Author: almakos

Proceset demokratike do të vazhdojnë me formimin e Qeverisë së re. Kështu ka deklaruar për Dojçe Vele, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai tha se proceset demokratike do të vazhdojnë dhe se shumica do ta realizojë obligimin para qytetarëve për zgjedhjen e Qeverisë së Re. Zaev ka potencuar se Nikolla Gruevski të gjithë këtë po e bën për të pasur mundësi që të bëjë pazar për amnisti. “Po, Gruevski këtë që e bën, e bën që të bëjë pazar për amnisti, por amnisti nuk do të ketë. Pas gjithçkaje që ka dëgjuar opinioni, për gjithçka që ka bërë – Gruevski …

Lexo më Shumë

Porositë e diplomatit amerikan që t’i lejohet shumicës parlamentare të formojë Qeverinë dhe që të gjitha çështjet të diskutohen brenda Kuvendit, sipas ish diplomatit Denko Malevski ishin shumë të qarta dhe kjo sipas tij, duhej të jetë një paralajmërim shumë serioz për VMRO-DPMNE-në që ta ndryshojë politikën e saj. Megjithatë, Malevski thotë se akoma nuk mund të jemi të sigurt nëse ka ardhur fundi i krizës. “Porosia është e qartë, veçanërisht sepse vjen menjëherë pas ngjarjeve në Kuvend,  kjo do të duhej të ishte një paralajmërim shumë serioz për VMRO-DPMNE-në, ta ndryshojë politikën e saj, ta pranojë situatën në Kuvend,…

Lexo më Shumë

02 May Asnjë të mos ketë iluzione se bllokadat e VMRO-së do të vazhdojnë. Në një intervistë për emisionin 200 në Alsat, nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi tha se tani është Shansi i shumicës së re ndërsa partia e Nikolla Gruevskit tani mbetet vetëm pakicë. [embedded content]

Lexo më Shumë

02 May Që të pengohet mundësia e situatës absurde dhe me dy qeveri në shtet, është e domosdoshme që sa më shpejtë në Kuvend të funksionojë shumica e re parlamentare thotë profesoresha e të drejtës administrative, Ana Pavlovska Daneva. Sipas saj, kjo që po ndodhë në Kuvend është absurde pasi paralelizmi në institucione nuk lejohet as nga aspekti juridik e as nga ai praktik. Për këtë, thotë Daneva, kyçe është që Kuvendi të funksionojë.  Është shumë e rëndësishme që të funksionojë Kuvendi, ndërsa tashmë për Qeverinë është më lehtë pasi kemi shtete që kanë funksionuar gjatë kohë pa qeveri. Deri…

Lexo më Shumë

02 May Pesë personat e arrestuar për rrahjen e deputetëve dhe gazetarëve tashmë janë dërguar në burgun hetues në Shutkës. Gjykata Penale konfirmoi se ata tashmë po e vuajnë paraburgimin prej tetë ditëve që iu caktua me kërkesë të Prokurorisë së Zvërlevskit. Deri më tani, policia ka ngritur gjithsej 15 kallëzime penale për dhunën e shkaktuar në Kuvend. Përveç pesë personave që janë në paraburgim në Shutkë, inspektori i arrestuar i DSK-së gjendet në arrest shtëpiak, ndërsa për dy të tjerë gjykata vendosi masën e kujdesit. Ndërsa policia ende është në kërkim për shtatë personat e tjerë që ishin pjesë…

Lexo më Shumë

02 May Maqedonia duhet patjetër të zbatojë hetim për dhunën që ndodhi në Kuvend të enjten e shkuar dhe në mënyrë adekuate t’i sanksionojë personat e përfshirë. Ishin këto porositë e ambasadorit holandez në Shkup, Vauter Plomp. Sipas tij mirë është që të gjithë i kanë dënuar këto ngjarje, por njëherazi përmend se më e rëndësishme është të formohet Qeveria që do ta lëvizë vendin drejt integrimeve euroatlantike. Hapi i radhës duhet të jetë hetim dhe akuzat e plota kundër atyre që i kryen këto vepra serioze, si dhe kundër atyre që e kanë lehtësuar zbatimin e kësaj, dhe ata…

Lexo më Shumë

Parlamenti Evropian ka shtyrë për të tretën herë votimin e Raportit të Maqedonisë të vitit 2016, duke marrë si shkak krizën e thellë politike në vend. Nëpërmjet një komunikate të përbashkët, sot tre eurodeputetët ndërmjetësues të Marrëveshjes së Përzhinos, Kukan, Flekenshtajn dhe Vajgëll, i kanë bërë thirrje edhe një herë presidentit Ivanov që të respektoj vullnetin e shumicës parlamentare. Në të kundërtën, ata kanë paralajmëruar se prolongimet e mëtejme në formimin e Qeverisë do të kenë pasoja të pashmangshme. “Ne ndajmë dëshirën e qytetarëve të Maqedonisë të shohim fund të krizës aktuale. Pamundësia për të formuar Qeveri gjatë dy javëve…

Lexo më Shumë

02 May Banorët e Hasanbegut dhe Inxhikovës të strehuar në konviktin “Tome Stefanovski Seniç” vazhdojnë të mbeten në udhëkryq. Tashmë një muaj ata janë të detyruar që në dhomat e gjumit të përgatisin ushqim për shkak se me vendim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale u është ndërprerë ushqimi në menzën e konviktit. Drejtori i konviktit Lulzim Xhemaili tha se shpenzimet janë dyfishuar dhe janë shkaktuar dëmtime në konvikt, por ai mbetet në qëndrimin se nuk do të marrë asnjë masë për largimin e tyre. Këta do të mbesin këtu, unë nuk do të marrë masa që ti largoj…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi tha se kryetari i ri Talat Xhaferi ka nënshkruar të gjitha udhëzimet administrative për shërbimet në Kuvend për t’ia mundësuar punën e tij në kabinetin e kryetarit të Maqedonisë. “Kemi kërkuar nga sekretari gjeneral i Kuvendit të mundësoj kushtet që të funksion kabineti i kryetarit të ri. Zyra nuk është institucion, por institucion është Talat Xhaferi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve. Kemi marrë përgjigje, dhe ai kërkon që kjo të publikohet në gazetën zyrtare. Ne kemi dërguar gjitha kërkesat për vendim në gazetën zyrtare, dhe presim që kjo të bëhet sa më shpejtë”,…

Lexo më Shumë

02 May Ekspertët vlerësojnë se dhuna në Kuvend e prishi në tërësi imazhin e Qeverisë në largim. Sipas Lupço Petkovski nga Qendra për Strategji Evropiane “Euro Think” VMRO-DPMNE-ja ka mbetur pa mbështetjen e shteteve më të fuqishme në botë, ndërsa mund të llogaris vetëm në mbështetjen e ndonjë shteti autoritar. Sipas Petkovskit VMRO-ja i humbi shanset e fundit për të ruajtur simpatinë nga dikush. Me dhunën në Kuvend Qeveria në largim humbi kartën e fundit që e kishte në xhep. Nëse më lejoni të bëj një metaforë për raportet ndërkombëtare. Thuhet se fuqia e bombave nukleare nuk doli nga nevoja…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në një postim të tij porosit aktivistët e Lëvizjes BESA që të kenë kujdes me gjuhën e komunikimit. Ai gjithashtu uron që Zijadin Sela të shërohet sa më shpejtë, dhe t’i kthehet kthehet familjes dhe shokëve të tij. Ja edhe postimi i tij i plotë: “Të dashur besatarë, po lexoj gjithnjë në postimet tuaja brengën që keni për shpifjet që na bëhen nga kundërshtarët tanë. Është e qartë se ato janë në frymën e thirrjeve albanofobe “mrtov shqiptar – dobar shqiptar” (shqiptari i vdekur – shqiptar i mirë), që del sheshazi se ata, por…

Lexo më Shumë

Në Kuvend ende janë prezent gjurmët nga dhuna që ndodhi të enjten e kaluar. Po punohet në vazhdimësi që i tërë objekti i Kuvendit përsëri të vihet në funksion. Ju sjellim disa pamje brenda Kuvendit. [embedded content]Ja si duket Kuvendi nga brenda by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë