Author: almakos

VMRO-DPMNE pohon se në kundërshtim me vullnetin e popullit, Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores, LSDM ka tentuar në mënyrë ilegale të zgjedh kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. “Kryetari jolegal i Kuvendit ka paralajmëruar se Kuvendit ka paralajmëruar se seancat do t’i udhëheq në gjuhën shqipe, ndërsa me këtë Kuvendi do të bëhet kuvendi i tretë në rajon ku seancat do të udhëhiqen në gjuhën shqipe”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE. E gjithë kjo, thonë nga VMRO-DMNE, është jashtë Marrëveshjes së Ohrit ku qartë thuhet se deputetët mund të drejtohen në gjuhën e tyre amtare, nëse të njëjtin e falsin mbi 20 për…

Lexo më Shumë

08 May Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vilem Vuter Plomp dhe Rektorin e UEJL-it Zamir Dika, sot në Universitetin e Evropës Juglindore do të realizojnë ligjëratë për studentë në temë: “Ardhmëria e BE-së 2025 dhe perspektivat e Maqedonisë”. Siç citohet në njoftim në këtë ligjëratë do të marrin pjesë studentë nga Universiteti i EJL dhe Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Kjo ligjëratë është në kuadër të evenimenteve të organizuara nga Sekretariati për Çështje Evropiane me rastin e shënimit të Ditës së Evropës.

Lexo më Shumë

LSDM ka bërë apel deri tek presidenti i shtetit Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE që të veproj me mend dhe në përputhshmëri me ligjin, në mënyrë që të mundësoj transferim të qetë të pushtetit. Formimi i Qeverisë  së re dhe zbatimi i reformave prioritare, sipas LSDM-së, është interesi i lartë shtetëror dhe çdo veprim në kundërshtim me interesat shtetërore është vepër penale e dënueshme me ligj. “Atë që duhet ta bëj Gjorge Ivanov është të jep mandatin për formim të Qeverisë. Presidenti i ri i Kuvendit ka informuar Ivanovin se ka shumicë legjitime parlamentare dhe Ivanov është i obliguar të respektoj…

Lexo më Shumë

Moti sot dhe nesër do të jetë më i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht në orët e paradites dhe të mesditës. Më shumë reshje priten në pjesët veriore, ndërsa në martën në pjesët perëndimore të vendit. Do të ketë edhe paraqitje të rrallë të bubullimave dhe do të fryjë erë mesatare veriore, e cila përgjatë Luginës së Vardarit do të forcohet dhe do të ketë kushte të uljes së temperaturës së ditës. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 24 gradë. Në Shkup…

Lexo më Shumë

Greqia e përkrah stabilitetin e Maqedonisë, por nuk do të heq dorë nga kërkesat e saj në kontestin për emrin, ka thënë shefi i diplomacisë greke, Nikos Kosias në një intervistë “Realnews”. “Nuk e di kush dëshiron të bëj presion, të gjithë e dinë se ne nuk biem në presione dhe se nuk heqim dorë nga ajo që vlerësojmë se është e drejt për interesat e popullit tonë dhe principet dhe vlerat evropiane”, ka thënë Kosias.

Lexo më Shumë

Komuna e Bogovinës ka shpallur tre ditë zie për shkak vdekjes së kryetarit të kësaj komune Hazbi Idrizi, i cili gjatë ditës së djeshme u qëllua për vdekje. “Këshilli i Komunës së Bogovinës i shpall ditë zie këta ditë 08.05.2017 deri më 10.05.2017 ( e hënë, e martë dhe e mërkurë) për Komunën e Bogovinës dhe të gjithë institucioneve të cilat i mbulon Komuna e Bogovinës. Ditët e zisë shpallen për arsye të vdekjes tragjike të Kryetarit të Komunës së Bogovinës z.Hazbi Idrizi. Në ditën e zisë flamujt do të ulen në gjysmë shtizë”, kanë bërë të ditur nga Këshilli…

Lexo më Shumë

Përplasjet ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së tashmë janë bërë rutinë. VMRO-DPMNE ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferit, i cili ka thënë se seancat do t’i udhëheq në gjuhën shqipe duke akuzuar LSDM se po hesht edhe pas kësaj deklarate. “Krimineli Zaev dhe LSDM, përpos që mashtruan qytetarët dhe shkelën vullnetin e tyre, kanë shkelur edhe Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet, ndërsa tani heshtin dhe përkrahin provokimet me të cilat fillon realizimi i Platformës së Tiranës. LSDM heshti edhe pas deklaratës së Talat Xhaferit se do të zyrtarizojë gjuhën shqipe në tërë territorin e vendit, ndërsa Kuvendit…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se kanë marrë në pyetje edhe tre persona në lidhje me dhunën e 27 prillit në Kuvend. Më tej ata njoftojnë se pas marrjes në pyetje të njëjtit do të lëshohen, ndërsa provat e grumbulluara do të prezantohen para Prokurorisë Publike. “Më 05.05.2017 në bisedë zyrtare janë ftuar tre persona, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi. Nga ana e Prokurorit Publik janë dhënë drejtimet, pas mbarimit të kontrolleve të nevojshme dhe bisedave, personat janë lëshuar nga stacioni policor, ndërsa provat e grumbulluara për të njëjtit, në periudhën e ardhshme…

Lexo më Shumë

Punonjësit turistik kërkojnë më shumë linja të rregullta ajrore nga dhe në drejtim të aeroportit të Ohrit, që do të operonin gjatë tërë vitit e jo vetëm 2-3 muaj gjatë verës si linjë çarter. Për momentin vetëm linjat për Cyrih, Bazel dhe Londër janë të rregullta, edhe pse ky rajon po bëhet tërheqës për mysafirët e huaj gjatë tërë vitit. Ata thonë se në këtë mënyrë do të lehtësohej ardhja e tyre këtu. Xheladini thotë se është mirë të vendosen linja të rregullta për në Vjenë, Gjermani apo Stamboll e që do të jenë në interes për mërgimtarët jashtë vendit.…

Lexo më Shumë

07 May Banorët e fshatit Bllacë të cilët për çdo ditë  shfrytëzojnë transportin publik për të arritur në vende të caktuara ndjehen të rrezikuar për shkak të rrugës së shkatërruar përmes së cilës duhet të kaloj autobusi me numër 81. Këtë e dëshmon edhe vet shoferi i autobusit i cili disa herë në ditë duhet ta kaloj këtë rrugë. “Nuk është aspak mirë, rruga është e keqe ka shumë gropa. Linja është në qarkullim por rruga të paktën të përmirësohet”, u shpreh një shofer autobusi. Ndërkohë, banorët e fshatit dhe mësuesit e shkollës thonë se gropat e mëdha dhe gërryerjet…

Lexo më Shumë

07 May Presidenti, Gjorge Ivanov është kthyer në vend nga vizita e tij private në Turqi, megjithatë akoma nuk dihet nëse do të japë mandatin për formim të Qeverisë. Disa ditë pasi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim Ivanovin se është formuar shumicë parlamentare, nga kabineti i Presidentit nuk bënë me dije nëse ka qëndrime të reja por na udhëzuan që t’i referohemi qëndrimit tashmë të bërë publik. Kabineti i kryetarit konfirmon se ka arritur letër nga Kuvendi i RM-së. Presidenti Gjorge Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur”, konfirmuan nga Kabineti…

Lexo më Shumë

07 May Kriza politike e përkeqëson situatën në shëndetin publik. Drejtori i Spitalit të Qytetit në Shkup, Sasho Stojçev tha se për shkak të krizës ende nuk ka zgjidhje për mungesën e infermierëve, kështu që janë të detyruar tani të punojnë vetëm me 3 salla operacioni nga gjithsej 7.  Atje trajtohen pacientët me raste urgjente, ndërsa lista e pritjes së atyre me termin të caktuar rritet. Kjo krizë politike zgjat një kohë të gjatë, duhet të gjendet një zgjidhje, sepse ne e ndjejmë atë, punonjësit, dhe përmes neve edhe pacientit. Problemi kronik që e kemi me mungesën e infermiereve vazhdon,…

Lexo më Shumë