Author: almakos

01 May Pesë vjet nga aksioni policor “Monstra”. Familjarët e personave të arrestuar kujtojnë aksionin e tmerrshëm policor në të cilin ishin prangosur dhjetëra persona në mesin e të cilëve edhe gra të moshuara dhe vajza të reja. Përkundër dënimit të gjashtë personave me burg të përjetshëm, familjarët megjithatë akoma presin drejtësinë siç thonë e vërtetë. Është pesë vjetori që ne orvatemi dhe endemi që tu tregojmë njerëzve se ne nuk jemi vrasësit por vrasësit  e patë edhe ju se ku gjinden fantomë ku gjendet organizimi , kush i mbron   dhe ju mund ta merrni me mend se çfarë ka…

Lexo më Shumë

01 May Katër persona që ishin pjesë e incidenteve në Kuvend ku rrihnin deputetë, kanë marrë paraburgim prej 8 ditëve. Njëri prej tyre do të qëndrojë në arrest shtëpiak, ndërsa për dy persona është shqiptuar masa e kujdesit. Alsat mëson se gjatë ditës është arrestuar edhe një person, duke shkuar në 8 numri i personave të ndaluar. Nga Gjykata Penale theksuan se në tërësi janë pranuar propozimet e Prokurorisë Themelore për shtatë personat që dje u arrestuan dhe u nxorën para gjykatës. Prokuroria të njëjtit i ndjekë për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do ta ndalojë personin zyrtar në…

Lexo më Shumë

01 May Prokurori Publik, Marko Zvërlevski do t’i shkaktojë dëme të mëdha procedurës për zbardhjen e plotë të dhunës në Kuvend, thotë ish kryeprokurori Stevan Pavleski. Sipas tij, fakti që me këtë rast merren gjashtë prokurorë nuk do të thotë asgjë, duke marrë parasysh lidhjet e Zvërlevskit me policinë dhe kryesinë politike të VMRO-DPMNE-së. Për Republikën e Maqedonisë është fatkeqësi e madhe që prokurorë publik në këtë moment është Marko Zvërlevski, ndryshe vazal i dëshmuar policor vitet e kaluara dhe ne nuk presim që ai të bëjë diçka reale ngase do të bëjë çmos që t’i zhvlerësojë dhe t’i diskualifikoj…

Lexo më Shumë

LSDM njofton se në takimin me Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji, është biseduar për krizën politike, ndërsa Li ka dhënë përkrahjen e tij për proceset demokratike në Maqedoni. “Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe legale, në përputhshmëri me Rregulloren dhe Kushtetutën. Vazhdojmë që të ecim përpara proceset dhe në periudhën e ardhshme do të pasoj formimi i qeverisë së re reformuese”, ka thënë Zaev, përcjell SHENJA. Ai ka paralajmëruar se në periudhën e ardhme Ivanov do të pranoj njoftimin nga kryetari i ri i Kuvendit se ekziston shumicë…

Lexo më Shumë

01 May Gjendja shëndetësore e kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela është stabile. Ai vazhdon të kurohet në repartin e neurokirurgjisë në klinikën e Tetovës. Drejtuesi i këtij reparti Destan Haliti tha për ALSAT M se gjendja shëndetësore e Selës është duke u përmirësuar, megjithatë ai duhet të mbetet nën kujdesin e mjekëve.  Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon të përmirësohet për çdo ditë më mirë e më mirë. Ne si konzorium mjekësor kemi marrë qëndrim që zoti Zijadin Sela ka nevojë edhe disa ditë të qëndroj në spital i shtrirë për shkak se këtu i kemi ekzaminet…

Lexo më Shumë

01 May VMRO-DPMNE-ja mohon të ketë qenë pjesë e skenarit të dhunës ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare. Nga kjo parti thonë se fakti që deputetë dhe funksionarë të saj u panë mes protestuesve, dëshmon se ata janë të afërt me popullin.  Deputetët e VMRO DPMNE-së kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të afërt me qytetarët. Deputetët e VMRO DPMNE-së gjithmonë i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëtare. I përgënjeshtrojmë të pavërtetat se deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë marrë pjesë ose kanë nxitur dhunë. Dhuna u nxit nga tentativa jokushtetuese, joligjore dhe zgjedhjen e kryetarit,…

Lexo më Shumë

01 May Me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, kryesuesi i deritanishëm i seancës konstituive Trajko Veljanovski me automatizëm nuk është më legjitim. Eksperti juridik Mersim Maksuit vlerëson se Veljanovski duhet të respektojë rregulloren e Kuvendit dhe t’i dorëzojë zyrë kryeparlamentarit të ri Talat Xhaferit. Kryesuesi Veljanovski patjetër e ka që të dorëzojë zyrën e tij të kryetarit të Kuvendit dhe kjo të kalojë te kryetari i ri i Kuvendit, sepse asnjë rregullore e punës së Kuvendit në botë nuk parasheh mos-formim, mos-konstituim të Parlamentit dhe më pas mos-formim të qeverisë së një vendi. Prandaj duhet shikuar në…

Lexo më Shumë

Kryepeshkopi Papa Françesku, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm u është drejtuar dhjetëra mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për situatën në Maqedoni. Françesku ka bërë thirrje për lutje dhe situatën e rëndë politike në Maqedoni pas ngjarjeve të dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë javën e kaluar. Ai ka thënë se duhet të gjindet zgjidhje për zhbllokimin e situatës dhe ekonomisë. Po ashtu gjatë fjalimit të tij është lutur për të gjithë vendet që përjetojnë vështirësi, veçanërisht për Maqedoninë. “Të lutemi për të gjitha shtetet të cilat kalojnë nëpër vështirësi, veçanërisht mendoj për Republikën e Maqedonisë”, ka…

Lexo më Shumë

01 May Në Maqedoni nuk mund të formohen institucione paralele qeverisëse edhe përskaj rezistencës së VMRO-DPMNE-së për të dhënë pushtetin, vlerëson ish kreu i Kuvendit Tito Petkovski. Sipas tij, ministrant e VMRO-DPMNE-së tashmë janë pjesë e pakicës dhe ky kabinet është jolegjitim. Petkovski e quan presedan faktin që pas pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve, vendi vazhdon të ketë Qeveri teknike.  Qeveria e deritanishme nuk ka shumicë parlamentare por ka 51 deputetë që e mbështesin që është larg shumicës së nevojshme dhe nuk mund të Qeverisin më tej gjegjësisht është teknike dhe bën vetëm punë teknike dhe nuk ka të drejtë…

Lexo më Shumë

LSDM ka reaguar ndaj komunikatës së Kabinetit të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov pas takimit me Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji. Ata thonë se Ivanov duhet të ndaloj me skenarët destruktive dhe se është i obliguar që të jep mandatin. “Shumë shpejtë Ivanov do të pranon njoftimin zyrtar nga kryetari i ri i Kuvendit, se ka të formuar shumicë të re parlamentare. Nga ai moment, Ivanov duhet të veproj në përputhshmëri me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve dhe të jep mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev që të formoj Qeverinë e re”, thuhet…

Lexo më Shumë

01 May Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot në takimin me Hojt Brajan Ji, zëvendës-ndihmës i sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike të SHBA-së, dënoi çdo dhunë politike dhe fizike dhe theksoi se vetëm përmes dialogut duhet të kërkohen zgjidhje për gjendjen e krijuar politike. Siç kumtoi Kabineti i presidentit, Ivanov nënvizoi se nëse ekziston lidership i vërtetë prej kryetarëve të partive parlamentare, pengesat juridike dhe politike për përcaktimin e mandatit për konstituimin e Qeverisë janë të tejkalueshme. Presidenti i Maqedonisë, kërkoi nga SHBA-ja, si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë, të ndihmojë që pengesat të mënjanohen dhe…

Lexo më Shumë

01 May Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas takimit që pati me diplomatin amerikan, Hoyt Brian Yee, dha një konferencë për gazetarët ku ndër të tjera tha se ka informuar Ndihmës sekretarin e shtetit amerikan mbi situatën aktuale në vend dhe se ka marrë mbështetje maksimale nga ai dhe SHBA-të, si kryetar i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  Gjithashtu, ai theksoi se do të jetë kryetari i të gjithëve edhe tyre që nuk e votuan apo nuk e njohin si kryetar të Kuvendit. “Si kryetar i Kuvendit kam kënaqësinë dua t’iu informoj për takimin e frytshëm me z.…

Lexo më Shumë