Author: almakos

Jozyrtartishtë mësohet se një numër i deputetëve i kanë pamundësuar qasjen në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, kryetarit të ri Talat Xhaferri. Ata përmes një mburoje të gjallë kanë pamundësuar Xhaferin që të hyjë në zyrate kryetarit të kuvendit. Ndërkohë që nga BDI-ja, nuk demantojnë por as konfirmojnë lajmin, megjithatë theksojnë se kryetari i ri i Kuvendit funksionin mund ta kryej edhe nga zyra që ka pasur deri më tani.

Lexo më Shumë

Nga BDI i kanë hedhur poshtë informatat se Talat Xhaferi ka tentuar të hyjë në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe nuk e kanë lejuar deputetët e VMRO-DPMNE-së. Edhe deputet të LSDM-së kanë konfirmuar se deputetët janë në zyrat e tyre, ndërsa edhe Talat Xhaferi është parë në zyrën që ka shfrytëzuar deri më tani. Jozyrtarisht thuhet se nuk është i vërtetë as lajmi që deputet të VMRO-së e ruajnë zyrën e kryetarit të Kuvendit. Informatat e para thonë që nuk ka pasur as tentim që Xhaferi të hyjë me dhunë në zyrën e kryetarit të Kuvendit ku momentalisht ndodhet…

Lexo më Shumë

Edhe pse sot nuk është caktuar seancë parlamentare, kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shkuar në Kuvend, ndërsa aty janë edhe kryeministri teknik Emill Dimitriev deputetët të tjerë të VMRO-DPMNE-së por informacionet flasin se në Kuvend është edhe Nikolla Gruevski. Ndërkaq në Kuvend ende janë prezent gjurmët nga dhuna që ndodhi të enjten e kaluar.

Lexo më Shumë

Dita e enjte e 27 prillit do të mbahet mend si e “E enjtja e përgjakur”, dita e zisë institucionale, ku në mënyrë barbare – brenda pronës së Kuvendit – u sulmuan deputetë, gazetarë e punonjës administrativë, madje u demolua dhe shkatërrua gjithçka nga një grup huliganësh, që u futën brenda në Kuvend të maskuar dhe rebeluar, por edhe të organizuar, gjë që shpërfaq edhe elemente të sulmeve terroriste, kanë thënë nga Lëvizja BESA. Sipas tyre aty u rrezikua rendi kushtetues dhe i sigurisë, ndërsa para syve të policisë (atyre që duhej ta mbajnë dhe sigurojnë rendin publik) u sulmua…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Emill Dimitriev së bashku me deputetë tjerë janë future në Kuvendin e Maqedonisë. Poashtu në Kuvendin është edhe kryetari i ri i Kuvendit Talat Xhaferit, i cili kishte paralajmëruar se nga sot do të filloj me punë në Kuvend. Askush nuk jep shpjegim se çfarë po bëjnë deputetët në Kuvend, duke pasur parasysh faktin se nuk ka seancë të caktuar.

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim Johanes Hahn në intervistë për gazetën austriake “Standard” thotë se sulmi mbi parlamentin e Maqedonisë nuk do të ketë pasoja për fillim të bisedimeve me BE-në, nëse i njëjti nuk përsëritet. “Nuk kam pritur sulm të tillë mbi Kuvendin, por gjërat për fat të keq ndonjëherë nisin mbrapsht”, është përgjigjur Han pyetjes së Standard “nëse pret se gjërat do të nacional-konservativët do të futen në Kuvend?”. Por, thotë ai më tej “nëse kjo jep përshtypje se vendi në mënyrë automatike do të largohet nga procesi i anëtarësimit, përgjigja është Jo”. “Në Kuvendin u sulmuan ata që bëjnë…

Lexo më Shumë

Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot ka filluar riparimi i dëmeve të shkaktuara nga protestuesit e dhunshëm, të cilët të enjten u futën në hapësirat e Kuvendit duke dhunuar fizikisht deputetët e shumicës parlamentare por njëkohësisht duke demoluar edhe zyrat e këtij institucioni. Në hapësirat e Kuvendit gjithashtu janë vërejtur edhe deputetët e VMRO-së, por dhe kryetari i ri Talat Xhaferi.

Lexo më Shumë

< VMRO-DPMNE-ja shprehen se “është koha që LSDM-ja ta dëgjojë zërin e popullit, i cili kërkon ta hedhë poshtë Platformën e Tiranës dhe ta tërheq kryetarin e Kuvendit i cili u zgjodh në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, thekson VMRO-DPMNE-ja, kërkojnë që ligjet dhe procedurat të vlejnë për të gjithë dhe askush të mos guxojë t’i shkelë ose t’i anashkalojë. “LSDM-ja po e mashtron popullin. E mashtron me vendosjen e Platformës së Tiranës pas zgjedhjeve dhe pastaj edhe me tentimin në mënyrë të paligjshme të zgjedhin kryetar të Kuvendit të Republikës…

Lexo më Shumë

“Qytetarëve dhe Ivanovit edhe njëherë do t’i prezantohet Programi e Qeverisë së re. Ne jemi politikanë seriozë dhe me atë dëshirojmë edhe njëherë t’i thyejmë të gjitha argumentet jo-logjike të Ivanovit”, ka deklaruar për Dojçe Vele, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, disa ditë pas incidentit të përgjakshëm në Kuvendin e Maqedonisë. “Nuk do u lejojmë skenarin. Më mençuri, me respektim të Rregullores, Kushtetutës dhe Ligjeve, me qetësi, tonën dhe të qytetarëve, me mbështetjen e opinionit vendor dhe atij të jashtëm do ta zbatojmë obligimin tonë për formimin e Qeverisë së re. Edhe pse institucionet janë të partizuara, por e dimë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje institucioneve që të mos arrestojnë njerëz të pafajshëm duke u ngutur, siç thonë atë, për të treguar rezultat pas ngjarjeve të së enjtes. “Gjatë ditës së djeshme deri tek partia kanë ardhur informacione se janë arrestuar shumë njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë dhunë ose vepër penale, ndërsa policia i ka ndaluar, mbajtur me orë në stacione policore, ndërsa një pjesë e tyre u është shqiptuar masa e paraburgimit pa asnjë argument se kanë bërë vepër penale ose dhunë”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE. Ata thonë se Prokuroria Themelore Publike dhe gjykatat nuk duhet të…

Lexo më Shumë

LSDM sot kërkoi që Trajko Veljanoski të mundësojë, kryetari i ri i Kuvendit të hyjë në kabinetin e tij në mënyrë që të vazhdojnë proceset demokratike, ndërsa shumica në Kuvend të formojë qeverinë. Zgjedhje të reja, thekson LSDM, nuk do të ketë. “Kryetar i ri i Kuvendit është Talat Xhaferi, me të cilin, siç kumtoi zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Hojt Brajan Ji do të punojnë edhe SHBA, por edhe BE-ja dhe NATO-ja dhe Berlini zyrtar. Kryetari i ri legjitim i Kuvendit do t’i dërgojë njoftim Gjorge Ivnaovit se është formuar shumica legjitime demokratike dhe…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër vende të thata, informoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për…

Lexo më Shumë