Presidenti Gjorgji Ivanov vazhdon të heshtë ndaj letrës së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilën ai e ka njoftuar për formimin e shumicës së re parlamentare dhe kërkon që të ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Nga kabineti i Ivanovit nuk ka asnjë njoftim nëse do t’ia japë Zoran Zaevit mandatin për formimin e Qeverisë së re. Përgjigja e fundit nga rezidenca e tij në Vodno, ishte se presidenti Ivanov ka pranuar letrën e Xhaferit dhe do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Ndërkohë as nga gazeta zyrtare nuk ka asnjë lajm për fatin…
Author: almakos
Ministri i parë shqiptar i policisë parakalon para pjesëtarëve të tij në ditën e policisë…Policët e gëzuar përcjellin parakalimin e tij dhe vrojtojnë ndodhitë anash. Kujdesen mos të bëjnë gabime në pikën e ushtruar për këtë ditë solemne… Por dikush ik nga dielli i fortë i cili digjte fytyrën… Të gjithë ishin në siklet. Ministri Nuhiu, shefi i byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, familjarët e policëve të ndjerë. Askush nuk shfaqte emocione, vetëm përcillnin të tensionuar fjalimin thumbues të Agim Nuhiut ndaj Mitko Çavkovit në të cilin Nuhiu theksoi se “Siguria shteterore dhe publike” për çka është përgjegjës Çavkovi,…
Nesër pritet pazar i madh mes BDI-së dhe VMRO-së për emërimin e prokurorëve të rinj dhe vendosjen në pozita të sigurta të prokurorëve që siç thotë gazetari i portalit “Svedok”, Sashe Dimovski, kanë punuar për pushtetin. Dimovski duke u thirrur në burime të besueshme brenda Këshillit të Prokurorëve, thotë se BDI ka kërkuar shpëtimin e Bajram Limanit, vrasësit të Komandant Shqiponjës, në këmbim për votën pro emërimit të Marko Zvërlevskit në postin e zëvendës prokurorit republikan ku do ta ketë pozitën e sigurt pa mundësi për shkarkim. “Marko Zvërlevski ka kërkuar që lënda të referohet në Shkup dhe të kualifikohet…
Pothuajse dy javë pas hyrjes me dhunë të protestuesve në Kuvend, akoma nuk është bërë bilanci i dëmeve të shkaktuara në institucionin ligjdhënës. Sekretari i Kuvendit, Zharko Denkovski tha se procedura e vlerësimit të dëmeve ende nuk ka filluar, por pa sqaruar se kush dhe kur do ta kryejë këtë procedurë. Denkovski tha se për gjithçka do ta njoftojë opinionin në kohë, ndërsa hodhi poshtë zërat se natën e 27 prillit në Kuvend janë vjedhur artefakte dhe piktura me vlerë. Ndërkohë ekspertët sugjerojnë që bilancin ta kryejnë shërbimet e Kuvendit. Avokati, Oliver Vuksanoviç thekson se dëmi i shkaktuar në Kuvend…
Testimi ekstern nuk do të realizohet në muajin qershor, ndonëse datat për realizimin e të njëjtit tashmë janë caktuar nga Qendra Shtetërore e Provimeve. LSDM-ja ka paralajmëruar shfuqizimin e testimit ekstern menjëherë që në momentin e parë të formimit të Qeverisë së Re. Petar Atanasov madje tha se ky ishte projekti më i dështuar i Qeverisë së kaluar që nuk solli asnjë dobi në përmirësimin e cilësisë në fushën e arsimit. Qeveria e re, do të përpiqet të krijojë një qendër për të siguruar cilësi në arsim ku shteti në çdo moment do të garantojë cilësinë e arsimit edhe në…
15 ditarë të klasave 6,7,8 dhe 9 janë vjedhur nga shkolla fillore “Ismail Qemali”. Drejtuesit e shkollës bën të ditur se për rastin që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje kanë njoftuar dhe Ministrinë e brendshme e cila po punon për zbardhjen e rastit. Siç bëjnë të ditur nga “Ismail Qemali”, vjedhja e ditarëve nuk do të ndikojë negativisht në përmbylljen e notave për nxënësit për shkak se notat janë të shënuara edhe në ditarët elektronikë. Madje punonjësit e shkollës thonë se personat e përfshirë në këtë vjedhje tashmë janë të njohur për udhëheqësinë e shkollës dhe policisë dhe të…
Ende asnjë përgjigje nga presidenti Gjorge Ivanov lidhur me letrën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për dhënien e mandatit liderin social-demokrat, Zoran Zaev. Presidenti është kthyer nga vizita zyrtare në Turqi por nga kabineti i tij nuk ka asnjë njoftim se kur mund të pritet përgjigje. Në bazë të Kushtetutës Ivanov është i obliguar të kthej përgjigje në afat prej 10 ditëve nga dita e marrjes së njoftimin për formimin e shumicës së re parlamentare. Ndërkohë ende nuk është publikuar as vendimi i shumicës për zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi. Nga Gazeta Zyrtare kanë bërë të ditur se përputhje me…
Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski ka thënë se pret që sa më shpejt të dal vendimi në Gazetën Zyrtare se Talat Xhaferi është kryetari i ri i Kuvendit. Ai tha se disa nga drejtorët ende po insistojnë që të jenë në shërbim të regjimit dhe të kontribuojnë që ky regjim të mbijetojën një ditë dy më tepër. “Drejtori i Gazetës Zyrtare duhet të kuptoj se ai nuk është drejtor i cili duhet të vlerësoj nëse duhet të publikoj por duhet të publikoj vendimet, ndërsa më së paku të vlerësoj vendimin e Kuvendit, dhe kjo duhet bërë që sot”, tha Spasovski.…
Familja e Hazbi Idrizit nuk do të kërkojë llogari nga familja e dorasit që vrau të shtunën kreun e Komunës së Bogovinës dhe më pas kreu edhe vetë vrasje. Këtë e kumtoi familjari i tyre Idriz Zejneli pasi shprehu dhimbje për humbjen e familjarit të tyre, në një mbledhje komemorative që u mbajt sot në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në fshatin Bogovinë. “Ne besojmë në Zot dhe Zoti do ta gjykon. Ai e vrau dhe pastaj u vetëvra”, shtoj Zejneli. Në emër të administratës komunale të pranishmive ju drejtua Nuriman Tefiku, i cili me ketë rast tha se administrata dhe…
Ambasadori I Holandës në Shkup Vauter Plomp është bindur se krizës politike në Maqedoni po I vjen fundit. Sipas tij zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit, I cili u mbështet nga Uashingtoni dhe Brukseli është një hap pozitiv drejt zgjidhjes së ngërçit, ndërsa Maqedonia tani do të duhet të fokusohet në agjendën evropiane. Duhet të ruhet perspektiva që Maqedoni të bëhet anëtare. Holanda është mbështetëse e madhe e kësaj, por e rëndësishme është se krizës politike i erdhi fundi. Periudha pas-zgjedhore nuk ishte e lehtë e arriti kulmin me zhvillimet në Kuvend. Tani me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit…
Qeveria e re do të reformojë policinë duke e vënë atë vetëm në shërbim të qytetarëve dhe do t’i jep fund kontrollit të forcave të sigurisë nga shtabet partiake. Këtë e ka premtuar deputeti i Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në selinë partiake. Spasovski tha se reformat do ti bëjë bashkë me policët profesionist në MPB. “Bashkë me profesionistët do ti bëjmë reformat e nevojshme me të cilat do të mundësojmë polici që do ti mbrojë vetëm qytetarët dhe jo interesat e dikujt personale, partiake ose çfarëdoqofshin. Askush më nuk do të guxojë ta keqpërdor…
08 May Prokuroria Themelore Publike (PTHP) – Shkup, sot ka ngritur Propozim akuzë për nëntë persona pjesëmarrës në trazirat e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer vepër penale pjesëmarrje në turmë që pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 384 alineja 1 nga Kodi penal. Për dy persona për të cilët është ngritur Propozim akuzë, Prokurori përkatës ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit. Për një person i cili deri më tani ishte në paraburgim, prokurori publik i cili merret me lëndën ka vlerësuar se ka hapësirë për zbutjen…

