Arianit Hoxha nga BESA, tha se kërkesa kryesore e BESËS për tu përfshirë në Qeverinë e ardhshme është që në të, të mos ketë vend për figura të BDI-së që janë të përfshirë në afera korruptive dhe krim. “Nëse vjen koha që të formohet qeveria. Nëse LSDM për çështje politike vendos që t’i amnistoj, atëherë ka një zë që nuk do ti amnistoj ata. Këta deputet kanë marrë mandat për ta dekirminalizu Maqedoninë. Nuk do të ketë kuptim në rast se nuk dekriminalizohet e tëra kjo qeverisje e kaluar. Ky sistem që ka funksionuar ka pasur një patericë, e që…
Author: almakos
Shumë njerëz kanë ikur dhe që t’i ndalim që të mos ikin, vallja duhet të mbaroj sa më shpejtë, pra me formimin e Qeverisë. Kështu tha në emisionin Arena kolumnisti Agron Biba. “Ne duhet të respektojmë ligjin,. Edhe ne u bëmë pjesë e këtij ligji, por, na është shtuar ndal ngadalë dashuri. Nëse filloi shteti simpati ndaj shqiptari, çfarë problemi ka shqiptari të tregoj dashurinë ndaj Maqedonisë”, ka thënë kolumnisit Agron Biba. Ai tha se VMRO-DPMNE duhet të reformohet. “Kjo VMRO i shkon dashuria nga Beogradi, nëse e shohin Beogradin në ëndrrat e tyre dhe nuk i duan shqiptarët, pa…
Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA tha se të gjitha shpifje që dalin në opinion ndaj Lëvizjes BESA, kanë emër dhe mbiemër, ndërsa ai është shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi. “E vërteta e parë është se deputetët e BESËS kanë qenë në sallë kur është votuar Talat Xhaferi. Për interesin madhor të gjithë shqiptarëve ne kemi legjitimuar procesin. Deputetët e BESËS kanë qenë deri në momentin kur e ka dhënë betimin, kur e ka lexuar deklaratën”, ka thënë Hoxha, duke shtuar s’duhet pyetur se kush i ka lejuar deputetët e BESËS të dalin jashtë, duke rrezikuar nga ajo…
Edmond Ademi nga LSDM tha se ai nuk është pjesë e grupit parlamentare të LSDM-së dhe nuk e di se çfarë komunikimi ka pasur atë ditë në Kuvend mes partive politike. “Atë që e dinë unë besoj se në baza ditore kanë komunikuar në drejtim që hapa do të ndërmerren. Për atë ditë besoj se edhe Sela, Ahmeti dhe Zaev, kanë qenë në koordinim. Mund të konfirmojë se deputetë te BESËS ishin në Kuvend kur u lexua betimi dhe kur u zgjodh Xhaferi. Ndërsa a ka pas komunikim si ka qenë komunikim nuk e di ngaqë nuk jap pjesë e…
Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA tha se në dhjetë vitet e fundit VMRO kanë udhëhequr në mënyrë huliganeske. “Nëse shihet dosjet e hulinave tregon se këtë nuk mund të jenë një far lloj tjetër përpos mercenarë për të bërë kësi skenarë ogurzeze. Nëse kjo për ta është populli nuk di se si mund ta maj Maqedoninë. Ata thjesht janë një bandë huliganësh asgjë më tjetër”, tha Hoxha. Ai ka shtuar se plani afatgjatë i VMRO-së ka qentë pastrimi etnik i Maqedonisë. “Në realitet Maqedonia pa shqiptarët nuk mund të funksionojë dhe të jetë si shtet. Sulmi ndaj Selës nuk është…
Edmond Ademi nga LSDM tha se dhuna në Kuvend është një skenarë i planifikuar dhe i orkestruar mirë. “Iniciatorë kryesor i kësaj është Nikolla Gruevski, bashk me Gjorge Ivanovin dhe Trajko Velnaovski, ndërsa realizatorë, është Mitko Çakov, me koordinim dhe bashkëpunim me deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë hapur turma të hyn në parlament. Shpresoj se MPB nuk do të ndalet këtë”, tha Ademi në emisioni “Arena” në TV SHENJA. Ai tha se turma ka pasur target të qartë, pra me emër me mbiemër janë ditur se kush duhet të sulmohet.
02 May Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka caktuar paraburgim prej tetë ditëve edhe për një person tjetër të përfshirë në ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, më 27 prill. “Në Gjykatën themelore Shkupi 1 – Shkup, pasdite është prangosur edhe një person, i cili është pjesë e propozimit të Prokurorisë themelore publike Shkupi 1 – Shkup kundër 15 personave të ndërlidhur me incidentin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për të cilët gjykata pas vlerësimit të propozimit e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe i ka caktuar masë paraburgimi prej tetë ditëve”. – informojnë sot nga Gjykata Themelore Shkupi 1
Punimet e Komunës së Tetovës në “Rrugën e Banjës” janë shndërruar në një rrezik për qytetarët që çdo ditë shfrytëzojnë këtë lokacion për piknik dhe rekreacion. Gurë të mëdhenj, sasi të mëdha të dheut që kanë bllokuar edhe rrugën, kanë rrëshqitur sot nga kodra anësore. Qytetarë të Tetovës të cilët kanë dërguar këto fotografi në adresë të televizionit SHENJA thonë që kjo nuk ndodh për herë të parë, por është përsëritur edhe disa herë të tjera. Sipas kalimtarëve që frekuentojnë këtë rrugë, punimet zhvillohen pa asnjë masë sigurie dhe në një mënyrë shumë të rrezikshme. “Nga dy apo tre të…
Një anëtar i sigurimit të parlamentit, sot në katin e parë të Kuvendit ka gjetur një mjet shpërthyes. Sipas informatave nga Ministria e Brendshme, në orën 17:28, shefi i sigurimit të Kuvendit, Goran Jarchevski ka raportuar se në parlament, në korridorin e katit të parë është gjetur një mjet shpërthyes i improvizuar, bëhet fjalë për një fitil ndezës i cili ishte i lidhur me një bombol gazi të përmasave të vogla.
02 May Eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Knut Flenkeshtajn dhe Edvard Kukan përmes një komunikate i bënë thirrje presidentit Gjorge Ivanov që ta respektojë vullnetin e shumicës parlamentare dhe apeluan që të gjenden fajtorët për dhunën në Kuvend dhe të njëjtin të përgjigjen përpara drejtësisë. “Ne jemi të angazhuar më shumë se dy vite në emër të Parlamentit Evropian me qëllim që të lehtësohet dialogu midis liderëve politik që të mund të dilet nga kriza në Maqedoni. Mbështesim zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit Talat Xhaferi dhe shpresojmë se së shpejti do të nis të ushtrojë detyrën. Shumicës parlamentare duhet t’i…
02 May Protestuesit “Për Maqedoni të Përbashkët” u janë kthyer sot protestave pas incidentit të ndodhur ditën e enjte në Kuvend. Ata janë nisur nga Qeveria rreth orës 17.30 dhe në këto momente po i drejtohen Kuvendit. Më shumë sesa thirrjet “Për Maqedoni të Përbashkët” dëgjohet slogani “zgjedhje të reja”. Numri i tyre rezulton relativisht i vogël në krahasim me një javë më parë.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit dhe identifikimin e personave pjesëmarrës në sulmin ndaj Kuvendit. Sot Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një komunikate ka informuar se janë identifikuar personat që kanë larguar barrikadën e brendshme në hyrjen kryesore në Kuvend. “Pas shqyrtimit të video-materialeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend janë identifikuar personat të cilët kanë marrë pjesë në largimin e barrikadës së vendosur paraprakisht në derën e anës së brendshme të hyrjen kryesore në Kuvendit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Nga kjo ministri kanë informuar se Sektori i Punëve të Brendshme Shkup vazhdon ndërmarrjen e…

