nr.k.br.846/13, datë 20.01.2014, e  kanë  dënuar me 2 vjet burg,  për kryerjen e veprës penale “Mashtrim ndaj…

Lexo më Shumë