Përmes një kumtese me shkrim sot nga VMRO-DPMNE thanë se LSDM-ja dhe kryetari i saj Zoran Zaev, me tentimin joligjor për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e punës së Kuvendit dhe për këtë potencojnë, duhet të mbajnë përgjegjësi. “Zaev dhe LSDM përkrah krizës politike Maqedoninë e futën edhe në krizë juridike. Krijuan ligje me të cilat në të ardhmen hapen mundësi për vitim joligjor të dygjuhësisë, bankënota dhe uniforma dygjuhësore, gjenocid dhe gjithë elementet tjera të Deklaratës së Tiranës, pa mos respektuar vullnetin e qytetarëve”, theksojnë nga OBRM-PDUKM. Nga VMRO gjithashtu theksojnë se LSDM-ja…
Author: almakos
Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në një shkrim në rrjetin social facebook, ka rrëfyer se përse ka intonuar himnin kombëtarë në foltoren e Kuvendit, më 27 prill 2017. Ai ka numëruar të gjitha mesazhet që me vete ka bartur këndimi i himnit kombëtarë shqiptarë. Ja dhe postimi i plotë: Dhëmb për dhëmb – himn për himn(ekzegjeza e një himni) Të enjten, më 27 prill 2017, si deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në replikën time ndaj një deputeti të VMRO-DPMNE-së, që e këndoi himnin e flamurit maqedonas, e këndova himnin e flamurit shqiptar. Derisa gjatë këndimit të himnit…
VMRO-DPMNE në një komunikatë për media ka thënë se LSDM dhe kryetari i kësaj partie Zoran Zaev me tentimin ilegal për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit dhe për këtë, thonë ata, duhet të bartin përgjegjësi. “Zaev dhe LSD përveç krizës politike kanë futur Maqedoninë edhe në krizë juridike. Kanë krijuar precedent juridik me të cilat në të ardhmen hapet mundësi për votim joligjor të dygjuhësisë, të bankënotave dhe uniformave, gjenocidit si dhe elementet tjera nga Platforma e Tiranës, pa u respektuar vullneti i qytetarëve”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE. LSDM dhe…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Forumin global të liderëve në organizim të Universitetit Bahçeshehir në Stamboll. Presidenti Ivanov, i cili është në Turqi prej dje, siç kumtoi sot kabineti i tij do të mbajë ligjëratë në Forumin global të liderëve, e cila mbahet në temë “Aleanca strategjike dhe pikëpamje e re e lidershipit në kushte të balancit global të fuqive”. Mes temave të diskutimit në Forumin global të liderëve janë “Presidenca e Trampit: Ndryshime në politikën amerikane dhe ndikimi i saj mbi sistemin…
Sot në Maqedoni do të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira mesatare dhe me erë të përforcuar përgjatë Vardarit. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 15 deri 27 gradë celsius. Pasditja pritet të shoqërohet me reshje lokale shiu.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë së tij, ka zhvilluar takim me drejtoren politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Karen Pirs. VMRO-DPMNE në takim me zyrtaren britanike e ka dënuar dhunën fizike në Kuvend, por edhe dhunën politike që, sipas tyre, po e promovon LSDM-ja me zgjedhjen joligjore të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, duke i shkelur ligjet dhe Kushtetutën. “Akti i tillë, ku pa procesverbal, pa numërim, pa paraqitje zyrtare dhe jashtë orarit të caktuar të institucionit, me forcë po tentohet të zgjidhet kryetari, paraqet rrënim…
Nëse BDI e ka pinin, BESA dhe Aleanca e kanë PUKIN. Kështu e ilustroi rolin e dy partive opozitare shqiptare analisti Qenan Aliu. Sipas tij, partitë opozitare duhet të shfrytëzojnë momentin për t’u bashkuar, në mënyrë që të kushtëzojnë zbatimin e kërkesave për shqiptaret. Si mysafir në Emisionin ARENA, Aliu theksoi se BDI-ja kishte mundësi që edhe më herët të kërkojë kryeparlamentari të jetë shqiptarë, por nuk e bëri këtë. “Merita është e shqiptarëve të Maqedonisë. Merita për përzgjedhjen e kryeparlamentarit pas 30 e sa viteve shqiptar, edhe pse nuk duhet ta ekzagjerojmë atë sikur të është diçka astronomike. Në…
05 May Protestuesit e të ashtuquajturës “Për Maqedoni të përbashkët” kanë vazhduar edhe sot protestat. Marshi i tyre filloi nga Qeveria përfundoi para Kuvendit. Ata përsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja. Ndërkohë që paralajmëruan padi për të gjithë ata që votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit. Protestuesit gjithashtu kërkuan lirimin e të arrestuarve për dhunën në Kuvend nën pretekstin se ata janë të pafajshëm. Edhe sot numri i protestuesve ishte dukshëm i ulët, derisa numri i forcave policore rreth Kuvendit dhe Qeverisë ka…
05 May Të respektohen proceset demokratike, qeveria e re të formohet sa më parë dhe e njëjta të bashkëpunojë ngushtë me opozitën, porositi drejtorja politike e Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe, Karen Pirs. Pirs theksoi se vetëm kështu vendit do t’i hapet rruga realizimit të reformave të dobishme për qytetarët e vendit. Pirs gjatë qëndrimit të saj në shkup ka takuar liderët e partive politike dhe kryetarin e ri të kuvendit të cilit i ka ofruar mbështetje të plotë. Jam këtu sepse mbështesim demokracinë e Maqedonisë, i respektojmë qytetarët e Maqedonisë dhe mbështesim integrimin e Maqedonisë në NATO…
05 May Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ku u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë. Gjatë bisedës, sipas një komunikate për media, veçmas u diskutua për nevojën që të procedohet pa vonesë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e marrëveshje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin. “Kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin…
Rritet numri i personave të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në sulmit e 27 prillit në Kuvend gjatë javës së kaluar. Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar sot se Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup në bashkëpunim me Prokuroninë Publike mbrëmë janë thirrur në biseda zyrtare më shumë persona për të cilët kanë ekzistuar dyshime se kanë qenë të përfshirë në ngjarjet në Kuvend. Me çka sipas MPB, për këtë sulm dyshohen edhe katër persona të tjerë. “Për shkak të konstatitmit të bazave për dyshim të kryerjes së veprës penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengoj…
Përfaqësuesi Special i Kryesuesit të OSBE-së, Ambasador Christian Strohal si dhe Ambasadorja e OSBE në Maqedoni, Nina Soumalainen kanë takuar kryetarët e BDI-së dhe Lëvizjes Besa, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasamin. Në një njoftim të lëshuar nga BDI thuhet se Ahmeti dhe Ambasadori Strohal bashkëbiseduan për gjendjen politike në vend pas dhunës së 27 prillit si dhe për zhvillimet që duhet të vijojnë. “Kryetari Ahmeti tha që Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces. Ahmeti foli për prioritet…

