07 May Një nga prioritetet e Qeverisë së re do të jetë reforma në gjyqësor, zotohet kreu i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për Radio Evropa e Lirë për këtë Zaev konsideron se gjyqësorit i nevojitet shpërbërje me qëllim që përsëri të rimëkëmbet. Menjëherë do të duhet t’i hapim proceset rreth pavarësisë së gjyqësorit. Ne dëshmuam se në Maqedoni nuk ka shtet të së drejtës. Gjithçka është në lidhje me ekzekutivin, ose trupit ekzekutiv të pushtetit ekzekutiv dhe të fuqishmëve politik. Premtuam dhe të pastër e kemi situatën me këtë çështje: shpërbërje të gjyqësorit dhe rizgjedhje të të njëjtit…
Author: almakos
VMRO-DPMNE vlerëson se lideri i LSDM-së Zoran Zaev me paralajmërimet për rizgjedhje të gjykatësve “dëshiron të mbuloj veprimet në dëm të interesave shtetërore dhe nacionale të cilat e ridefinojnë Maqedoninë”. Nga VMRO thonë se Zaev dëshiron të realizoj skenarin me qëllim që të shpëtoj veten nga krimet e bëra, ndërsa ai përsëri po paraljmëron shkelje të Kushtetutës. “Zaev mendon se nëse në gjykatat vendos njerëz partiak ata do të amnistojnë njëjtë sikurse Cërvenkosvski e ka abonuar për krimin në ‘Globa’, i rëndë tetë milionë euro, ose sikurse Katica Janeva e shpëtoi nga përgjegjësia për rastin ‘Puç’”, ka thënë Darko kostovski…
07 May Shkollat fillore aspak nuk janë të njoftuara me vendimin e Ministrisë së Arsimit që sistemi i Kembrixhit do të filloj të aplikohet në shkollat e përgjithshme, gjegjësisht gjimnazet që nga viti i parë. Që nënkupton se nxënësit e klasave të nënta të cilët do t’ia mësyjnë dyerve të gjimnazit duhet prej fillimi të përcaktohen për njërin nga 6 drejtimet e gjimnazit, matematiko-natyror, humanitaro-shoqëror dhe gjuhësorë-artistik të kombinuara në A dhe B. Njoftimin nga ana e ministrisë e dëgjuam këto ditët e vikendit. Atë që e dëgjuam ne si shkolla nuk kemi asgjë me shkrim dhe nuk kemi orientim…
Është përcjellë për në banesën e fundit kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, i cili dje me 6 plumba u qëllua për vdekje. Shumë qytetarë të Bogovinës kanë prezantuar në varrimin e Idrizit, ndërsa në mesin e tyre edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pas orës 10 të mëngjesit, ndërsa edhe vrasësi ka ndërruar jetë në spital, pasi kishte qëlluar vetveten pas vrasjes. Banorët e Bogovinës thonë se janë të tmerruar nga ngjarja, ndërsa shprehin ngushëllime për familjet e dy të ndjerëve. /SHENJA/
Riformatim dhe rizgjedhje në gjyqësor, nuk do të ketë testim ekstern dhe taksë radiodifuzive, ndërsa për qytetarët do të ketë energji të lirë elektrike. Këto do të jenë masat e para të Qeverisë së re e cila do të formohet në fillim të qershorit. Kështu ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, në të cilën ka shtuar se ata kanë dëshmuar se në Maqedoni nuk ka shtet juridik dhe se nevojiten reforma thelbësore në Gjyqësor. “Një ndër gjërat e para që do të bëjmë është edhe rritja e rrogës minimale. Shumë vendime…
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se njësiti “Alfa” dje e ka privuar nga liria dhe e ka arrestuar në stacionin policor Kisella Vodë P.A (65) nga Shkupi për shkak të dyshimit bazë për veprën e kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale” më 27 prill në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Me personin është kryer bisedë zyrtare, në të cilën ai i sqaroi veprimet e ndërmarra. Pasi P.A. ka hyrë në sallën ku mbahej konferenca për shtyp, me shfrytëzimin e forcës fizike i ka sulmuar deputetët Z.Z., R.Sh. dhe R.I. ndërsa është përplasur edhe me…
Policia ka marrë në pyetje edhe tre persona në lidhje me dhunën në Kuvend. “Më 05.05.2017 në bisedë zyrtare janë ftuar tre persona, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi. Nga ana e Prokurorit Publik janë dhënë drejtimet, pas mbarimit të kontrolleve të nevojshme dhe bisedave, personat janë lëshuar nga stacioni policor, ndërsa provat e grumbulluar për të njëjtit, në periudhën e ardhshme do të prezantohen në hapësirat e Prokurorisë Publike. Pas shqyrtimit të provave në Prokurorinë Publike, nga ana e tyre do të jepen drejtimi kur do të ngriten kallëzime penale dhe në çfarë mënyre do të sigurohen personat…
Deri tek Prokuroria Themelore Publike kanë arritur dy kallëzime penale të iniciuara nga Ministria e Punëve të Brendshme kundër dy personave për veprën penale: “Pjesëmarrje në turmë që do të bëjë vepër penale nga neni 385 nga Kodi Penal”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore Publike, përcjell SHENJA. “Për njërin person, prokurori publik përgjegjës pas grumbullimit të provave ka vërtetuar kualifikimin juridik. Duke pasur parasysh madhësinë e dokumentacionit medicinal për gjendjen shëndetësore të dyshuarit, prokurori publik i cili vepron me lëndën ka propozuar deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 përcaktimin e masës së përkujdesjes. Me Vendim të gjykatës, personit i…
Sot pas namazit të drekës do të përcillet për në banesën e fundit kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi. Familjarët kanë njoftuar se trupi i tij do të varroset në varrezat e fshatit Bogovinë. Kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi ka ndërruar jetë mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri ndaj tij, ku ka marrë 6 plumba në trup. Ngjarja ka ndodhur pas orës 10 të mëngjesit, ndërsa edhe vrasësi ka ndërruar jetë në spital, pasi kishte qëlluar vetveten pas vrasjes. Banorët e Bogovinës thonë se janë të tmerruar nga ngjarja, ndërsa shprehin ngushëllime për familjet e dy…
VMRO-DPMNE ka akuzuar sot LSDM-në se po heshtin ndaj deklaratës së Talat Xhaferit, i cili tha se seancat në Kuvend do t’i udhëheq edhe në gjuhë shqipe. Nga kjo parti thonë se Maqedonia është viktimë e sjelljes anti-shtetërore të Zoran Zaevit. “Krimineli Zaev dhe LSDM, përveç që i mashtruan qytetarët dhe shkelin vullnetin e tyre, shkelën edhe Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet, ndërsa tani heshtin dhe mbështesin provokimet me të cilat ka filluar realizimi i Deklaratës së Tiranës. LSDM hesht për vendosjen e flamurit shqiptar në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Tani LSDM-ja hesht edhe ndaj deklaratave të Talat Xhaferit se…
LSDM ka porositur edhe njëherë MVRO-DPMNE-në që në mënyrë të qetë të dorëzojë pushtetin dhe të bëhet opozitë kontriuktive. Në kumtesë për mediar nga partia e Zaevit thonë se edhe presidenti Gjorge Ivanov është i njoftuar për shumicën parlamentare dhe nuk guxon të shkelë kushtetutën. “Po realizohet vullneti qytetar, do të formohet Qeveria e re, VMRO –DOMNE të distancohet nga provokimet e Gruevskti. Në periudhën që vijon është e rëndësisë së posaçme të mundësohet transfer i qetë i pushtetit dhe formimi i Qeverisë së re reformatore. Ky është interesi kryesor i qytetarëve dhe shtetit. Kjo është e nevojshme si për…
Pas përfundimit të hetimeve, rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, familjarët tërhoqën trupin e të ndjerit HazbiIdrizi nga spitali klinik i Tetovës. Ai pritet të përcillet sot në banesën e fundit pas faljes së namazit të drekës në varezat e fshatit Bogovinë. Kujtojmë se kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi është qëlluar me armë zjarri paraditen e djeshme, ku për pasojë ndërroi jetë në spitalin e Tetovës.

