Author: almakos

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces. Këto deklarime Ahmeti i bëri gjatë takimit më përfaqësuesin special të kryesuesit të OSBEsë, ambasador Kristian Strohal si dhe ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni,  Nina Soumalainen. “Kryetari i BDI-së foli për prioritet e qeverisë së re që janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet mes tjerash…

Lexo më Shumë

LSDM sot kumtoi se nevojitet pjekuri nga të gjitha subjektet politike, institucionet, të punësuarit dhe individët, sipas obligimeve ligjore, përgjegjësisë personale dhe në pajtim me interesat shtetërore, të mundësohet formimi i qeverisë së re. “Qeveria e re, njëjtë si edhe kryetari i ri i Kuvendit, do të zgjidhet në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet e Maqedonisë”, kumtoi LSDM. Letra e kryetarit të ri të Kzvendit, Talat Xhaferi drejtuar Gjorge Ivanovit, thuhet në kumtesë, është obligim që Ivanov t’i lërë anash interesat personale për ikje nga drejtësia të Nikolla Gruevskit dhe të veprojë sipas obligimit kushtetues ndaj qytetarëve të Republikës…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga lideri i LSDM-së dhe nga LSDM-ja sepse, sipas tyre, ata veprojnë në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore dhe për këtë përgjegjësi duhet të ketë. “Krimineli Zoran Zaev është nxitës dhe mbështetës i intonimit të himnit shqiptar në Kuvend, me shkelje të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores për punë të Kuvendit, u përpoq të zgjedhë kryetar të Tiranës të Kuvendit, Zaevi dhe LSDM-ja veprojnë në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore dhe për këtë përgjegjësi duhet të ketë”, qëndron në kumtesë. Zaevi, siç theksohet, ka bërë precedent juridik dhe politik me çka hapi mundësi që në të ardhmen, në mënyrë ilegale të…

Lexo më Shumë

Nevojitet pjekuri nga të gjitha subjektet politike, institucionet, të punësuarit dhe individët, sipas obligimeve ligjore, përgjegjësisë personale dhe në pajtim me interesat shtetërore, të mundësohet formimi i qeverisë së re, kështu thanë sot nga LSDM-ja përmes një njoftimi me shkrim “Qeveria e re, njëjtë si edhe kryetari i ri i Kuvendit, do të zgjidhet në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet e Maqedonisë. Letra e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi drejtuar Gjorge Ivanovit është obligim që Ivanov t’i lërë anash interesat personale për ikje nga drejtësia të Nikolla Gruevskit dhe të veprojë sipas obligimit kushtetues ndaj qytetarëve të…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së djeshme me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias. Lajmi u bë i ditur nga Ministria greke e Punëve të Brendshme pa dhënë detaje tjera. Në njoftimin e MPB greke thuhet se Koxias me telefon ka kontaktuar edhe ministren e re të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, së cilës ia ka uruar funksionin. Dy ministrat kanë biseduar për hapat e ardhshëm në bashkëpunimin greko-bullgar në nivel bilateral dhe rajonal. Shefi i diplomacisë greke dje, gjithashtu, ka biseduar në telefon edhe me ministrin e Punëve…

Lexo më Shumë

05 May I dyshuari kryesor në rastin e PSP-së, “Fortesa II”, Goran Grujevski sot duhet të paraqitet në Gjykatën Penale për seancë dëgjimore. Në këtë lëndë  PSP-ja akuzohen shtatë punonjës në DSK të cilët ndiqen për zhdukjen e dokumentacionit zyrtar e lidhur me bisedat e përgjuara, konkretisht shkatërrimin e mbi 2 mijë dokumenteve, prej të cilave 22 kanë të bëjnë me sistemet për ndjekjen e komunikimeve. Ish drejtori i Drejtorisë së Pestë në MPB Grujovski, ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe katër të dyshuar të tjerë u akuzuan vitin e kaluar për shkatërrimin e sistemit të përgjimit të paligjshëm me…

Lexo më Shumë

05 May Personat me nevoja të veçanta, punëdhënës, përfaqësues nga sektori publik, privat dhe civil sot do të diskutojnë në konferencën nacionale “Përparimi i mekanizmave për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi i personave me aftësi të kufizuara në Maqedoni”. Organizatorë janë Fondacioni për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik Preda Plus në bashkëpunim me Shoqatën e studentëve dhe të rinjve me handikap. Konferenca organizohet si rrumbullaksim i projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për ndihmë të personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë”, e cila në Maqedoni zbatohet nga nëntori i vitit 2015 deri në këtë muaj. Projekti financohet me…

Lexo më Shumë

Roli i spikerit të kuvendit duhet të jetë mbi politikat partiake dhe ndëretnike dhe në interes të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në vend, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Federika Mogerini në takimin e djeshëm me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin në Bruksel. Në kumtesën nga kabineti i Mogerinit ceket se e përshëndet zgjedhjen e Xhaferit kryetar tlë Kuvendit dhe e prësëriti dënimin e ashpër të Bashkimit Evropian për dhunën e javës së kaluar ndaj deputetëve dhe gazetarëve. “Ajo e përshëndeti zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit nga ana…

Lexo më Shumë

Analisti politik Qenan Aliu tha se merita e për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit  shqiptarë i takon gjithë shqiptarëve dhe jo BDI-së. “BDI mund të zgjidhet kreyparlamentarin edhe më parë, por nuk ka qenë pikë interesi i tyre, por ka qenë interes diçka tjetër. Megjithatë votuesit shqiptarë që sanksionuan me votën e tyre BDI-në bënë që partitë të hapin sytë e tyre. Nuk duhet askush të habitet që BDI, në zgjedhjet e ardhshme të përgjysmohet edhe njëherë, nga 80 mijë në 40 mijë”, tha analisti politik Qenan Aliu në emisionin “Arena”. Ai tha se kryeparlamentari është zgjedhur me tre votat…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe analisti politik Isen Saliu tha se Ivanov megjithatë nuk do të bëj problem dhe do të jep mandatin për formimin e qeverisë, Zoran Zaevit. “Nuk besoj se do ta bëj një gjë të tillë, ngase nuk luanë më rol vendimi i tij, Kushtetua dhe Ligji, mundësojnë formim të Qeverisë pa dhënien e mandatit. Tani kemi një shumicë e cila është pranuar nga faktori ndërkombëtar. Mendoj se Ivanov, përgjigjet të fundit kryetarit të LSDM-së, do t’i interpretoj si tërheqje nga Platforma  e Tiranës, si konforimim se do të angazhohet për Maqedoni unitar. Këtë përshtypje e japin edhe nga VMRO-DPMNE”,…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni nuk ka politikanë të cilët kanë të etabluar kulturën politike. Po të kishte kulturë politike, që nga bombat e para, një politikanë do të tërhiqej nga skena. Kështu tha në emisionin Arena, analisti politik, Qenan Aliu. “VMRO-DPMNE nuk ka bërë politik por sundim, pra ka sunduar. Ky sundim ka qenë kriminal. VMRO-DPMNE do t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e saj, sepse ajo kontrollon sot e kësaj dite, kontrollon çdo pore të institucione”, tha analisti Qenan Aliu. Rrahja deri në alivanosje, tha ai, nuk mundet juridikisht të kualifikohet ndryshe përpos si “tentim për vrasje”. VMRO-DPMNE tha Qenan Aliu, ka…

Lexo më Shumë

“Retorika e fundit ishte larg asaj që e ka prezantuar deri tani. Ivanov është një figurë historike. Pritet vetëm të mbaroj mandati i tij”, tha analisti Agim Jonuz nw emisionin “Arena”. AI foli edhe për BDI-në për të cilën tha se ajo është edhe në opozit edhe në pozitë. “Ky paradoks rrallë ndodhë por tek ne është e mundur. Maqedoni është një moçal i madh politik. Maqedoni është një paradoks më vete. Populli pret ndryshime të shpejta kualitative. Mos të gënjehet dikush se VMRO me kalimin në opozitë do të zhduket. Por ajo tani mund të bëhet edhe më e…

Lexo më Shumë